33.4 C
Tirana
E martë, 1 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj DEXHALLI* ME TRUMBETA NA ERDHI NË “BIT-PAZAR”

DEXHALLI* ME TRUMBETA NA ERDHI NË “BIT-PAZAR”

0
Kalosh Çeliku

Nga KALOSH ÇELIKU

E di. Edhe këtë “trim mbi trima”, nuk e njihni si popull shqiptar. Nuk ka problem: në barkun e “Kalit të Trojës” nëpër “Bit-Pazar”. Ftekeqësiaht, e njoh Unë, si shkrimtar shqiptar. E them, se: atë ditë kur unë ia ngrita me shkrime publicistike bishtin “Kalit të Trojës” nën “Rrap” në libër, në “Bit-Pazar”. Edhe, ky krah për krahu hyri me shokë në barkun e “Kalit Trojës”. Atë ditë, që na e lanë “vëllezërit” e Njerkës pas porte, në “Bit-Pazar”. DoktorZiu doli natën, tinës e tërhoqi për freri dhe na e futi kalin e drurit me gjithë “patriotë kuqezi” brenda, në Qytetin historik shqiptar.

Është mirë, që nuk e njihni ju si “patriot” melez DoktorZiun. Dhe, “fitoren e madhe”, që Sot: nëpër “Bit-Pazar”, duke i përdredhur bythët nateditë me arna para kamerave televizive, popullit shqiptar. E shihni për çdo ditë në syrret në gazetën e tij partiake. Edhe, kamerave televizive. Në shkrimet e tija patetike – teknefese – politike – partiake, si “analist politik”.

Edhe, njëherë përsëritem në shkrimet e mia publicistike – letrare si shkrimtar shqiptar: mirë, që nuk e njihni këtë “patriot” melez shqiptar, që lufton për Liri nateditë dhe Shqipëri Etnike. Përndryshe, do të përfundonit në burg si ”nacionlistë” dhe”irrednetistë” shqiptar. Ose, “terroristë”. Vërtetë, Sot: duhet të jeni të lumtur dhe t’i falemnderoheni Zotit. Jo, “Allahut”.

Dhe, çka: u duhet ta njihni PatriotZiun?! I dëmshëm për familje. I dëmshëm për shoqërinë. I dëmshëm për letërsinë Shqipe. I dëmshëm, edhe për Shqipëri Etnike, përtej Ditës Nesërme…

E kush është, PatriotZiu i Ditës Sotme?!
PatriotZiu, është politikan me këmbët dhe trutë në Legen. Edhe, shkrimtar Oborri. Gazetar partie. Publicist Qeverie. Analist politik. Rrufjan. Dumdum i Partisë ish Komuniste jugosllave në atë kohë, i shëtitur nëpër redaksi komuniste. E, sot: edhe maz katundi i Partive Politike Shqiptare Neokomuniste, që na e polli “Kali Trojës”, gjatë Natës Madhe “demokratike”, në “Bit-Pazar”.

PatriotZiu, Dje: turreshte me të katra pas partive komuniste. Sot: u ndërsehet Partive Politke Shqiptare Neokomuniste, kur nuk i japin ndonjë post në minsitri: ministër, zv. ministri, drejtori në Qeveri. U ndërsehet manifestimeve tona kulturore shqiptare. Revistave letrare. Shkrimtarëve shqiptarë disidentë, duke i denoncuar te “vëllezërit” e Njerkës si të “rrezikshëm” për shoqërinë. Dhe, Shtetin e “përbashkët”.

E ka thënë një herë populli shqiptar. Dhe, nuk kam çka t’i shtoj unë më tepër kësaj thënie popullore kaq të përkryer popullore: “Qeni i keq ta sjellë Ujkun në Shtëpi”. Vetëm, “patriotëve” të Kurvës Parti, mund t’u shes dushk për gogëla. Edhe, libra. Vërtetë, janë gjysëmanalfabetë në “politikën madhore”. Nuk e di, a posedojnë ndonjë diplomë të shkollës së mesme, që e kanë blerë me para në shtetin e “përbashkët. Apo, jo?!

E, gati të gjithë si popull shqiptar janë me diploma e tituj shkencor. PatriotZiun e di, i ka kryer sa për bela nja tre vjet shkollë ndërtimtarie në gjuhën e “vëllezërve”. Nuk është rritë me Librat e Këndimit të kohës së Ernest Koliqit si ministër i arsimit në “Shqipërinë e Madhe”. As, me librat e Rilindasëve tanë shqiptar në Shtëpi. Dhe, kurrë nuk i ka mësuar vjershat e tyre përmendësh në shkollë follore. Edhe kjo, nuk ka rëndësi. Mjerim.

Vëretë, më vjen keq për këto kalemxhinj, që përpiqen dhe shterzojnë si lopa kur e pjellë viçin e palëpi në grazhd, t’i hudhin dy fjalë bashkë në gazetën e tyre të “pavarur” partiake. Vështirë e kam, edhe t’i fajësoj më tepër në këtë shkrim publicistik-letrar, fajin e ka “pasur” koha. Sistemi i atëhershëm komunist, që i dalldisi dhe i ka mashtruar me një torbë taxhi përqafe, dhe me një asht në gojë shkollave të “vëllezërve” me gjuhën e perspektivës, ardhmërisë arsimore-kulturore përtej Ditës Nesërme.

