Islam që «nuk ka ekzistuar kurrë»

0
355
Mathieu Aref

Mathieu Aref

THIRRJE e fundit !

ISLAMI i përhapur sot nga prozelitë të huaj të ndryshëm në vendet shqipfolëse (me bashkëpunimin apo laksizmin të autoriteteve vendase) është një Islam që « nuk ka ekzistuar kurrë » dhe jam unë që po ua them, i lindur në Egjipt, unë që kam jetuar 28 vjet në vendet arabe, përfshirë Egjiptin, Arabinë Saudite, Libia dhe Tunizia : Kurrë nuk kam parë Islam të tillë. ZGJOHU PUPULL SHQIPTAR !

Qëllimi i të gjithë këtyre të ashtuquajturve “dashamirës” është që vendet shqipfolëse t’i nënshtrohen ISLAMIT për arsyen e thjeshtë se vendi u islamizua nga osmanët për pesë shekuj, se disa shqiptarë janë të hapur dhe të ndjeshëm ndaj sirenave të disa imamëve… jo domosdoshmërisht shqiptare.

Kjo ndërhyrje e muslimanëve të huaj në vendet tona shqipfolëse do të dëmtojë në mënyrë të pashmangshme sovranitetin kombëtar, identitetin tonë kombëtar, vlerat tona stërgjyshore, ekuilibrin tonë social-etnik dhe mbi të gjitha vlerat tona evropiane, të cilat nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me kulturën, traditat dhe mentalitetin e vendeve arabo-myslimane (as ghuha, as kultura, as traditat, as etnia).

Për ata prozelitë, ne nuk jemi Shqiptarë, POR MYSLIMAN : mes tyre është vetëm KOMBI ISLAMO-ARAB që ekziston. Këtu gjërat po shkojnë keq dhe ku autoritetet politike të vendeve shqipfolëse do të duhet të kufizojnë ose ndalojnë të gjitha investimet që synojnë promovimin e Islamit (ndërtime të panumërta xhamish, medresesh, shoqatash islamike, etj.)

Nëqoftse nuk kemi kujdes SOT… NESER do te jete SHUMË VONË dhe do te krijohen mini ALBANISTANE që do të lulëzojnë në gjithë trojat tona stërgjyshore. NËSE KJO VAZHDON vendet tona shqipfolëse nuk do të lejohen kurrë të hyjnë në BASHKIMIN EVROPIAN dhe Shqipëria do të bëhet një platformë e ekstremizmit mysliman për të pushtuar pjesën tjetër të Evropës !

SHQIPTARËT TRADHTARË QË E SHESIN VETËN PËR DISA DOLLARË EKZISTOJNË DHE JANË RREZIKU MË I MADH I SHQIPTARISË. PARALAJMËRIM ! SOS RREZIK !


