SJELLJA FISNIKE E MINISTRËS ARBËRIJE, TURPËRON LAKEJTË E PAN-it!

0
222
Arbërie Nagavci

IDRIZ ZEQIRAJ

Drama, me skenar e regji të PAN-it dhe SHIK-ut të tij, ende vazhdon. Bukëshkalë, krerët e manipuluar të SBASHK-ut, me dorën e zgjatur të ministrës të Arsimit, Arbërie Nagavci, vazhdojnë destruktivitetin, me ngultinë për të pëmbushur skenarin e PAN-it. Qëllimi është paralizimi dhe pengimi i Qeverisë Kurti, në perspektivë për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Edhe njëherë po dëshmohet sa helmatisëse janë partitë-banda të PAN-it, me armën-gjarpër të tyre, SHIK-un, si një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, e cila ka vazhduar përgjakjen anepërtej vendit, duke i veshur në zi shumë mijëra familje dhe duke ia shtuar jetimët, bonjakët Kosovës.

Ligji i përbotshëm, ashtu edhe ai i Kosovës, përkufizon normën ligjore, se kush nuk punon, nuk paguhet. Dhe, kjo është e mjaftueshme, për të reflektuar dhe kërkuar ndjesë, për dramën artificiale të shkaktuar, në mohimin e një të drejte kushtetuese e hyjnore, për 318 nxënës, të ardhmes të Kosovës tonë.

Si mizat në fëlliçti kundërmuese, u ngarruan, vrapësisht e ndyrësisht, opozita në Parlament, shumësia absolute e mediave, me gazetarë, analistë anarkistë e banalistë, në sulmin frontal, ballor, duke ndërsyer krerët e SBASHK-ut, ta nismojnë dhe ta vazhdojnë grevën, në kohë të pakufizuar. Misioni i zi i PAN-it, për ta hequr qafe Albin Kurftin dhe Qeverinë e tij, sepse në programin e saj, si parësi, ka vënë luftmin e krimit dhe të korrupsionit, përkatësisht, kriminelët dhe hajnat, të cilët kanë vrarë e vjedhur, zhvatur e grabitur shtetin më të ri të botës, shtetin e Kosovës.

Realisht, në kushtet e krijuara me rritjen e inflacionit, rrogat nën 500 euro, konsiderohen të mangëta, të pakta, për ta përballuar një jetë normale. Por, krahasuar me shërbyesit civilë dhe disa kategori të tjera, pagat në arsim janë, koxha, më të larta. Pavarësisht nga ligjshmëria për të grevuar, koha e zgjedhur dhe shtrirja e grevës, në shumë sindikata-njëherësh, synimi ishte kolapsi, paralizimi i Qeverisë Kurti, si parathënie të rrëzimit të saj. “Greva mund të zgjatë edhe muaj të tanë”,- shantazhonte kukulla e SBASHK-ut, Jasharaj. Sllogane si ky, ishin të PAN-it dhe SHIK-ut të tij.

Fjala argumentuese, anatomia që i bëri grevës, kryeministri i vendit, në Parlament, denoncimi pse organizohet greva masive, i bllokoi krerët horrakë të grevës dhe ata që fshihen prapa kësaj maskarade kriminale. PAN-istët, ende pa filluar greva, kishin caktuar dhe shtrirë rrjetin marimangë, në të gjithë gjeografinë e Kosovës. Agjituesit, në stilin komunist stalinian, u jipnin infuzion kuadrove sindikalistë se: “Ju keni të drejtë, jo vetëm mos hiqni dorë nga plotësimi i kërkesave aktuale 100 %, por i shtoni ato, duke llogaritur edhe rritjen e përqindjes ekonomike në vend!”

Që nga fillimi i grevës, një lider partie, ka munguar në ulsën e tij në Kuvend, duke bredhur në komuna, fshatra e shkolla, për ta mbështetur grevën dhe instruktuar grevistët, për ta vazhduar atë, deri në plotësimin 100 % të kërkesave megallomane, iracionale dhe idioteske, krahasuar me mundësitë reale buxhetore vendore, ngaqë disa kategori, sidomos ata me pagë minimale, paguhen, gadi, sa gjysma e pagës në arsim. Ndërkohë, të gjithë kanë një familje, një gojë, një bark, një prapanicë!

Dhe, nga takimi në takim, i shtonin kërkesat! Edhe atëherë kur u plotësuan 90 % të kërkesave të SBASHK-ut, ata ngulmonin në plus 50 euro, që, sipas llogaritjes në beneficione për mësuesit, reduktohej vetëm në 16 euro minus. Dhe, për ato 16 euro grevonin, javë pas jave! Andaj, kishte të drejtë kryemimnistri, kur thoshte se: “Nuk është halli i parave, por, pengesë është Albin Kurti, se ua ka prerë taxhinë, tenderat, haraçin, ryshfetin, hajninë, të gjitha këto vepra kriminale, të bëra për më shumë se dy dekada radhazi nga PAN-i me SHIK-un e tij”.

