VUÇIQI SIKUR MILLOSHEVIQI…

0
Vuçiq - Lajçak

Gani I. Mehmeti

Vuçiq ia thotë në sy Lajçakut: Nuk do ta njohim Kosovën

“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Jo dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq në instagram.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dh endërmjetësuesit Mirosllav Lajçak bashkë me të dërguarit e kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron – Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne

Çfarë t’I thuhet kësaj? Të lutet e të lutet deri në pafundësi! Vuçiqi është në gjendje të bisedojë pa u ndalur kurrë, por bisedimet dalin të pafrytshme. Ai e di se e ka Rusinë prapa, prandaj bën kështu. Ai nuk është armatosur kotsëkoti, ai nuk është armatosur kundër asnjë vendi tjetër, vetëm për ta rimarrë Kosovën, prnadja ai nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Deri sa Millosheviqi po luftonte me çdo mjet për zhdukjen dhe zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët, që më pas ta rikolonizonte atë me serbë të sjellur nga vise të ndryshme të ish Jugosllavisë e Serbisë, sikur në fillimin e shekullit 20, ashtu sot po lufton dhe me sa zë që ka, po ua bën të qartë Vuçiqi të gjithëve që shkojnë në Beograd, se nuk do e njohë Kosovën, madje edhe me asnjë çmim.

Ne e dime se Vuçiqi është toleruar tepër shumë, ashtu sikur edhe Millosheviqi, për plot me nga një dhjetëvjetësh: Millosheviqi nga viti 1989, kur ia hoqi Kushtetutëne vitit 1974 Kosovës e deri në vitin 1999, pra plot dhjetë vite. Plot dhjetë vite ishin shumë të rënda për popullin shqiptar të Kosovës.

Serbia fillimisht i hoqi Kushtetutën e Kosovës që të mund të bëjë atë që e mendonte, serbizimin e Kosovës, pasi do të dëbonte shqiptarët prej saj. Mandej i largoi nga puna, sa edhe nxënësit e sahkollave të mesme i largoi nga objektet shkollore të ndërtuara nga vetë klasa punëtore e Kosovës dhe nga vetë Kosova. Ndoshta rasti i vetëm në botë, kur shqiptarët, duke pasur objektet shkollore, u detyruan të mësojnë në objekte private nëpër shtëpitë – shkolla për të cilat populli i hapi ato, ani pse edhe kjo dihej se shumëve do u kushtonte me reprezaljet serbe…

Në të njëjtin stil do të punonte edhe sot Vuçiqi, bashkëpunëtori më i afërt i Millosheviqit, atëherë Ministër i Informimit, por sot nuk e ka atë mundësi.

Sot e ka mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës, por ai është i përbetuar se kurrën e kurrës nuk do e njohë! Këtë ai ua thotë të gjithë ndërkombëtarëve dhe ndërmjetësuesve të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, siç e përsëriti edhe sot. Vuçiqi nuk ua tha vetëm sot këtë, ai këtë e ka thënë që prej kur ka ardhur në krye të shtetit të Serbisë. Ai e thotë vazhdimisht këtë, dhe, u bënë plot njëmbëdhjetë vite që ua thotë këtë ndërkombëtarëve, por edhe ndërkombëtarët, sikur bëhen të shurdhër e vetëm heshtin për këtë.

Nuk ka reagime të forta, përkundër që ia kanë përsëritur disa here se Kosova është e pavarur, se Kosova është shtet. Vuçiq ka thënë bindshëm dhe prerazi se nuk do e njohë shtetin e Kosovës. Ende asgjë, ende merren me vizita, me lutje, me matjen e pulsit të Vuçiqit…

Mendoj se nuk ka nevojë më të lutet Vuçiqi që ta njohë Pavarësinë e Kosovës, por, mbështetur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila e njeh Kosovbën shtet, do duhej të pranohej në të gjitha instancat ndërkombëtare, si në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pastaj edhe në NATO dhe të vazhdohej, pa guxuar më të mendojë në ndërhyrje të Kosovës, me çka do të merrte fund një here e përgjithmonë kjo çështje. Kështu, do të shkonin edhe sa vite, dhe kur do ta shihte se nuk kah ia mbanë, gjithsesi, vetë, pa e lutur fare, do ta pranonte edhe Pavarësinë e saj një ditë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.