Arben Çokaj
Shënim!
Berisha thotë se është hartuesi i amendamentit, që i heqë imunitetin çdo deputeti, në lidhje me drejtësinë, por ky amendament u kundërshtua nga Rama, me pretendimin se “po na areston Saliu…”
Tani jemi në kushtet e Nemezis, kur Saliut i bllokohet pasaporta dhe i kërkohet të paraqitet 2 herë në muaj në SPAK, pa ia hequr imunitetin. Por Saliut kjo nuk po i pëlqen, po thotë se kjo bie ndesh me Kushtetutën, pasi deputeti ‘ka imunitet’. Po ti a ishe për heqjen e imunitetit Sali? Apo ishe për heqjen e imunitetit për të tjerët, e jo për vete?!
Pra, Saliu që ishte për heqjen e imunitetit, tani po kapet pas imunitetit. Përderisa ai ishte për heqjen e imunitetit, do të ishte logjike, që Saliu të mos kapej pas imunitetit e Kushtetutës, por është bytha e tij tani, e ky po i ndërron fjalët…
Se tani Saliu mbrohet me Kushtetutën dhe nuk i bindet vendimit të gjykatës. Dmth. ai i ka llafe ato që thotë. Nga njëra anë, ai është demokrati më i madh, e nga ana tjetër, ai kundërshton vendimin e gjykatës… Kush është ky që nuk i bindet gjykatës?!
Sikur këtë luks ta kishin të gjithë kriminelët shqiptarë, të mos i binden gjykatës, a do të kishte njeri në këtë vend, që do të gjykohej e dënohej?! Asnjë. Pra, sikur të gjithë të ishin si Saliu, në lidhje me shtetin e ligjin, nuk do kishim asnjë të burgosur. Por drejësia nuk pyet për dëshirat e tua, kur shkelë ligjin, ajo të detyron të bindesh edhe kur nuk do. A do e detyrojnë Saliun të bindet para ligjit?! Në fillim, duhet t’i heqin imunitetin…