Sa të mëdhenj kanë qenë, Ibrahimi Rugova dhe Adem Jashari

1
Fadil Geci

Sa të mëdhenj kanë qenë, Ibrahimi Rugova dhe Adem Jashari, ata duhen vlerësuar duke ju ngritur shtatoret e tyre në një vend të veçantë të lirisë së Dardanisë për të rrezatuar nëpër të gjitha trojet etnike shqiptare
… tha në në fjalën e tij Mr. Fadil Geci

Nga Hysen Ibrahimi
Suedi, Förslöv, 10.11.2024

Fadil Geci, një personalitet i çështjes kombëtare, asnjëherë nuk i ka nda sakrificat e Presidentit Rugova dhe Adem Jasharit, si të vetmit që ishin të gatshëm të sakrifikojnë për Dardaninë, vetëm le të vjen liria e popullit shqiptar. Ai ndër të tjera thot, citat:

”Janë dy familje të vetme shqiptare, të cilat nuk i kanë larguar familjet e tyre dhe me vetëdije të plotë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, duke e ditur se Serbia ka plan për të bërë gjenocid mbi shqiptarët, ata qëndruan stoik dhe nuk u trembën nga makineria vrastare serbe. Për Adem Jasharin, bota e din se si ka rezistuar dhe nuk ka pranuar me asnjë kusht t’a liroj truallin e tij, pragun e shtëpisë, por ka luftuar deri sa ka dhënë jetën me tërë familjen Jashári për pavarësinë e Dardanisë.

Njejtë do të thosha se i vetmi njeri po ashtu (Asnjëri nga anëtarët e Delegacionit në Rambuje nuk është kthyer në Kosovë), ishte Presidenti Ibrahim Rugova, nuk u kthye nga Rambuje edhe pse e ka ditur se NATO do t’a bombardon Serbinë, ai prap me këmbëngulje dhe me vetëdije të plotë u kthye në Prishtinë për të sakrifikuar me tërë familjne e tij të cilën e kishte në vendlindje dhe për të mos e lënë vetëm popullin shqiptar. Ai, u kthye më 20 mars 1999, kurse NATO filloi bombardimet më 24 mars 1999, ndërkombëtarët i bënin lutje mos u kthe, por ishte e kotë.

Sa të mëdhenj kanë qenë, Ibrahimi Rugova dhe Adem Jashari, ata duhen vlerësuar duke ju ngritur shtatoret e tyre në një vend të veçantë të lirisë së Dardanisë për të rrezatuar dritë lirie, dritë pavarësie nëpër të gjitha trojet etnike shqiptare.

Koha po dëshmon për secilin prej neshë se çfarë vlere ka pasur gjatë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe a mund të ju afrohemi kontributit dhe sakrificës së këtyre dy figurave emblematike kombëtare, unë them se jo. Unë e them me bindje të plotë se Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë dalluar nga të tjerët për aftësitë e cilësitë e tyre të veçanta fizike, mendore, morale, e që janë shquar në veprimtarinë e tyre shoqërore, politike, ushtarake e shkencore, të dëshmuar tanimë me veprat e tyre konkrete. Të bekuara qofshin këto dy familje Rugova dhe Jashari”.

1 KOMENT

  1. I respektuari z. Hysen Ibrahimi!

    Me kujdes dhe vëmendje lexova shkrimin e juaj të publikuar po këtu në portalin Fjala e lirë, më la përshtypje, ndaj po e jap këtë koment.

    Ju lumtë mendja dhe dora!

    Është madhështore kur nga një vend i vogël – nga një populli i atij vendi dalin njerëz – poashtu të vëgjël, por të cilët kur të rritën- me veprat e tyre të mëdha e bëjnë veten të Madh e të njohur dhe vendin dhe popullin e vet i bëjnë të mëdhënj e të njohur!

    Dr. Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, që të dytë kanë dal nga gjiri i një vendi të vogël, por që janë bërë të mëdhenj e të njohur në historinë njerëzore dhe janë MENDJE NDRITUR, e MENDJE NDRITURT – me kujdes e profesionalizëm i trajtojnë çështjet.

    Të lumtë, ata njerëz qe vdesin në qetësi e pas vetit lënë vepra te mira!

    Me respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.