Nga :Isak A H M E T I
Sapo kanë dalë në dritë edhe dy vepra të mia, redaktor Zef Noka), e ato janë:
1. AUTORË DHE VEPRA, vëllimi V, dhe
2. AUTORË DHE VEPRA, vëllimi VI.
Te vëllimi V janë përfshirë këta autorë: 1. Ndue Ukaj, 2. Anton N.Berisha, 3. Samet Dalipi, 4. Ramadan Mehmeti, 5. Marjan S.Sopi, 6. Fehmi Ajvazi, 7. Lush Gjergji, 8. Fatmir Koliqi, 9. Dom Nikë Ukgjini. Këta sutorë të njohur,kush më pak e kush më shumë, vazhdojnë të lexohen në letërsinë shqipe. Zëri i tyre ka lënë gjurmë dhe vazhdon të tërheq lexuesin duke treguar se letërsia është jo vetëm art por edhe kujtesë dhe kontribut që mbetet.
Te vëllimi VI janë përfshirë këta sutorë dhe veprat e tyre:
1. Imzot Zef Simoni, 2. Engjëll Kengji, 3. Shpend Topallaj, 4. Mikel Gojani, 5. Viktor Sopi, 6. Frok Zefi, 7. Marjan Marku, 8. Rakela Zoga, 9. Zef Ahmeti (Noka) dhe 10. Fatmir Koliqi. Ky vëllim, si vazhdimësi e vëllimeve të mëparshme dhe si dëshmi e përkushtimit tim si studiues i ketërsisë, përfshinë shqyrtime dhe analiza të autorëve që kam përfaqësuar duke ofruar një pasqyrë të proceseve estetike, tematike dhe ideore që kanë karakterizuar zhvillimet letrare tek ne.
Edhe këto dy vëllimet e fundit përmbajnë analiza,interpretime, vlerëdime dhe reflektime duke synuar të ruajë ekuilibër të ndyshëm ndërmjet qasjes shkencore dhe letërsisë së komunikimit me lexuesin.
Vëllimi VI, siç e ka theksuar redaktori Zef Noka, është një vazhdimësi e 5 vëllimeve të botuara më parë e që janë pritur me intersim dhe kureshtje jo vetëm nga autorët e përfaqësuar por edhe nga lexuesit.











