S’të vranë ty…

1
Vrasja e Martinit

(Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024)

S’të vranë ty Martin,
vranë Shqipërinë!
S’të hoqën ty,
hoqën lirinë!

S’të varrosën ty Martin,
varrosën drejtësinë!
Kur mizorisht
të shuan fëmijërinë.

Ç’të qajmë ty Martin?
Qajmë pafajësinë.
Dhe lutemi që njerëzit
të njohin Dashurinë.

Familja e ky popull,
për ty s’do të marrin hak.
Se jeta jote e bukur,
s’paguhet me gjak.

Megjithëse kjo humbje
të gjithëve na pikëllon,
besimi yt i pastër,
për falje na mëson.

Martin, vëlla i vogël,
vdekja jote s’shkon kot,
përderisa besojmë
tek i madhi Zot.

Sa të bie dielli
akoma mbi këtë dhé,
Martin, o bir i dashur,
i shenjtë ti je për ne!

S’të vrau Mario, o Martin,
por e gjithë Shqipëria,
se është një popull,
që po vdes nga padija!

Prehu i qetë vogëlush,
se shumë e deshe jetën.
Kush të ka vrarë ty,
ka vrarë të vërtetën.

Lart nga qielli i kaltër,
ku tashmë s’ka asnjë re.
Martin, o biri ynë,
lutu ti për ne!

Nikolin Sh. Lëmezhi
Kallmet (Lezhë), më 24.11.2024

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.