31.5 C
Tirana
E premte, 18 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Përpjekja e Ramoviqit për tjetërsimin e Aeroportit të Vlorës po ecën me...

Përpjekja e Ramoviqit për tjetërsimin e Aeroportit të Vlorës po ecën me sukses…

0
Vlora IA

Behgjet Pacolli Behgjet Pacolli

Të dashur miq dhe lexues,
Ju kërkoj ndjesë për postimet e shpeshta dhe ndonjëherë të gjata. As unë dhe as MABCO nuk zotërojmë apo kontrollojmë ndonjë televizion ose medium në Shqipëri apo Kosovë. Prandaj, këtë platformë e përdor për t’ju informuar drejtpërdrejt. Shkruaj për ata që dëshirojnë të informohen dhe respektoj zgjedhjen e secilit për të më lexuar ose jo. Ju lutem, mos më gjykoni për këtë.

Çështja e Aeroportit të Vlorës, kundër dëshirës sime, po kalon në duart e drejtësisë ndërkombëtare.
Tani po shifet se problemi nuk ka qenë dhe nuk është mosmarveshja në mes dy ortakëve por një plan i qëllimshëm që kishte për qellim TJETERSIMIN e këtij kocesioni, që tani po realizohët.

Për më shumë se një vit kemi kërkuar dialog, zgjidhje dhe drejtësi. Sipas vlerësimit tonë, këto përpjekje nuk kanë marrë përgjigjen e merituar. Përkundrazi, kërkesat tona për drejtësi në Shqipëri, për identifikimin e shkaktarëve dhe për parandalimin e përkeqësimit të situatës, janë lënë në heshtje pa asnjë arsye ligjore. Këto heshtje, vendimet e nxituara dhe te padrejta të qëndroj pas shkrimeve të mia dhe mbaj përgjegjësi për korrektësinë e tyre. Ato mbështeten në faktet dhe dokumentet që disponojmë. Qëllimi im ka qenë dhe mbetet të bëj të njohur të vërtetën dhe të mbroj punën, djersën dhe investimin tonë, pa akuzuar padrejtësisht askënd.

Kur të jetë e nevojshme, dhe tani po ndodh kjo, do të jem i detyruar të paraqes në parashtresat tona para drejtësisë ndërkombëtare veprimet konkrete të secilit dhe rolin e tyre, duke ia lënë drejtësisë përcaktimin e përgjegjësive.
MABCO qëndron pas ligjshmërisë dhe transparencës së veprimeve të saj.

Jemi një kompani ndërkombëtare që respekton rregullat. Besimi te faktori njerëzor, por jo te paligjshmëria, si dhe respektimi i plotë i ligjit, veçanërisht në vendet ku veprojmë, përbëjnë shtyllat kryesore të veprimtarisë sonë.

Jemi të gatshëm t’ia nënshtrojmë çdo dokument dhe çdo veprim shqyrtimit të institucioneve kompetente. Ato nuk duhet të konsiderohen si akuza nga ana jonë, por vetëm si paraqitje reale e fakteve.

Kemi bërë çdo përpjekje për ta shmangur arbitrazhin.
Më dhemb mendimi se një kompensim i mundshëm për dëmet, të cilat janë të mëdha, do të rëndonte mbi buxhetin publik dhe, përfundimisht, mbi qytetarët shqiptarë, e fatkeqësisht jo mbi personat që e kanë shkaktuar këtë situatë dhe tani po përfitojnë prej saj.

Pas një jete pune në shumë vende, më dhemb veçanërisht që pikërisht kjo vepër, në vendin tim, me qeverinë time dhe në dëm të qytetarëve të mi, po përballet me atë që unë e konsideroj një padrejtësi të rëndë.

Kërkesa dhe vullneti i ynë mbetez e njëjtë: ta përfundojmë Aeroportin e Vlorës dhe ta vëmë në shërbim të qytetarëve. Për këtë kam investuar, për këtë kam punuar dhe për këtë do të vazhdoj të kërkoj drejtësi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.