Gënjeshtra për refuzim bashkëpunimi të Qeverisë me krerët e Sindikatave, doli bllof. Sepse, përveç Arbërije Nagavcit, i priti presidentja, Vjosë Osmani, kryeministri Albin Kurti. Kreu i SBASHK-ut premtonte se “do të konsultohem me Kryesinë, me Këshillin grevist”. Por, në shkallarën e parë zbritëse të katit të Institucionit, kreu i SBASHK-ut jipte intervista përsëritëse, madje, fort shantazhuese, “greva vazhdon deri në plotësimin e plotë të të gjitha kërkesave tona!” Pra, “harronte” fare konsultimin e premtuar!

PAN-i me SHIK-un e tij organizoi grevën masive,
me qëllim të destabilizimit të Kosovës!

“Ra ky mort e u pamë”! Në provë u vunë edhe Sindikatat e Kosovës, të cilat koordinuan me SBASHK-un, duke iu bashkangjitur këtij të fundit, pikërisht, në kohë-hapjen e shkollave. Njëjtë vepruan edhe Këshilli i Prindërve, me solidarizim të grevës. Tani bënë regresin e dytë: “Nuk pranojmë plotësimin e orëve të humbura”, ngaqë pengohen në halabakosjen bredharake në fund-jave!!

70 vjetë më parë analfabetizmi ishte masiv në Kosovë. Dhe, 70 vjetë më vonë, kemi një kthim prapa, krahasuar me vitet`80-a! Sot 76 % e nxënësve të Kosovës janë analfabetë funksionalë! Dhe, këtë konstatim e bëri PISA, në testimet e saj. Andaj, nuk qendron shpifja se, gjoja, “Albini po i fyen mësimdhënësit, duke i quajtur analfabetë “. Jo, ai veçsa ka cituar një organizëm ndërkombëtar, konkretisht, PISA, si kujtesë, për t`u shqetësuar dhe angazhuar në përmirësimin e cilësisë mësimore.

Dhe, pastaj të jenë ballëhapur, në kërkesa racionale e normale dhe assesi të ngulmojnë në kërkesa iracionale, deri në absurditet.

SHIK-u, si organizatë ilegale dhe, qartësisht, kriminale, vazhdon të këtë ndikim të drejtëpërdejtë, në politikat qorre të partive-banda, të bashkuara në akronimin PAN, i cili i kurdisi për të grevuar, Sindikatat e Kosovës, të prira nga SBASHK-u, pikërisht, në fillim të vitit shkollor! Po rendisim disa nga reagimet e opozitës së hallakatur, por, i bashkon qëllimi, heqja qafe e Qeverisë Kurti, sepse, “e ka lëshuar thellë pllugun”, për ta realizuar premtimin e bujshëm elektoral: “Luftë krimit dhe korrupsionit masiv!”

“Nuk ju lëmë vetëm, ju përkrahim në çfarëdo forme. Ndale grevën, ose jep dorëheqje! Sindikatat mund të jenë aty, për t`ia nxirë jetën Kurtit. Kush je ti që ke lënë në rrugë 300 mijë fëmijë? Ke bllokuar shtetin! Shkarkoje minstrën e Arsimit! Boll ma”, – çirret Ramushi në takime, në debate televizive, në Parlament! ” Pal Leka: “Të ndalet poshtërimi ndaj mësimdhënësve. Qeveria duhet t`i plotësojë kushtet e grevistëve!” Vërtet, AAK-ja nuk është kursyer në përkrahje të grevës, sepse ishte pjesë aktive e organizimit të saj, duke provokuar jo vetëm Qeverinë, por edhe shqiptarët e kudondodhur.

PDK: “Kurti don t`i shuajë pakënaqësitë, duke dhënë lëmoshë!” Vlora Çitaku: “Hapi dyert e shkollave, çilësat i ke në dorë ti”, – i thotë Kurtit! Por, 150 milionë euro, nuk mund të quhen lëmoshë. Ajo është një koxha ndihmë, për skamnorët e Kosovës. Bedri Hamza: “Po të isha ministër, nuk do të lejoja të ndodhte greva”. Krejt e besueshme, sepse vetëm PAN-i juaj e ka butonin e grevave, nisjen apo ndërprerjen e saj.

“Ndalja e pagës, politikë sadiste”, – shfrynë lëpëkeisti i rreshkur, Bilal Sherifi.

Eksponentët e SHIK-ut, brenda SBASHK-ut, Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit grevist dhe sekretari, Imer Imeri, janë koordinatorët me PAN-in, për grevime. Ndërsa Rrahman Jasharaj, militant i hershëm i PDK-së, veçsa e rrahë kumonën, të varur në qafën e tij.

V i j o n

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.