Ne heshtëm, nuk reaguam, nënqeshëm… Përse plazhet shqiptare janë të zbrazët në pikun e sezonit?!

0
460
Denata Rroji

Denata Rroji

Nacionalist as patriot nuk bahesh duke mbrojte “rrugaçerine” e turizmit te paprecedent qe duan te na “sherbejne” ata pseudopronare pergjate rivieres shqiptare, te cilët mbeshteten nga autoritetet ligjvenese dhe lokale per te na ofru kete turizem te braktisun per pasoje sot.

Per vite te tana turistet shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia erdhen autokolone nga mbare bota, edhe pse kalonin pergjate bregdetit Dalmat e nuk tundoheshin, edhe kur vinin nga rruga e Kombit mes trafiqeve te tmerrshme sfilitese nuk lodheshin, vetem per te bere pushime ne Shqipnine e tyne te zemres.

Po ne si i pritem?
I pritem me perçmim, arrogance, anipse leket ia merrnim duke i ushtru standard te dyfishte me ta, mashtru, ofendu e duke ia rrite çmimin dy apo tre fish ne sy, ndryshe prej pushuesit shqiptar.

Ne heshtem para ketij fenomeni te turpshem.
Nuk reaguam, nenqeshem…

Tashi, meqe qeshem, na erdh radha ne te jemi viktimat. Sepse “rrugeçerit private” nuk i pengoi as nuk i pengon askush, “komode ne sjelljen e tyre me pervoje abuzimin”, prej dy viteve sillen edhe me keq tashma me turistet vendas.

Të fitosh me rrugaçeri ka pasoja.
Pasojave nuk i gezohemi por na lejoni te reagojme te pakten si qytetare duke bojkotu kete rrugaçeri pronaresh qe kane zaptuar detin ne menyren me arbiterare dhe me me paprecedent ne bote, qe nga ”shezlone te dhunshme ne çmime si toke e xanun”.

Me jetesen dhe djersen e secilit prej nesh nuk duhet te tallet askush, as ne emer te patriotizmit.

Se pari te fillojne keta rrugeçer pronaresh uzorpues te sillen “patriote” dhe te perulur ndaj turistit te huaj apo vendas ne çmim dhe sherbim.

Ky eshte hapi i pare dhe i vetem.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.