CEO pas ChatGPT pranon se është “pak i frikësuar” nga krijimi i fuqishëm i AI që “do të eliminojë shumë punë aktuale”

0
418
Sam Altman - ChatGPT

CEO i OpenAI Sam Altman (Burimi i imazhit: pamje nga video e ABC News)

LAJME

CANDACE HATHAWAY, 17 mars 2023TheBlaze.comPërktheu Arben Çokaj

Sam Altman, CEO i OpenAI, kompania që qëndron pas krijimit të ChatGPT, i tha ABC News në një intervistë që u transmetua të enjten se ai ishte “pak i frikësuar” nga krijimi i kompanisë së tij dhe vuri në dukje se teknologjia e fuqishme e inteligjencës artificiale “do të eliminojë shumë punë aktuale”.

Të martën, OpenAI publikoi një version të ri të teknologjisë së AI, ChatGPT-4, i cili ka aftësinë për të kuptuar imazhet. Një demonstrim i përsëritjes së re tregoi se softueri ndante një recetë për ushqimet, që gjenden brenda një frigorifer. Ai gjithashtu mund të zgjidhë enigmat dhe të përshkruajë kuptimin e memeve në internet.

Për momentin, veçoritë e reja të përfshira në përsëritjen e fundit janë të disponueshme vetëm për një grup të vogël përdoruesish.

Altman shpjegoi se teknologjia funksionon duke “gëlltitur një sasi të madhe teksti nga një pjesë e konsiderueshme e internetit” dhe duke përsëritur diçka të ngjashme me arsyetimin dhe të kuptuarit.

Ai pranoi se ChatGPT dhe sistemet e tjera të AI ka të ngjarë të fshijnë miliona vende pune, por beson se “mund të bëjë edhe të kundërtën e të gjitha atyre gjërave“.

Ata nuk duan që ju ta shihni këtë … Big Tech bën çmos për të kufizuar lajmet që shihni. Sigurohuni që t’i shihni historitë tona çdo ditë – drejtpërdrejt në kutinë tuaj hyrëse.
Do të eliminojë shumë punë aktuale, kjo është e vërtetë. Ne mund të bëjmë shumë më të mira,” shpjegoi Altman. Ai shtoi se “krijimtaria njerëzore është e pakufishme” dhe shoqëria “mund të përshtatet mrekullisht ndaj ndryshimeve të mëdha teknologjike“.

Altman këmbënguli se përfitimet e krijimit të teknologjisë revolucionare do të peshonin shumë më tepër se kostot.

Arsyeja për të zhvilluar inteligjencën artificiale është se unë besoj se kjo do të jetë, për sa i përket ndikimit në jetët tona dhe përmirësimit të jetës sonë dhe nga ana tjetër, kjo do të jetë teknologjia më e madhe që njerëzimi ka zhvilluar deri tani”, tha Altman.

CEO 37-vjeçar vuri në dukje se ai është i shqetësuar për teknologjinë që bie në duar të gabuara, duke përfshirë qeveritë autoritare si Rusia dhe Kina. Altman i tha ABC News se ai është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë federale për të siguruar që Shtetet e Bashkuara të fitojnë garën e armatimeve të AI.

Altman shprehu gjithashtu shqetësime se ChatGPT mund të prodhonte “dezinformata“.

Gjëja që unë përpiqem t’i paralajmëroj më shumë njerëzit është ajo që ne e quajmë ‘problemi i halucinacioneve’,” tha ai. “Modeli do t’i deklarojë gjërat me besim sikur të ishin fakte që janë tërësisht të sajuara.

Altman tha se ai beson se “njerëzit duhet të jenë të lumtur, që ne jemi pak të frikësuar nga kjo.”

Korrespondentja kryesore e biznesit, teknologjisë dhe ekonomisë së ABC News, Rebecca Jarvis, i kërkoi Altman të sqaronte nëse ai personalisht ai ka frikë nga ChatGPT.

Altman u përgjigj: “Unë mendoj se nëse do të thoja që nuk isha, ose nuk duhet të më besoni ose të jeni shumë i pakënaqur që jam në këtë punë.”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.