Skënder MULLIQI
Në luftën në ish-Jugosllavi serbët hedhën vallën e demonëve, vallën e turpit, vallën e mesjetës. Dhe, natyrishtë se serbët kan mbetur ana më e errët e historisë jo vetëm në Ballkan. Kurrë nuk mbeten më duar të pastërta. Edhe pse ka kaluar koha e luftës, Serbia po kërkon luftëra të reja më shqiptarët, nga të cilët humbi luftën në vitin 1999. Garda e re, në fakt e vjetër politike në Serbi, po ju mëson gjeneratave të reja të gjitha format e nacionalizmit primitiv. Nuk ka së si të jetë ndryshe në këtë shtet, kur e gjithë elita akademike është e ngjyrosur më ultranacionalizmin millosheviqian dhe sheshelian. Fashistët dhe kriminelet e luftës po glorifikohën dhe rehabilitohen në heronj. Ky nacionalizem kunder shqiptarëve po kultivohet më mjete të propagandës radikale duke shkaktuar tensione etnike ne Ballkan. Pak kronologji se si pushtetet e pas luftës në Serbi nxitën logjikën e nacionalizmit serbomadh.
Vallën shoviniste antishqiptare nga Milosheviqi, e vazhdojë pas vitit 2000 Koshtunica, më retorikën fashiste gjoja për kthimin e territorëve të humbura më luftë të Kosovës. Viti 2006 solli referendumin për shkëputje të Malit të Zi nga Serbia, i cili shtet dihet se u pavarësua më votat e shqiptarëve në këtë republikë. Nga Bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, u kërkua plotësimi i standardëve para statusit. Kjo kërkesë e quditshme nga Evropa, u plotësua nga Kosova dhe u refuzua nga Serbia. Në vitin 2008 erdhi vendimi historikë i shpalljës së pavarësisë në Kuvendin e Kosovës. Vendi ynë fillimisht u pranua mbi 100 shtete më kualitiative të Evropës dhe të botës. Politikat shoviniste serbe më pretendimet territorile u vazhduan poashtu nga presidentet, Tadiq, i cili kërkojë 15 përqindëshin e territorit të Kosovës, e të cilën logjikë e ndoqën edhe presidentet Nikoliq e Vuçiq.
I vetmi president serb pas luftës që konsiderohej më i reformuar ishte Zoran Xhingjiq, të cilën e vranë shërbimi secret serb, gjoja për tradhëti ndaj Kosovës. Ish shefi i informacionit në kohën e Millosheviqit, presideniti serb, Aleksander Vuqiqi po ndjekë më agresivitetet agjendën për ndarje të Kosovës më luftë. Po nxitë tensione parreshtur ne veri më bandat e tija terroriste në krye më Listën Serbe, të Rakiqit, Veselinoviqit dhe Radojqiqit të aktit terrorist në Banjskë. BE-ja më anën që po ju mban politikave të Vuçiqit, po i arsytein veprimet politike të pa moral dhe kriminale të tij. Serbia është ajo që ka kërkuar verdiktin e GJND-së për legjitimitetin e pavarësisë të Kosovës, dhe kanë marrë përgjigjën meritore, së pavarësia është në përputhje më normat e drejtësisë ndërkombëtare. Manovrimet e pushtetit të Vuçiqit, rreth implementimit të asociacionit fshehin tendencën e hapur për ndarjën e veriut të Mitrovicës nga jugu.
Ky synim serbomadh është sforcuar pas invazionit të Rusisë në Ukrainë.Perëndimi në mënyrë publike është duke përkrahur presidentin serb, në lidhje më procesin e dialogut më Kosovën, kur Serbia dhe Rusia kan vendosur të bëjnë luftë speciale hibride kunder Kosovës dhe pavarësisë të saj. Vuçiqi nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës, duke mos zbatuar marrveshjet e Brukselit dhe aneks marrveshjën e Ohrit. Serbia dhe serbët nuk mendojnë të inkuadrohen në BE dhe në NATO. Serbia nuk po pranon që ka shkaktuar gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë.Krejtë orjetimi i pushtetit fashist te Vuçiqit është realizmi i idesë të “botës serbe”, duke shpresuar në fitorën e Rusisë në Ukrainë. Presidenti Vuçiq më kamarillen e tij kriminale nuk po ju mundëson minoriteti serb integrimin dhe as jetë të qetë në veri të vendit, sepse ka qellime pushtuese ndaj Kosovës, dhe zgjatjën pushtetit të luhatur me probleme të grumbulluara ne Serbi.