Adem Jashari luftoi për një atdhe madhështor

0
115
Shtëpia e familjes Jashari

Kulla e Jasharajve sot Memorjali „Adem Jashar“ në Prekaz

Milazim Zeqiraj

Sot është dita që 26 vite më parë në Prekaz filloj sumi i barbarisë serbe kundër familjës Jashari, më të vetmin qellim për ta shfaro. Më respekt redaksi kombëtare shqiptare.

Për heroizmin e Familjës Jashari në Prekaz, komandantin Adem Jashari dëri më sot janë shkruar shumë shkrime, libra, poezi, këngë, pjesë teatrale, dukumentarë televizive.

Kur njëriu merrr për ti studjuar ato që janë shkruar dhe prezentuar dëri më sot shef se nuk jemi as afër për ta nxerr të vërtetën për Adem Jasharin dhe familjen e ti. Epopeja e marsit 1998 e Jasharajve dhe Adem Jasharit i takon Kosovës dhe shqiptaris.

Shtëpia dëshmore e Jasharajve në Prekaz sot Memoriali „Adem Jashari“ është vizituar dhe vizitohet çdo ditë nga njërzit të ndryshmë nga mbarë bota.

Për këtë shkrim jam motivuar para dy vitëve. Në ditën e Akademis Përkujtimore për Epopën e Jasharajve në Parlamentin e Republikës së Kosovës një gazetare e një televizioni ju bënte pytjë deputetve të Parlamentit të Republikës së Kosovës ? Sa antarë të familjës së Adem Jasharit janë vrarë nga ushtria serbe në Prekaz në luftën nga data 5.3.1998deri më 7.3.1998.

Nga të gjithë ata deputet që u pytën asnjëri nuk kishte njohuri. Kjo mos dije më preku shumë, andaj fillove të mbledhi të dhanura për përgjigje të pytjës.

Për veprimtarinë patriotike e luftarake të Ademit, Hamzës dhe familjës Jashari përpos atyre që kam lexuar, ndëgjuar dhe parë dukumentacione një informatë të drejtë për Ademin dhe familjen Jashari e kam ndëgjuar nga miku im i ndjerë Hazir Ahmetaj nga Radisheva më banim në Runiku i cili ishte familjarë më familjen Jashari në Prekaz, moshatarë dhe krah i fortë i rezistencës se Adem Jasharit.

Familja Ahmetaj nga Radisheva është familjë e ndritur e Drenicës që shqiptarisë i ka dhën veprimtarë dhe luftetarë vendit siq janë Hazir Radishëven, Shote Galicen, Bajram Haziri.
Në vazhdimsin e familjës Ahmetaj nga Radisheva pa hezitim mund të rradhitët edhe Hazir Ahmetaj një patriot dhe intelektual i mirëfillt i cili dëri në frymën e fundit të jetës punoj dhe apeloj për ngritje të qështjës kombëtare dhe intelektuale.

Kush ishte Hazir Ahmetaj (Radisheva)

Hazir Ahmetaj nga fshati Radishevë ishte vazhdimsi e familjës së Hazir Radishevës, veprimtarit të qështjës kombëtare, bashkluftetarit të Isa Boletinit dhe pjesëmarrës në Shpalljën e Pavarësisë së Shqiperisë më 1912 në Vlorë.

Pas vrasjës së Isa Boletinit më 1916 Hazir Radisheva më djalin e tij Bajramin i bashkohet qetës së Azem Galicës të cilin e kishte dhëndërr. Më 1923 Hazir Radisheva nga Serbia e parë burgoset dhe e dënohet më burgim të përjetëshëm. Më 1925 nga torturat vdës në burgun Idrizov në Shkup më qëllim që të ndërpritët rezistenca kaqake në Kosovë.