Gjatë këtyre viteve “demokratike”, përsëri na polli “Kali i Trojës” në “Bit-Pazar”. Çarshia e Vjetër, u mbush plotë me këlyshë me zgjebe, vçia të palëpi e maza me bishtin ndër këmbë. Hingëllonin me të katra. Turreshin mbi “Urën e Gurit”, matanë Vardarit. E ngrenin bishtin mbi shpinë, sa herë që i ndiqte pas “Zekthi”, që delë kur t’i teket. Herë pas here, qitnin edhe shqelma. Ditën nën “Rrap”, pinin kafe turke dhe çaj rusi “hallall”. I luteshin “Allahut” (Zotit) në xhami për mëkate. E, natën dilnin matanë Vardarit, kokë më kokë me “vëllezërit”, në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. I kullosnin dhentë e nënkryeme, pas Bariut “Sharrit” me gunën e hamllave krahëve. I lëshonin, edhe maleve. Ujë u jepnin te Qeveria “demokratike”, nën Kalanë Dardane të “vëllazërim – bashkimit”, me gunën krahëve në Shkupin Historik.

Ujku i priste këmbëkryq në pusi te “Ura e Gurit” mbi Lumin Vardar. Qengji i vogël me një zile në qafë varë, më kot u përpoq nga etja të pi ujë te Lumi. Ujku i kishte vënë pusi, nën Urë. E akuzoi:

– Hej, ti vogëlush që pi ujë nën Urë te Lumi! Pse, ma trubullon ujin?!
– Unë, nuk ta turbulloj ujin, o burrë mali! Jam, qengj fushe. Uji rrjedhë teposhtë nga ti me dallgë tek unë nën Urë. Vetëm ti, mund ta turbullosh ujin që pi mbi mua, në Qeveri! E jo, unë në Katund.
– Atëherë, në mos ti: me siguri, vitin e kaluar ma ke turbulluar ujin yt Atë, gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të Pyllit Egër. E di unë këtë pabesi, më ka treguar PatriotZiu.

– Jo, o zotëri! Unë kam lindur këtë vit, mezi iu përgjigjë Qengji duke u dridhur purtekë nga frika në breg.
– Në mos ti, atëherë Babai yt “ballist”, i bërtiti Ujku. Edhe për këtë pabesi më ka treguar PatriotZiu. Dhe, i kërceu Qengjit në shpinë…

Përralla popullore, thotë: Që, atë ditë te Lumi nën Urë, Ujku dhe qengji kurrë më, nuk u bënë miq. Ujku e ka mik besnik, DoktorZiun. PatriotZiun. Qenin e “Sharrit”. Këlyshin e Llagut. Këlyshin e “Sharrit”. Edhe Buçën e Katundit, Hojdodolen… Po, jo edhe Qengjin me një zile në qafë varë. Që, sipas vjershës së Rexhep Hoxhës: “ha bar me dy brinja dap e dap, do të më qes mua në trap. Po, nuk më qet se, më ka shok. Prandaj, jemi të dy tok”…

Ujku e Qengji vite me radhë janë armiqë Historik shekullorë. Edhe pse, Ujku i thotë: se, e ka mik. E, do Qengjin shumë, si vëlla besnik. Vit për vit e fajëson se, ia turbullon ujin nën “Urën e Gurit”. Edhe, Unë si shkrimtar shqiptar, nateditë i kam udhëheqëse shpirtërore Tri Zanat e Malit me dy gota raki rrushi dhe dy shtamba me verë. Nuk, më ka udhëhequr Dexhalli* me trumbeta rrugëve të “Bit-Pazarit”, Kryeqytetit Shqiptar Historik.

Mëkot, përpiqeni t’i largoni mëzat e palëpi të “Kalit Trojes” pas porte. Aqmëpak, Dexhallin me trumbeta. I keni, Sot: këmbëkryq edhe në Shtëpi…
Dexhalli me trumbeta na erdhi në “Bit-Pazar”…

Dexhalli me trumbeta:
Dexhalli (Mesihu i Rremë ose Antikrishti në Islam) është një personazh mashtrues dhe shenjë e madhe e Kiametit.
Kuptimi dhe Karakteristikat
• Përkufizimi: Fjala “Dexhall” do të thotë gënjeshtar ose mashtrues i madh që fsheh të vërtetën me të kotën.
• Shenjë e Kiametit: Shfaqja e tij është një nga shenjat e mëdha të afërsisë së Ditës së Gjykimit.
• Tiparet fizike: Sipas haditheve, ai do të jetë i verbër në njërin sy, ndërsa në ballë do t’i shkruajë shkronjat “Kaf-Fa-Ra” (jobesimtar), të cilat i lexon çdo besimtar.
• Sprova: Ai do të ketë fuqi të rreme për të bërë dukuri që duken si mrekulli, për të sprovuar njerëzit se kush beson vërtet….

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.