NGA KALOSH ÇELIKU
Babain, ditën e shtunë të pazarit në Kërçovë e takoi një “mik besnik” i luftës me pushkën krahut. Edhe, pasi e përshëndeti, i tha në mes të rrugës:
– Ehu, bre burrë mejdani me dy nagëntë në brez, dhe bombat e strukes zezë me dy “kashikara” (bomba) serbi, dhe një mollë të kuqe italjani! Trim mbi trima. Dje, edhe sot, mauzerrin me gjithë fishekë me vite krahut, duke e fshehur me gjithë bomba hatullave të shtëpisë. Edhe, ogradave me ferra të livadhit para Shtëpisë. Brez pas brezi: në kohën e Turqisë, “Serbisë Madhe”, edhe të “Shqipërisë Madhe”, dhe Jugosllavisë komuniste.
Hanxharin me dy tehe e dorëzën e larme, që e ndreqe vetë para syve të mi si fëmij në brez gjithë jetën deri në varr, rrëzë “Çuke”. Një thikë të tillë të larme me pika ma dhuroi edhe mua për ditëlindje, që e ruaj edhe sotekësajdite si kujtim nga Babai. Edhe, më përgjigjeshe mua netëve të Dimrit Madh, kur të pyesja: pse, ecë me dy nagëntë dhe thikën e larme në brez me bombat në xhepat e strukes zezë?!
Qeshi, dhe mu përgjigjë plumbë.
– Nëse, nuk shkrep njëri nagëntë, patjetër do të shkrepë ai tjetri me plumbin në gojë. Ajo, tjetra armë thika: Patjetër, me dy tehe do ta zgjidhë dyluftimin me majën e mprehtë me helm.
– Pse, nuk e vretë, o burrë djalin tënd? I çmendur përtej kufiri?! I cili, vjen nga Prishtina, dhe haptas shëtitet rrugëve të Shkupit, Prishtinës dhe Kërçovës me gunën e zezë deri në fund të këmbëve me mjekër dhe flokë të zeza pas shpine si grua, edhe të gjata rrugëve të Kërçovës, veç “dynjasë”? Kohë, kur ne: ende nuk kemi njerëz me mjekra dhe flokë të gjata mesdite pas shpine, ende në Jugosllavi. Aqmëpak, në Kosovë. Mos e them në Maqedoni. Babai, përpak ta nxjerrë nagëntin nga brezi dhe të më vrasë.
– Ehu, o burrë! Edhe Muhamedi a.s. ka pasur mjekër. Padyshim, ka qenë edhe filozof. Punë tjetër është ajo, se: myslimanët thonë, se: ai nuk ka ditur shkrim lexim. Atëherë, pse izoloheshte me mësuesin e tij personal në Shpellë?! Edhe, e ka pi edhe shirën (verën)?! Ngase, asaj kohe ende nuk ka qenë e zbuluar rakia e rrushit. Unë, e di edhe rastin, kur ai e ka bërë verën “Haram”, e kafen dhe çajin e rusit “Hallall”. Gabim i Muhamedit. E ka përzier “Haramin” me “Hallallin edhe në Ditën e Sotme.
Babai asaj kohe, nuk e ka ditur, se: djali tij përveç orëve të mësimit në shkollën e mesme normale, në Shkup e ka ndjekur edhe një rrugë tjetër revolucionare diskoklubeve natës të Shkupit te “Parku i grave”, dhe podrumeve të Prishtinës si student. Përveçse, profesorëve të mirënjohur në Kosovë dhe Shqipëri, edhe me: Beatles, Rolling Stones, Jimi Hendriks, Joni Holidej, Tina Tajner, Bob Dylan, Jani Japlin…
Edhe, asaj jugosllave: Indeksi, Pro arte, Yu Grupa, Korni grupa, Arsen Dediq, Tereza Kesovia, Misho Kovaç, Gabi Novak… Edhe, pse ia kishte thënë djalit tij azret për së gjalli edhe një porosi parashikuese:
– Bir, mos u trembë në jetë nga armiku, por trembu nga Shteti i “përbashkët”! Zjarri, dhe uji! Shteti, lepurin e zenë me qerre…
Dhe, Babai i përgjigjet “mikut besnik” të luftës me pushkë:
– Jo! Unë, nuk mund ta vras djalin tim me mjekër dhe flokë të gjata pas shpine rrugëve të Kërçovës.
Përçudi, shpëtova nga plumbat e Babait. Vetëmse, jo ende: edhe nga të armikut. Përndjekja e vrasjes time natën në mes të “Bit-Pazarit”. Tinës, pas shpine nga Shteti i “përbashkët”. Babai, nuk më vrau. Por, përpiqet të më vrasë Shteti i “përbashkët” me partitë politike në pushtet dhe opozitë.
Revolucinin, në Kosovë e bëmë ne studentët shqiptarë të asaj kohe…