Djali i tij Bajrami pas burgosjës vazhdon tutje rrugëtimin më qetën e Azem Galicës. Pas vrasjës se Azemit më 15.6.1924 dhe migrimit të Shotës në Shqipëri, Bajrami Haziri vazhdon luftë më qetën e vet kundër pushtusit serb në Kosovë dhe Sanxhak. Gjatë luftës se dytë Botërore si bashkëluftetarë i Shaban Polluzhës lufton në mbrojtjën e Drenicës nga hordhit çetniko-partizane. Pas luftës nga partizanet burgoset dhe dënohet si armik i pushteti Jugosllav. Pasi e mbaron burgun shumë herë merret në statione të policisë dhe maltertohet nga UDB. Ne fillim të viteve 1990 në moshë të shtyarë ndrron jetë.

Më 1954 familja Ahmetaj në Radishevë në truallin e Hazirit Radishevës, Shotës Galicës dhe Bajramit Hazirit pas shumë viteve familja shtohet më një djalë. Bajrami shpraz dy hëre pushkë nga kulla dhe e emëron Hazirë më emërin e babait të vetë që të jetë vazhdimsi e fisit.

Haziri i ri rritet në përkujdesjën e Bajramit. Për Bajramin prioritët ishte patriotizmit dhe shkollimi. Knaqëj kur nipat dhe mbësat e tij mbaronin studimet dhe avansoheshin në punë. Haziri ishte i mirë në mësime dhe pasi mbaron studimet fillon punën arsimtarë i matematikës në Shkollën fillore në Runik. Kohën e lirë Haziri e kalonte më axhën Bajram.

Hazir Ahmetaj si një atëdhetarë i shkolluar shumë herët bëhet shtytës i levizjës kombëtare, kurse nga vitii 1990 bëhet bartës kryesorë i aktivitetëve politike në Runik dhe Skënderaj dhë krah i fortë i pushkës së Ademit e Hamzës në organizimin e rezistencës në akcionë pasi ishte familjarë më familjën Jashari dhe moshatarë më Ademin.

Haziri nga vitet 1990 përcillej nga policia, merrej në biseda informative dhe maltërtohej rëndë për aktivitet politik e organizim të rezistencës lutarake. Gjatë bastisjës së shtëpis ati i merret Revole dhe Automati. Më këtë preteksë maltërtohet rënd në shtëpi dhe stationin e policorë. Nga lëndimet që pëson nga malterimet e policisë serbe Haziri kishte ankesa shëndetësore dhe asnjëhere nuk u rehabilitu komplet nga veshtërsit shëndetësore.

Haziri verën së veprimtaria e ti në Kosovë ishte ngushtuar nga policia dhe kupton së një ditë do të burgoset. Në vitin 1993 vëndos të migron në më familjë në Gjermani.

Në mërgim merr kontakt menjëhere më Rifat Jasharin dhe vazhdon aktivitetin në LDK dhe paguan rregullisht fondin e Republikes më moto për ti dal në ndihmë atëdheut. Më Rifat Jasharin idhe veprimtarë tjerë në qytetin e angazhohet për ta ndihmuar Ademin në mbrojtjë të atëdheut. Masakra e familjës Jasharaj dhe viktimat e shumta në luftën e Kosovës i përjeton rënd. Liria dhe përparimi i vendit e gëzonte shumë.

Haziri si veprimtarë i qështjes kombëtare pas lufte dëri në frymën e fundit i luftonte ndasit politike, ishte kundër atyre që mbillnin përqarjë mbrënda spektrit politik dhe luftarak dhe thoshte shpesh:“Në jemi pak por të bashkuar jemi të fortë“.

Rifat Jashari qanë më lot kurr merr lajmin për vdekjën e Hazirit më 2017 dhe për dy ditë priti dhe përcjelli musafiret në krye shëndosh në Münich të Gjermanisë.

Një burrë në kryeshendosh kur e ngushllon djalin e ti Dritonin, për Hazirin shperehet me fjalë popullore se Haziri ishte si një Xhami më minare, qe do të thot se ishte burrë patriot dhe inelektual i mirfillt i fisit Ahmetaj nga Radisheva.

