30.7 C
Tirana
E shtunë, 19 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi UKSHIN HOTI — I ZHDUKUR, POR JO I HARRUAR

UKSHIN HOTI — I ZHDUKUR, POR JO I HARRUAR

3
Ukshin Hoti

(Kushtuar profesor Ukshin Hotit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, në kujtim të të gjithë atyre që u zhdukën si pasojë e represionit dhe dhunës së ushtruar nga regjime kriminale. Profesor Ukshin Hoti u zhduk në maj të vitit 1999, pas lirimit nga Burgu i Dubravës; që nga ajo ditë, fati i tij mbetet i pazbardhur dhe vendndodhja e tij e panjohur.)

Të burgosën.
Të dënuan.
Të rrahën e të ofenduan.

Por nuk arritën
as të të tjetërsonin,
as të të gjunjëzonin.

Mbete ai —
Ukshin Hoti i vërtetë,
flamur në majat e Lubotenit,
skifter mbi çatinë
e Lidhjes së Prizrenit.

Ta kishin frikën
më shumë se rrufesë
dhe cunamit,
sepse fjala jote
këpuste prangat,
e mendimi yt i thellë
shembte qelitë
dhe rrënonte muret e kasaphanave.

Ishe dhe mbete unik e stoik
në luftën për liri e demokraci.

Të vranë.
Të lanë pa varr,
të lemerisur se, edhe i vdekur,
do të vazhdoje të na flisje,
të na këshilloje,
të na ndërgjegjësoje
se si duhet qëndruar
e luftuar për liri e Atdhe.

Të zhdukën e të lanë pa varr,
pa e kuptuar se të bënë
shumëfish më të madh.

Edhe nga hiri yt i tretur,
të rinj e të vjetër
do të mësojnë
se si duhet dashur
dhe mbrojtur Atdheu.

Ukshin Hoti —
krenari e Krushës
dhe e mbarë kombit.

Arif Ejupi
Gjenevë, 30 gusht 2026

3 KOMENTE

  1. Në kujtesën e gjatë të një popull do të mbetet vetëm ai njeri të cilin populli e ka dashur, sepse, po ky njeri ka bërë vepra madhore për atë popull.

    Njerëzit e veprave të mëdha mbeshin të pavdekshëm.

    Të lumt z. Ejupi

    IMH

  2. Zoti Hasani, u falenderoj nga zemra për përkrahjen dhe motivimin që më bëni shpeshherë. Po ashtu falenderoj edhe botuesin e Fjalës Z. Arben Çokaj, që gati dy decenie na ka mundësuar të publikojmë tema të shumta nga Historia, Kultura, Arti dhe Sporti. Nga dita në ditë falë punës së palodhshme të z. Arben Çokaj Fjala.info po bëhet gjithnjë më e pasur me tema tejet interesante dhe lexues të vëmendshëm e serioz. Respekt për të gjithë krijuesit e kontribuesit e Fjala.info !

  3. z. Ejupi!

    Ju jam shumë mirënjohës për FALËNDERIMIN për KOMENT.
    Komenti në një shkrim (qoftë prozë, poezi…) është gjest afrimi ndër njerëz, ndaj duhet respektutar dhe pranuar (përshëndetjën) në mënyrën më të mirë!

    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.