Jam i detyruar të reagoj pas disa komenteve që dalin nga disa fanatikë myslimanë shqiptarë (ose shqipfolës) veçanërisht nga Kosova dhe Maqedonia. Faqja ime në Facebook nuk është “Medrese” (shkollë Kuranore), as vend propagande apo prozelitizmi mysliman, as vend përçarje apo luftimi ideologjik apo fetar. Këtu nuk mund të merrem me tema të caktuara pa i ngritur mburojat disave (për fat të mirë janë pakicë por duhet vetëm një dele e zezë për t’i vënë flakën barutit). Nganjëherë nuk mund të them atë që mendoj pa shkaktuar bujë nga disa fanatikë fetarë, vuaj ofendime, sulme, shpifje nga disa ideologë politikë apo fetarë. Aty arrij ngopjen dhe nuk mund të hesht më.
DUHET TA DINI SE UNË NUK JAM KUNDËR ISLAMIT (Unë e njoh Kuranin më mirë se çdo imam shqiptar), AS KUNDËR NJË FEJE TJETËR (kam studiuar Tevratin dhe Ungjijtë) SEPSE SECILI ËSHTË I LIRË TË BESOJË NË ÇFARË AI/AJO DESHIRON : ËSHTË E DREJTA THEMELORE E ÇDO QENIE NJEZORE. POR UNË JAM VETËM KUNDËR EKSTREMIZMIT CILIDO QOFTË (ideologjik apo fetar), tepri të çdo lloji, anarkisë, obskurantizmit, marrëzisë, gënjeshtrës, tradhtisë dhe gjithçka që është e palogjikshme dhe absurde. KJO DUHET VËREHET SEPSE NUK JAM NJË BUDALLA, AS INJORANT, AS I SHITUR POR DIKUSH QË KA NJË KULTURË DHE NJOHURI SHUMËDISIPLINASH QË NUK KUFIZOHEN VETËM NË HISTORI APO GJUHËSI. Pra, është marrëzia, injoranca, obskurantizmi, prozelitizmi fetar, manipulimet, të pavërtetat, gënjeshtra, mungesa e patriotizmit, mungesa e guximit dhe lloj-lloj tradhëtie QË UNË LUFTOJ DHE DO TË LUFTOJ DERI NË FUND TË FRYMËS SIME. Pikë.
Prandaj, unë drejtoj këtu një “Apel” të veçantë myslimanëve të Kosovës dhe Maqedonisë dhe në një masë më të vogël edhe atyre të Shqipërisë. Këtu në faqen time në FB disa Shqiptarë myslimanë fanatikë verbohen nga sirenat tendencioze të disa imamëve apo prozelitëve turq apo të disa vendeve të Gjirit : selefistë, vehabistë apo vëllezër myslimanë që largohen nga porositë e vërteta myslimane dhe që e interpretojnë Kuranin sipas dëshirës dhe interesës së tyre, kënaqin egon e tyre mashkullore, për t’u imponuar grave pikëpamjet e tyre patriarkale dhe diskriminuese ndaj grave që janë vetëm një objekt për to që ata e manipulojnë si të duan ! Askund Kurani nuk thotë se gruaja duhet të mbulohet plotësisht : bëhet fjalë për disa ekstremistë të kohëve të fundit (që nga vdekja e Presidentit El Sadat, i vrarë nga Vëllazëria Myslimane fanatike vetëm sepse bëri paqe me Izraelin ! ) të cilët përhapën një praktikë të vjetëruar mesjetare ku analfabetizmi ishte i shfrenuar dhe lulëzoi fanatizmi…që sot në shekullin e 21-të nuk ka më kuptim.
Gruaja është çliruar nga të gjitha këto pranga të imponuara nga fanatikët fetarë të verbuar nga obskurantizmi i tyre : është e lirë në të gjitha lëvizjet e saj, ka të drejtë të zgjedhë burrin e saj të ardhshëm, merr pjesë në jetën shoqërore dhe politike, ka fituar të drejtën e votës, ajo ushtron të gjitha llojet e profesioneve (në shkencë, mjekësi, arsim, politikë, biznes, etj.), ka të njëjtat të drejta me burrat, vishet si të dojë, etj. Por këta të rinj myslimanë fanatikë nuk e dëgjojnë kështu : ata i kanë vënë dorën grave dhe egoizmi dhe guximi i tyre i kanë shtyrë që t’i ndalojnë gratë të zbulojnë veten dhe të tregojnë hijeshitë e tyre : “Prandaj është një diktat i burrave dhe jo sipas parimet e vertetë të Kuranit.
