Diktatori Putin është duke provokuar luftë botërore

0
180
Vladimir Putin - kuptimi

Skënder MULLIQI

Pas stinës së dimrit vjen pranvera. Në situatën e krijuar pas invazionit rus në Ukrainë, ka mundësi ta ndryshon stinen më të bukur të vitit. Kur iu gëzuam zvoglimit të pandemisë dhe paralajmërimit së në këtë pranverë do të marrin frymë lirshem, lufta në Ukrainë po vazhdon, dhe sikur po e ndalë jetën. Jeta është e shkurtër dhe të gjithë mendojnë më shfrytëzuar në mënyrën e vet, duke shetitur, duke njohur njerëz, dhe shtete të reja në botë, duke kaluar bukur më mocaniket në shkolla, në rrugë e gjithandej… Kjo është sigurisht fotografia e lirisë, të cilën duket së po e ndërron despoti Vladimir Putin, duke paralajmëruar dhe provokuar një luftë të re botërore.

Psikopatëve të tillë në botë si është Putin dhe Vuqiq, nuk ju intereson fati i të tjerëve dhe as fati i të rinjëve në rrugëtimin e tyre jetësor. Njerëzit pa emocione, e gjakëftoftë dhe të pa ndjenja, gjeneratën e re e konsiderojnë si mjet për ti arritur objektivat e tyre vampireske. Në ish Jugosllavi u përjetua lufta nga ish krimineli, Sllobodan Millosheviq, i cili popujve jo sllavë ju shkaktoi viktima të shumta njerëzore dhe materjale. Pasojat e kësaj lufte që la pas mijëra viktima, madje gra, fëmijë dhe pleq, janë prezente edhe sot të shqiptarët. Këto pasoja janë fizike dhe psiqike, pasoja që nuk hiqën kurrë.

Kërcënimet më një luftë të re, ndikojnë shumë aty ka pasur luftë.Edhe kjo luftë tash në Ukranë dhe tendenca për zgjerim të saj në Ballkan, si dhe kërcnimet për përdorim të armatimit bërthamor, ndikojnë në psikën rinisë së si ta ndërtojnë më tutje jetën. Të shkollohen duke shkuar në fakultete, dhe në punën e tyre apo… Ju ndryshohet qasja mbi jetën, duke e menduar luftën. Në situata të tilla sigurisht së shumë shtohet droja dhe frika, së ka politikan sot në botë se janë të pa përgjegjshem, të cilëve ju “duhet” lufta, duke mos i llogaritur fare pasojat.

I tillë është rusi Putin, i cili agresionin në Ukrainë do të mundohet ta zhvendos në Ballkan dhe në Evropë. Kjo botë e civilizuar mjaftë ka pasur konflikte, mjaftë gjatë u përballë edhe më pandeminë globale vdekjeprurëse, e cila la pas veti mijëra të vdekur të moshave të ndryshme. Edhe ashtu shumica në Kosovë, nuk janë duke bërë jetën e lumtur, ashtu siq e kan menduar së do të jetë pas luftës. Putin ka mundësi që tua ndajë ëndërrat në mes. Dhashtë Zoti, që këtij krimineli të Rusisë dhe kriminelit të Serbisë,Vuqiq, t’u ndalet turri, sa nuk është bërë vonë…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.