Motivet e Votuesve Jashtë Kosovës

0
Pavarësia e Kosovës

Në media prononcohen shumë persona çë nuk jetojnë në Kosovë prej viteve 1970ta, 1980ta, 1990ta dhe të viteve 2000+.

Këta persona qfaqen me prononcime nga më të ndryshmet lidhur me Kosovën dhe politikën çë zhvillohet apo projektohet në Kosovë.

Shumica prej tyre deklarojnë se çka duhet të veprohet në Kosovë, dhe cila parti apo cili individ duhet të votohet dhe të jetë në shërbim të shtetit.

Këta persona nuk jetojnë në Kosovë duke filluar prej viteve 1970+ dmth ka persona çë deri në 54 vite nuk jeton në Kosovë, por ai person mendon se është i duhuri për t’ë treguar se çka duhet bërë në Kosovë, pa jetuar në Kosovë me decenie.

Keta persona e japin edhe një mendim jashtazakonisht interesant, dhe jashtzakonisht të rëndësishëm si vijon:

…ne nuk jetojmë në Kosovë, dhe nuk varemi prej askujt në Kosovë, prandaj ne jemi më të drejtit në vlerësime dhe votime politike.

Disa të tjerë thonin se ata s’kane ardhë për 29 vjet në Kosovë por apelonin për luftë.

Votues më real është ai çë shpreson të e ketë një lloj kontratë me votën e tij, dhe të votuarin, me projektim çë parlamentarët e zgjedhur të e rregullojnë më mirë shtetin.

Disa persona në media jepnin deklarata luftë-nxitëse duke pohuar në fund të bisedës se ata, fundi i fundit nuk do të pësojnë sepse jetojnë jasht Kosoves.

Ndërsa ai votues çë nuk jeton në Kosovë, dhe vjen vetem si turist, ai nuk ka ndonjë motiv personal për t’a votuar asnjërin kandidat ose parti.

Pra ku çëndron motivi i atyre çë nuk jetojnë në Kosovë, por duan të vendosin për ardhmërinë politike të saj, pa u ballafaquar me asnjë veprim politik të atyre çë i votojnë?

Poashtu shume shërbëtor apo ministër nuk jetojnë, dhe nuk jetuan në Kosovë mbi 20 deri ne 40 vite dhe pranojnë të udhëheqin një shërbim(ministri) pa i sjellë familjet e tyre të ballafaqohen me shërbimet dhe politikën çë ky ministër, apo ministreshë e bëjnë për popullatën çë jeton në Kosovë.

Pra ku qëndron motivi i ndonjë ministri çë vjen në Kosovë të jetojë vetëm në kohën e shërbimit të tijë minsitror?

Një ish ministër i shëndetësisë erdhi nga USA pasi u pensionua si mjek në USA, dhe shërbeu një kohë të shkurtër me asnjë rezultat apo punë pozitive.

Aq më tepër ministri e promovonte vehten si patriot çë është kthyer në Kosovë si kontribues në liri.

Besoj se patriot do të ishte po të ishte kthyer me 1998-1999, t’i ndihmojë popullatës gjatë luftës e jo gjatë lirisë.

Ministresha e punëve të jashtme kurrë s’ka jetuar në Kosovë dhe e udhëheqë ministrinë pa e sjellë familjen e saj nga Gjermania në KS. Poashtu asnjë rezultat pozitiv në politikën e jashtme.

Pastaj emrohet ambasador shtetasi i huaj çë kurrë nuk jetuar në Kosovë.

Votuesi dhe deputeti i votuar e kanë një lloj kontrate për shërbim 4 vjeqar, dhe votuesi e projekton ardhmërinë 4 vjeqare sipas kontratës të bazuar në kampanjë zgjedhore.

Ndërsa votuesi çë nuk jeton në Kosovë ska kurfar kontrate me të votuarin, sepse nuk i gezon frytet e punës qeveritarëve apo parlamentarëve.

Pra edhe kjo është çështje çë kërkon përgjigjje se çka është motivi i një personi për të votuar cilin do individ apo parti, edhe pse vet nuk jeton, dhe nuk e planifikon të jetojë në Kosovë?

Kosova është e lirë nga 12 Qershori 1999, dhe prej kësaj dite asnjë ish banor i Kosovës çë jeton jasht Kosovës nuk e ka asnjë problem të vijë të jetojë, dhe punojë në Kosovë, sikur çë jetojnë ata çè nuk e lëshuan Kosovën.

Ish banorët e lëshuan Kosovën në kohëra të vështira, ndërsa tani në kohërat e lirisë, dhe të lehta, kanë mundësi të vijnë me kontribue duke u kthyer dhe duke e përdorë përvojën dhe diturinë e fituar në vende më të zhvillluara se Kosova.

Kosova ka vend dhe mundësi jetese për të gjithë ish banorët e sajë.

Besim Prishtina

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.