TI DHE UNË

0
379
Ari Ukimeri

Ari Ukimeri

TI DHE UNË

Ndonje a m’ke ëndrrue
Sikur motmotet n’kohë tê tyre
Qysh atèherĕ kur t’kam mendue
Ambëlsi e kësaj fytyre

Nji dashuri imagjinare
Ledhaton ndjenjat e mia
Asnjiherë nuk asht primare
Njashtu si ti n’ndjenja t’mia

Njajtë si zemra që rënkon
Edhe shpirti kërkon liri
Nji gja mendjen ma randon
Sikur toka që kërkon shi
Çdo gja e jotja mue m’gzon

Ti që sdi çka asht mu gzue
As at’herë kur m’kap mërzia
Nuk e di pse m’je idhnue
As kshtu nuk duron Dashnia

Edhe n’kohët ma t’mira
N’momentet ma t’bukura t’kësaj bote
Edhe n’kohë ma t’vështira
Çdo herë kthehem ka buzëqrshja jote

Ti je ndjenjë imagjinare
Kurdoherë unë do t’adhuroi
Ti je krenaria ime primare
Edhe kur gjithësia të mbaroi

Argjira Ukimeri
Mr.sc. Pedagoge

Dhjetor, 2022 – Prizren

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.