Takimet më Hazirin

Kisha knaqësi kur takohesha më Hazirin. Ai më knaqësi tregontë për veprimtarin luftarake dhe patriotike të Ademit dhe familjës Jashari por nuk ngurronte të tregontë për historikun e familjës së vet të ndëgjuar nga Bajrami për Hazir Radishevën, Halilin baben e Shotës, Eminës, dhe Ademit. Për masakren e familjës Ahmetaj më 1919 si dhe luftën Azem Bejtës, Isa Boletinin e për shumë familjëve bujare patriotike në Drenicë.

Dhurata më e mirë e hazirit ishte revolja e Hazir Radishevës e trashiguar nga Bajrami të cilen para vdekjës ja dhuron nipit të vet. Revolja si një relikt historik disa vite pas vdekjës se Hazirit vidhet nga hajnat në shtëpin e tij në Runik.

Rezistenca luftarake Jasharajve

Rezistenca luftarake e Adem Jasharit më 5.3.1998 deri më 7.3.1998 është rast i veqant në historin e luftave në Botë ku një familje i reziston një ushtrie dhe lufton për liri.
Familja Jashari ishte familjë patriotike, kundërshtare e përbetuarë e regjimit serb në Kosovë që përcillej nga pushteti serb që nga okupimi i Kosovës më 1912.

Nga viti 1990 pushtetit serb i ra në sy veprimtaria patriotike dhe luftarake e Ademit dhe familjës së ti. Adem Jasharit nga viti 1991 deri në luftën e fundit në mars 1998 u sulmua 3 herë.

Sulmi i parë i familjës Jashari bëhet më 31.12.1991. Pas një reagimit të shpejtë tër Ademit, Rifatit, Hamzës dhe babë Shabanit policia serbe në panik merr iken.

Sulmi i dytë behet më 22.1. 1998. Ademi nuk ishte në shtëpi. Më akcion të rrufeshem luftarak të Hamzës, babë Shabanit më nipa policia serbe në panik merr iken. Gjat akcionit armikut ju merrën disa armë. Në sulm plagosen dy vajza Selvetja dhe Iliriana të cilat ndihmonin akcionin.

Adem Jashari në vitin 1997 dënohet nga Gjykata Serbe në mungesë më 20 vjet burg.

Për Ademin ishte e qartë se pas dënimit më 20 vjet burg nga Gjykata Serbe, sulmit të dytë më 22 janar 1998 dhe masakrës në Likoshan dhe Qirez më 28.2.1998 ai do të sulmohet.
Në masakrën e Likoshanit më 28.2.1998 nga ushtria serbe janë vrar 24 shqiptarë.

Më 5.3.1998 Serbia organizoj ushtrinë më teknikën e rënd më moderne luftarake për ta shfarosë familjën e Adem Jasharit në Prekaz. Lufta ishtë e pa barabartë. Shteti i Serbisë më ushtri dhe teknikë të rendë luftarake e sulmon nga toka dhe ajri familjën Jashari në shtëpi e tyre në Prekaz ku jetonte pa e pënguar askënd, më forcat e veta por angazhohej për liri si gjëja më elementare për njëriun.

Vëndosmeria për luftë

Komandantit Adem Jasharit më vëllau më të madh Hamzën, Babë Shabani dhe dajën Osmon Gecin dhe familjaret e rritur kishin vëndosur që në rast sulmi të rezistojnë dëri në pikën e fundit së ishin në vëndin dhe shtëpin e vetë.

Në reizistencë ishin të kyqur e tërë familja duke filluar nga nënë Zahidja, rejat Zarife, Feride, Adile si dhe fëmijt madhorë.

Familja Jashari ishte një familjë e madhe shqiptare që numëronte 30 anëtarë. Jetonin nga bujqësia dhe fitimet e vëllaut Rifat në mërgim.

