
nga James Manteith
Jeta dhe vepra e Gjekë Marinajt përfaqësojnë një besim aktiv në fuqinë humaniste të fjalës së shkruar. Udhëtimi i tij përfshin largimin nga Shqipëria komuniste, pasi shkroi një poezi proteste që tronditi regjimin, mbijetesën nga paraburgimi jugosllav dhe vendosjen e tij në Teksas, pastaj në mbarë botën, si studiues i doktoraturës, diplomat kulturor dhe themelues i një lëvizjeje të re në kritikën letrare.
Një ndërtesë guri në rrëzë të disa kodrave shkëmbore
Shkolla në Vukpalaj / Kortezi e autorit

Kështu e fillon James Manteith intervistën me poetin e njohur malësor, Gjekë Marinaj, të botuar në revistën më të njohur letrare, Wold Literature Today, me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj, të cilën mund ta lexoni në anglisht, pasi nuk i kemi ende të drejtat e përkthimit të saj.
Intervista në fjalë nuk nderon vetëm revistën letrare, por nderon edhe poetin shqiptar, i cili ftohet për këtë intervistë, pikërisht me rastin e 100 vjetorit të kësaj reviste.
Gjatë intervistës, Marinaj pyetet edhe për Çmimin Nobel, dhe gazetari i thotë atij se ka zëra që thonë se jeni më i favorizuar se Kadare për fitimin e këtij Çmimi… por Marinaj, i cili e respekton Kadarenë dhe autoritetin e tij letrar, i kthen një përgjigje mjaft diplomatike.
Lexoni për më tepër intervistën e Marinajt në anglisht (për anglishtfolësit).











