SECILI FËMIJË ËSHTË I MADH

1
531
Gani Xhafolli 1945-2015

Gani Xhafolli: Zogjtë fluturojnë mbi lule, Tiranë, 1984

Për letërsinë dhe shkrimtarët për fëmijë, Gëte thoshte se vetëm më e mira mund të jetë deri dikund e mirë për fushën e këtij krahu të krijimatrisë.

Poeti Gani Xhafolli dhe vargu i tij, ishte me tipare të veçanta, i gërshetuar me vargun me tone të melodisë, që shkon për shijen e lexuesve të vegjël.

Poeti Xhafolli e përthekoi tërë natyrën shqiptare, për fëmijët u sjellë nga një libër të gërshetuar me porosinë se, secili fëmijë është i madh, secili fëmijë ka mjaltë nën gjuhë dhe, në vargjet e pafund fjala poetike: s’ka fëmijë të vegjël…!

Libri me vjersha “Zogjtë fluturojnë mbi lule”, mori udhë nga Tirana dhe erdhi në Çikago në vitin 1984. Në Bibliotekën e qendrës kulturore kemi një seri të botimeve të letërsisë për fëmijë të botuara në Tiranë, ku përmes shtetit shqiptar erdhën kendej deti në Amerikën e largët.

Libri i poetit Gani Xhafolli (tashmë i ndjerë) e gjeta në sirtarët e qendrës kulturore në Çikago, ku pata një lexim të këndshëm të vargut të lirë dhe i veçantë në letërsinë për fëmijë në fund të shekullit të kaluar të këtij krahu të krijimtarisë në Kosovë.

Gani Xhafolli në letërsinë për fëmijë e bëri vargun e veçantë të poezisë në Kosovë, që i kalon kufinjtë tanë dhe shkon e bëhet pjesë e artit për fëmijë në truallin europian.

Gani Xhafolli asnjëherë nuk e mbajti “orën mësimore” të një trajtshme, por krijimtaria e tij ishte larmishme kur e kur përthekonte me forcën e artit tërë florën dhe faunën me temën bosht:rrita e fëmijve shqiptarë nën qiellin e Kosovës tonë.

Libri me vjersha “Zogjtë fluturojnë mbi lule” u botua në Bibliotekën Pioneri dhe të redaktuar nga poeti Odhise Grillo në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1984.

Çikago, 4 janar 2023


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

1 KOMENT

  1. Më knaqësi e lëxova shkrimin për poetin për fëmi Gani Xhafollin. Librin e tij për fëmij
    e bleva në pazarin e Prishtinës në një qoshe ku kishte libra të vjetra. U gëzova se e gjeta, e lexova dhe e rilexova se poetet e prozatoret për fëmij janë njerz të mëdhenjë të letrave.
    Poeti Xhafolli nuk e kimi, por i kemi librat e tij që janë lektyrë shkollore.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.