Për më tepër, të gjithë këta fanatikë dhe obskurantistë myslimanë (nga një egoizmi i ngulur, egocentrizmi, hegjemonizmi parësor) refuzojnë që gratë të jenë të barabarta me burrat dhe se ato kanë të njëjtat të drejta si ata dhe gjithçka për t’i nënshtruar më mirë. Tek këta fanatikë gruaja muslimane është e kufizuar në riprodhimin, në punët e shtëpisë dhe në të qenit nën urdhrat e burrit të saj (të lante këmbët…të përkulej dhe t’i bindej goditjes më një kërcitje gishtash, të mbulohet nga koka te këmbët dhe ndonjëherë të mos punonte jashtë shtëpisë, etj, etj).
“Ajo epokë ka mbaruar dhe këta « muslimanë të rinj » duhet të kuptojnë se ne jetojmë në një botë tjetër dhe jo siç jetohi 1400 vjet më parë dhe se gratë sot në shumicën e vendeve të botës janë të emancipuara, si dhe ligjet shoqërore kanë ndryshuar, rregullat e sjelljes kanë evoluar, etj.
Unë kam lindur dhe kam jetuar për 23 vjet në Egjipt, një vend disa mijëra vjeçar dhe një nga vendet më të rëndësishme muslimane që strehon një nga jurisprudencat më të shquara islame në botën myslimane (Universiteti Islamik “Al Azhar”…shikoni foton). Pse, 70/80 vjet më parë, nuk kam parë kurrë publikisht gra të mbuluara? Pse në atë kohë visheshin në stilin evropian ? Pse kishin te drejte te shkonin ne shkolle publike (dhe jo ne medrese kuranike), pse kishin te drejte te ushtronin profesionin qe donin, te flisnin publikisht, te tregoheshin ku te donin ? Pse??? Pse është ulur statusi i saj sot ? Pse i vuajnë diktatet e burrave nën mbulimin e disa rregullave jo të përshtashme me Kuranin ? Pse sot në shekullin e 21 ajo është bërë një grua “mesjetare” e nënshtruar ndaj diktateve të BURRAVE.
Por, sigurisht, imamët dhe manipuluesit e tjerë u përpoqën t’i bindin ata dhe se është e nevojshme të mbulohen dhe përveç kësaj të ndjekin “urdhrat” e Kuranit (urdhrat e tyre egoiste jo…të Kuranit) ! Pse atëherë muslimanja në kohën time ishte më e lirë dhe më pak e nënshtruar ndaj burrit ? Si ndodhi që papritmas 60 vjet më vonë statusi i saj ka ndryshuar si me magji ? Prandaj ju kërkoj t’i bëni vetes këto pyetje të caktuara dhe të reflektoni për këtë situatë që po bëhet e turpshme dhe degraduese për gratë.
Së fundi, do të doja që gruaja muslimane të bëhej ajo që kam njohur në Egjipt (moderne, jo e mbuluar, e pavarur dhe e lirë). Unë do të doja që ajo të mbajë fenë e saj dhe që ajo të besojë në zotin e saj unik dhe të praktikojë një Islam të moderuar (atë që kam njohur) dhe që ajo të pranojë të heqë qafe disa pranga fetare që mund ta pengojnë të evoluojë siç dëshiron. Nëse ajo adopton këtë sjellje, kjo nuk do me thënë që ajo të jetë një muslimane e keqe apo një besimtare e keqe, por përkundrazi si një besimtare « normale » pa zinxhirat që e pengojnë të jetojë normalisht si gjithë të tjerët.
Së fundi, dikush nuk ka nevojë t’u tregojë të tjerëve se është musliman, as të tregojë ndonjë shenjë të jashtëm për të thënë që është një besimtar i vërtetë musliman : praktikimi i një feje është një veprim vullnetar, privat dhe pothuajse i fshehtë, sepse ne jemi të gjithë vetëm ne para Zotit dhe nuk kemi nevojë për një ndërmjetës. Tani, sigurisht, ju jeni të lirë të zgjidhni rrugën që keni zgjedhur vetë në shpirtin dhe ndërgjegjen tuaj. Këtu nuk po ju them të gjitha këto për t’ju distancuar nga feja juaj apo nga Zoti, por thjesht për të reflektuar mbi atë që po bëni dhe atë që jeni të detyruar të bëni…që nuk ka të bëjë fare me besimin tuaj në Zot si dhe me fejën tuaj që është e ankoruar në ju nëse jeni një besimtar (e) i/e vërtetë në këtë Zot unik të respektuar nga tre fe që rrjedhin nga njëra-tjetra. Udhë e mbarë !

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.