Jevgut i këputet luga

1
106
Best Solar Water Heater

Arben Çokaj

Skicë

Kur shkoi në Gjermani, tha: “Po iki, ça menderen me familjen…” Ka nënën, një vëlla e motrën…

Dhe u vjen herë pas here për vizitë, ku avioni, makina me qera, e qëndrimi për 1 javë këtu në shtëpinë e s’ë ësmës, pa qera e pa kontribut, i kushton rreth 1000 Euro. Për ditëlindjen e s’ëmës dërgoi vetëm 70 Euro… sa për sy e faqe… u gëzuan, se hëngrën tortë…

Vjen këtej e sillet si Bigg Bossi i kotësisë, sillet si me qenë zëvendësi i Ramës, bile Rama bën miliarda, kurse ky kositë leshtë! Ka shokë shumë, jo për gjë… por vetëm me harxhua për ta. Se një lek nuk i vyejnë. Kujt i hapet bythësh, nuk e di!

Një sistem i thjeshtë solar, që ngrohë ujin, 8-9 muaj në vit me diell, pa harxhuar energji tjetër fare, bën rreth 1000 Euro. Në vend, që t’i thotë s’ëmës, po të nisi 1000 Euro, e blej një sistem ngrohës uji, se kemi shtëpinë më të mbaruar aty rrotull, e pa ngrohje për ujin, ky i harxhon ato para duke shitur levando, me erë të rëndë…

Si more e vret Zoti, e nuk i shkon në mendje të bëjë një gjë për shtëpinë? I shkojnë 10 vjet, e shohim vetëm hapje bythësh, as edhe një tullë në shtëpi nuk e investon…

Kot s’thonë se “kur deti bëhet kos, jevgut i këputet luga…

I ka marrë koka erë“, mund të thotë dikush tjetër…

1 KOMENT

  1. Bravo, zoti Çokaj!

    Problem social, shumë aktual dhe i dhimbshëm… Dukuri allashqiptare… “Kotësia” po merr përmasa të dhimbshme, ashtu si personi i fabulës suaj… Shoqëria jonë duhet të reflektojë pasi “deti” nuk do të bëhet “kos”, dhe, aq më shumë për ato që nuk punojnë dhe “hapen krahësh”. Puna dhe vetëm puna e bën, njeriun të dinjitetshëm, të vlefshëm për veten, familjen dhe shoqërinë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.