21.5 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Politikat e “buta” të BE-së dhe Amerikës ndaj veprimeve brutale për luftë të Serbisë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Shumë analistë, njerëz të politikës dhe ekspertë ushtarak, kanë adresuar kritika botës perëndimore, për qëndrimin e tyre të “butë” karshi politikës të Aleksandar Vuqiqit. Vetvetiu ishte imponuar analogjia e Vuçiqit më Vlladimir Putinin para luftës në Gruzi dhe Ukrainë. Të rrallë ishin ata që kuptuan apo dëshiruan të kuptojnë faktin së Putin dhë Vuçiq njohin politikat e dorës të fortë. Kjo po shihet edhe dy vite e më shumë pas invazionit ushtarak rus në Ukrainë. Qendrimet e tjera politike vëtem sa i nxisin edhe më shumë në veprimet e politikave agresive. Diktatori Vladimir Putin para së më sulmuar ushtarakishtë Ukrainën, në kufij më këtë shtet kishte koncentruar forca të mëdha ushtarake.

Edhe përkunder këtij veprimi apo kërcënimi për luftë totale, bota perëndimore nuk ishte shumë e bindur së Putin do të bën invazion ushtarak mbi një shtet sovran.Nese BE-ja dhe Amerika nuk u ballafaquan më Putinin ushtarakishtë për të ndalë, sigurishtë së kishin hartuar plane të tjera strategjike për ta dobësuar Rusinë bërthamore deri në kapitulim. Por, ajo që ishte e pa kuptueshme, ishte sjellja e tyre ndaj regjimit luftënxitës në Ballkan, të Aleksander Vuqiqit, i cili po krijon jo stabilitet në Bosnje përmes Dodikut të Republika Serpska, në Mal të Zi, së pari më agjentet rus të cilët tentuan të përmbysin nga pushteti presidentin, Millo Gjukanoviq, pastaj ngjarjet në Cetinje më popatë serbe, ku faji më të drejtë ju adresua ish kryeministrit Dritan Abazoviq, dhe në Kosovë, të cilën krejt pas luftën Serbia po e kërcënon më luftë në veri për ndarje të Kosovës.

Ky indeferentizem ndaj këtyre veprimeve subverzive të politikave të Moskës dhe të Beogradit, kanë krijuar bukur shumë mos besim te miqët tradicional të BE-së dhe Amerikës në rajon.Përkrahja politike regjimit shovinist të Vuqiqit, është këtërcipërisht kundër vlerave transatlantike dhe demokratike. Kur të tërhiqet linja politike, shihet së një taktikë e tillë,ishte qasje e gabuar, që nuk dha asnjë rezultat. Serbia nuk i vuri embargo Rusisë, dhe kurrë nuk u diferencua nga agresioni ushtarak mbi Ukrainën. Shoqëria serbe është shumë largë BE-së dhe NATO-s. Vuçiq më direktivat e Putinit, tentojë të bën faktike ndarjën e Kosovës, përmës aktit të fundit terroristë në Banjskë.

Ky skenar ogurzi moti i hartuar ruso-serb u asgjësua shpejt falë intervenimit të fortë të Policisë të Kosovës, të cilët shpartalluan folën e terrorizmit në Kishën Ortodokse të fshatit Banjskë, ku edhe u fshehë armatimi, e dyshohet më të drejtë se kishat serbe janë shëndrruar në depo armësh. Sulmi terrorist tregojë se në veri u cenuan nga Putin dhe Vuqiqi edhe interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike të botës perëndimore. Kjo ngjarje nuk e ka këndellur bashkësinë ndërkombëtare, e cila mbeti më shumë në dënimin verbal të aktin tragjik terroristë për ndarje të Kosovës. U formua komision i posaqëm për hetim nga BE-ja, por deri më tash pa ndonjë rezultet konkret.

U mendua gjithashtu se bota përëndimore do të bindet përfundimsht së Vuqiqi është partner i rremë ne bisedime, dhe se bisedimet për normalizim të marrdhënjeve Kosovë –Serbi, do të sjellin një process të ri të barabartë, e jo më anime ndaj Serbisë të Borrelit dhe Lajqakut, siç po vazhdohet. Presidenti serb po vazhdon politikat e avazit të vjetër për Serbi të Madhe. Për ndryshim kursi ndaj maratonës të bisedimeve për interesa të reja në Ballkan,nga BE dhe Amerika, edhe po shtohen mundësitë e Serbisë të pareformuar në objektivat ekspansioniste ndaj shteteve fqinje, e posaqerishtë kunder pavarësisë të Kosovës. Vendi ynë ende po i vuan masat e pa drejta të embargos ekonomike dhe politike nga BE-ja, kurse Serbisë të kriminelëve të luftës nuk po ju mungon as një qime floku. Duket së bota perëndimore po ka frikë nga lufta bërthamore e paralajmëruar që shumë kohë më bujë nga diktatori, Vladimir Putin.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit