E MORA LAPSIN DOLA PËR GJAH

0
195
Kalosh Çeliku

Elegji me çifteli:

(Në stilin e popullit)

NGA KALOSH ҪELIKU

Ҫ’KA “DEMOKRATI” ME MUA

Ҫ’ka “demokrati” me mua
Herë sillet si burrë, herë si grua?!
Kur del te Rrapi, në Shatërvan
Kokën, fët e kthen më një anë.

Ҫ’ka “demokrati” me mua
Mos keq e kam hidhëruar?!
Kur i këndova në “Trumbeta …”
Që, i dhimbset një “tungjatjeta”.

Ҫ’ka “demokrati” me mua
Që. delë e ftohet në Krua.
Vallë, e zemëroi çiftelia
Që, më akuzoi te Paria?!

Ҫ’ka “demokrati” me mua
A, e di: se: Unë prapë e dua!…

E MORA LAPSIN
DOLA PËR GJAH

E mora lapsin, dola për gjah
Seç, u ula nën një ah.
Pusi vura te Shatërvani
T’i shoh burrat që ka Vatani.
Struket krahëve, shpatat në dorë
O lum e lum për këta “dëshmorë”!

E mora lapsin, dola për gjah
“Demokratët” tanë krah për krah:
Tym e zjarr nxjerrin nga goja
Skuqet, ndizet flakë foltorja.
Në dyluftime i përzienë kësulat
Fyt për fyti, u rrokën burrat.
Flakë më flakë, te Shatërvani
O priti, priti këta burra mejadni!

Pusi, i vura në “Trumbeta”
Shkrepa lapsin, o tungjatjeta!…

NJËZETETRE PASHALLARË

Ehu! Njëzetetre pashallarë
Seç, na ranë në “Bit-Pazar”.
Nën hije të Rrapit, Shatërvan
Zaptuan Parlamentin. Kalanë.
-Ҫ’ke shqiptari që po qanë
Kur ne, e kemi, o “Babanë”.

Ehu! Njëzetetre o pashallarë
Koalicion lidhën me gazdallarë.
Fytas u rrokën në dyluftime
Kabineteve, bënë fjalime.

Tym e flakë, nxjerrin nga goja
Bindshëm të na duket loja.
-Ҫ’ke shqiptari që po qanë,
Kur, ne e kemi o “Babanë”…

Ҫ’IA THOSHTE DEPUTETI

Ҫ’ia thoshte, deputeti
Mu në mes Parlamenti:
Do ta rrënojmë një mur,
Do të ngrejmë edhe flamur.
Gjuhën shqipe – zyrtare
Barazi të plotë kombëtare.
Kolltukë, nëpër kabinete
Shkolla e tri universitete.

Ҫ’ia thoshte, moj, deputeti
Mu në mes të Parlamenti:
Urtësi, gjeçi belanë!
Edhe, ne kemi “Babanë”.
Parlamenti seç zien brenda
Era barot, i vjen përjashta:
Nëse, struke nuk na delë
Do bëjmë pushtet paralel…

Ҫ’KANË KOLLTUKET
QË RËNKOJNË

Ҫ’kanë kolltuket, që rënkojnë
Derdhin lotë, po vajtojnë:
Këta “demokratët” e soçëm
Këmbekrye komunistë të moçëm.
Që, i ndërruan vetëm maskat
Hu më hu, çirren si laraskat.
Nuk dorëzohen, s’i hedhin armët
Amanet, thonë: na e lanë të parët,
Brez pas brezi t’u dalim zot
Kolltukeve që i fituam me barot.

Ҫ’kanë kolltuket, që rënkojnë
“Demokratët”, mezi i durojnë…

KORDINATORI NR. 2 – LIBERATOR

Nëno moj, ç’po përpiqet
Ndizet, tretet, flakë digjet:
Foltoreve, nëpër dyluftime
Intervista jep, “hap” burime.
-Liri kërkon në televizor
Edhe, ky “demokrat – Liberator”.

Nëno moj, gojëmjaltë – zemërlepur
Shpirtshitur, rrugëve i përndjekur.
Fitore korri, i tuboi dhentë fushës
Ҫështjen e vëllait ngriti në Parlament.
-Gjakftohtë, në emisione, superorator
Edhe ky “demokrat – Liberator”?!

Nëno moj, ky hero – ky trim
I kalitur për “vëllazërim – bashkim”.
Gojën plot parulla – demagogji
Seç, më hyri tinëz në elegji.
-Edhe ky “dëshmor – Liberator”
Ti, s’i dhe: as, fron mbretëror…

MUSTAQET S’TI ZË PARLAMENTI

Kur, më ulesh nga fundi
Nina – nana, po të përkundi.
Biro, të më rritesh si Sharri
E, trim të bëhesh si kryetari.

Kur, më ulesh në çajtore
Zërin ngre për fitore:
Biro, dil pak në binë
Nxirre, edhe ti alltinë!

Kur më delë, o nga qyteti
Mustaqet s’ti zë parlamenti…

HONXHOBONXHO MBANË ZI

Honxhobonxho, lëshoi mjekër
Për një mik të vjetër:
Puthadorë, qe pesëdhjetë vjet
Kuisling vjet, kuisling sivjet.
Herë me popull, herë me pushtet
Në Vetëshërbim po na shet:
Për një banesë, një vend pune
Maskat, i ndërroi pas çdo furtune.

Honxhobonxho, seç mbanë zi
Për një ish mik në redaksi.
Kalemxhi me qindra profesione
I stërvitur nëpër sallone.
I kripur shpesh me taxhi
Që, e vranë me tri elegji:
“Mafiozët” në “Bit – Pazar”
Dhe, i thanë: tradhtar…

AS I GJALLË AS I VARROSUR

E rritën, i dhanë tambël
E ngritën rrugëve somnambël,
E shëtitën shtëpi më shtëpi
E shitën viç të pa lëpi.

E maskuan nëpër “Bit-Pazar”
E sakatuan për ta shpëlarë.
E lidhën në Kabinet, si qen
E, zgjidhën këlysh nëpër Qytet.

E ndërsyen mes rreshtave
E shkërdhyen përtej eshtrave.
Pa kokë – i trembur
Pa zemër – i tredhur.

Sakatosur, e gjakosur
As i gjallë, as i varrosur…

DY ZAGARË NËPËR ҪARSHI

Mora lapsin dola në Ҫarshi
Dy zagarë më rrinë karshi:
Ma bëjnë me sy
E, ma bëjnë me kry’.

Mora lapsin, dola te Shatërvani
Dy zagarë, rehat s’më lanë:
Ma bëjnë me dorë
E, më gjuajnë me borë.

Mora lapsin, u dola karshi
Dy zagarë më ndjekin nëpër Ҫarshi…

Nga libri: “Kali i Trojës” nëpër “Bit-Pazar” (1994).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.