Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” iu uron të gjithë shqiptarëve anë e kënd trojeve etnike shqiptare dhe mërgatës së madhe atdhetare festën e 28 Nëntorit- ditën e Flamurit!

0
151
Dita e Flamurit

Një urim i veçantë për të gjithë studiueset dhe studiuesit tanë që me studimet e tyre e pasuruan kombin shqiptarë edhe me nëntë vepra enciklopedike këtë vit që i botoj Shoqata “Trojet e Arbrit”.

Përveç veprimtarisë botuese që ishte e frytshme këtë vit Shoqata “Trojet e Arbrit” dha aktivitet të madhë edhe në aspektin organizativ ku mbajti dy sesione të mëdha shkencore në Pejë e në Dibër dhe dy akademi të mëdha shkëncore në Prizren dhe në Lucern të Zvicrrës.

Po ashtu këtë vit i dhamë edhe dritën e gjelbërt edhe shumë projekteve të reja për vitin 2024. Urojmë që kjo ditë t’íu sjell paqe, bekim, mbarësi dhe suksese në familjet tuaja! Urojmë që shqiptarët të vetëdijësohen kombtarisht dhe të kthehën në rrugën e Kastriotizmit për ta bërë Shqipërinë Etnike!

I juaji Nue Oroshi Kryetar i Shoqates se Intelektualeve Shqiptar “Trojet e Arbrit”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.