Të nderuar prindër, ndihmojeni shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë!

0
Armë në shkollë - Vushtrri

Shkolla dhe prindërit

Në një aksion policor në shkollën fillore dhe të mesme në Vushtrri, janë gjetur sende të armës së ftohtë (thika, boksa të hekurit, shufra metali) dhe të gjitha janë asgjësuar nga “arsenali luftarak” të nxënësve në këndin e devijimeve të tyre.

Kjo nismë policore në Vushtrri, jep alarmin para institucioneve arsimore dhe për prindërit në Kosovë, që, në relacionet e devijmeve të nxënësve më “arsenalin luftarak” (sic!) në shkollë të nis aksioni për luftimin e dukurisë shkolla pa armë të ftohta dhe, shkolla për dije e edukim të brezave të rinj shqiptarë për të sotmën dhe të ardhmën e shtetit të Kosovës.

Në këtë nismë, u bëhet thirrje prindërve të nxënësve që të ndihmojnë shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë, ku, fëmijët e tyre në shkollë të marrin librat dijes e jo armën e ftohtë të “arsenalit luftarak”(sic!).

Për nxënësit problematikë, do të ishte mirë që Ministria e Arsimit me një ligj në parim të vendosë vijat e qarta dhe, në të gjitha shkollat e Kosovës të kemi klasat mësimore për natyrën devijuese të nxënësve për të tejkaluar problemet aktuale të armës së ftohtë në duart e nxënësve. Një përvojë të kësaj natyre arsimore e kam parë nga afër në gjimnazin LTH në Çikago, ku kam punuar për disa vjet.

Shkolla dhe arsimi shqip në Kosovë të zhvillohet me ritmin normal dhe me programet edukativo-arsimore pa armët e ftohta, ku, roli i prindërve dhe bashkëpunimi më shkollën është më se i domosdoshëm.

Të nderuar prindër, ndihmojeni shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë!

Çikago, më 7 maj 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.