Veset në Pazar
- satirë
Varet kush kë var, po të gjithë shihen në pazar. Secili shet nga një ves, dikush me nder, dikush pa besë. Skuthi – buzëqesh, por thikën e mban nën sqetull. Servili – për një karrige ndërron edhe emrin. I ligu – të buzëqesh përpara, të gërmon prapa. Spiuni – zanat i vjetër, gjithnjë me treg. Hajduti – ndryshon xhepin, jo zakonin. Langoi – leh veç kur leh i zoti. Llapazani – flet aq shumë, sa mbyt edhe të vërtetën. Inteligjenti – shpesh hesht, se budallenjtë bëjnë zhurmë. Fisniku – s’ka nevojë të mburret për prejardhjen. Matufi – sa më pak di, aq më shumë këshillon. Pijaneci – gotën e quan shok, familjen e harron.
Palloshi – mbahet i madh, por hijen e ka më të gjatë se mendjen. I gjati – s’bëhet mal vetëm nga gjatësia. I shkurtri – kur ka mend, rritet mbi të gjithë. I mençuri – fiton pa bërtitur. I zoti – flet me vepra. I paafti – kërkon fajtorë, jo zgjidhje. Oratori bëhet me mund. Poeti lind me zjarr në shpirt. Shkrimtari farkëtohet me fjalë e durim. Kaq për sot, se pazari s’mbyllet kurrë; veset ndërrojnë petkun, por jo fytyrën. Kur të dalë një tjetër në shitje, do ta shtoj në këtë varg satirash.
Marshi i Specialistëve të UBT-së
UBT na bashkon sot, me dije, punë e plot zot. Specialistë të përkushtuar, për zhvillim të pandaluar. Agronomët – mjeshtër të tokës e prodhimit, rrisin bereqetin e zhvillimit. Zooteknikët ose Inxhinierët Zooteknikë përgjegjës për blegtorinë e prodhimin, me shkencë rrisin cilësinë dhe besimin. Mjekët Veterinarë – mbrojtës të shëndetit, kundër sëmundjeve, në shërbim të jetës. Inxhinierët e Pyjeve – zhvillues të pyjeve, ruajnë natyrën për brezat e ardhshëm.
Inxhinierët e Sigurisë Ushqimore – garantojnë ushqim të sigurt e cilësor, për konsumatorin dhe shëndetin shoqëror. Financierët dhe Menaxherët – kontabilistë e drejtues të prodhimit, planifikojnë suksesin me profesionalizëm Specialistët e UBT-së, krenari e vendit tonë, biologjinë e kthejmë në prodhim e zbatim. Me dije, punë e përkushtim, ndërtojmë të ardhmen me zhvillim!