Anëtarët e familjës Jashari në shtëpi në momentin e sulmit më 5.3.1998

Në shtëpi në momentin e sulmit familja Jashari kishte 23 antarë duke e llogaritur edhe dajën Osman Geci dhe djalin Bashkimin i cili ishtë jasht shtëpis, në istikam duke bër roje.
Në familje mungonte Rifati më nipat rinorë Muratin, Bekimin e Lulzimi që ishin në mërgim, kurse një natë para se të ndodhte sulmi fëmijt Iliriana, Shqipja, Fazliu e Marigona ishin musafir tek dajtë e tyre në fshatin Akashnicë KK.Skënderaj

Rrethimi i lagjës Jasharaj në natën e 5 marsit 1998

Gjatë natës më 5 marsit 1998 lagja e Jasharajve në Prekaz rrethohet. Dalja dhe hyrja në lagjën Jasharaj ishte e pa mundur siq tregojnë vëndasit dhe shokt e Ademit. Sulmi fillon në mëngjës më 5 marsit 1998. Ademi shumë shpejt organizohet dhe merr pozicionet për rezistencë. Familjaret i dinin detyrat në rast sulmi.

Ademi më fillimin e sulmit armikut i shkakton viktima të shumta. Pas humbjëve, armiku tmerrohet dhe fillon të hakmerret duke e rrit sulmin më armatim të rënd nga toka dhe ajri, pasi rezistenca e Ademit më familjë ishte e fuqishme.

Plagët e kullës dëshmore

Më të filluar sulmi më 5.3.1998 e tëra famija organizohen në mbrojtjë. Në vijën e parë ishte:

Ademi Jashar ( 42 vjeqarë ),
Hamza Jashari ( 47 vjeqarë ),
Daja Osman Geci ( 55 vjeqarë ),
babë Shabani Jashari ( 74 vjeqarë ),
dhe rejat:
Zarife Jashari e shoqja e Rifati ( 49 vjeqare ),
Feride Jashari e shoqja e Hamzës ( 43 vjeqare )
Adile Jashari e shoqja e Ademit ( 40 vjeqare ).

Gjyshja Zaide ( 74 vjeqare) më fëmijt ishin të angazhuar në luftime duke ndihmuar trimat në istikam dhe në mbrojtjë të fëmijve më të vegjel.

Emrat e fëmijve të vrarë në betëjën e tyre për jetë:

Selveti ( 20 vjeqare ),e bija e Hamzës
Hidajete (18 vjeqare), e bija e Rifatit
Afete ( 17 vjeqare ), e bija e Hamzës
Bësimi ( 16 vjeqarë ), i biri i Hamzës
Valdete ( 15 vjeqare ), e bija e Rifatit
Lirie ( 14 vjeqare ), e bija e Hmzës
Fitimi ( 13 vjeqarë ), i biri i Ademit
Igball (13 vjeqarë ), i biri i Rifatit
Igballe (11 vjeqare ), e bija e Rifatit
Kushtrimi (13 vjeqarë), i biri i Rifatit
Blerim ( 12 vjeqarë ), i biri i Hamzë
Fatime ( 9 vjeqare) e bija e Hmazës
dhe
Blerina vetëm 7 vjeqare e bija e Hamzës.

Nga kjo masakër shpëton Besarta për të treguar tmerrin e armikut dhe heroizmin e heronjëve, posaqerisht të Ademit.
Shpeton edhe Bashkimi që kishte qën në istikam jashtë shtëpie.

Në masakrën e Jasharajve më 5.3.1998 deri me 7.3.1998 janë vrar 21 përsona duke llogarit dajën Osman Geci.
Nga 21 të vrarët në masakrën e Jasharajve 13 jenë fëmij, 8 janë vajza dhe 5 djem.

Në masakrën e familjës së gjerë Jashari janë vrar 35 përsona, nga ata 7 janë fëmij.
Po atë ditë më 5.3.1998 është vrar edhe Miftar Rreci nga Llausha i cili tënton të depërton kordonin e ushtrisë dhe policisë për ti shkuar në ndihmë Adem Jasharit.

Nga data 5.3.1998 -7.3.1998 në familjën e gjerë Jasharaj janë vrar 56 përsona,
nga ata jnë 20 fëmij.

Lavdi për mote dëshmorve.

Mars 2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.