(Këto vargje janë klithmë e dhimbjes për nënat dhe motrat tona,
që iu cenua nderi dhe jeta nga kriminelët serbë.)
Dallkaukë, horra e kopukë,
purgatorë e mizorë,
tharkagji e derra të zinj,
zvarranikë e pijanecë.
Kriminelë e përdhunues,
debilë e hipopotamë,
jargë e qurramanë,
kokëboshë e njëthundrakë.
Gjarpërinj e hardhucakë,
vampirë e dhëmbëçatallë,
zhelanë e bythëpalarë,
zuzarë e gomarë.
Sadistë e egoistë,
tiranë e satanë,
trushpërlarë e urithë,
kanibalë e faqezi.
Keni masakruar pleq e fëmijë,
keni dhunuar gra e vajza,
keni vrarë intelektualë e sportistë,
gjithçka keni rrënuar e shkretuar.
Ende nuk janë tharë plagët
e nënave, lotët e motrave, që përjetuan
tmerrin — ju dhe pjellën tuaj e djegtë ferri.
Prapë vrisni e kërcënoni…
Por bota ju njeh si gjakësorë e kriminelë,
drejtësia do t’ju thërrasë kurdoherë.
Mallkuar qofshi që shtazarakisht shkelët mbi jetën dhe nderin e nënave dhe motrave tona,
toka mos ju pranoftë dhe dielli kurrë në vatrat tuaja mos ndriçoftë!
ARIF EJUPI











