17.3 C
Tirana
E premte, 2 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Albin Kurti a po qeverisë mirë në Kosovë, dhe pse po e...

Albin Kurti a po qeverisë mirë në Kosovë, dhe pse po e shajnë disa milionera me axhendë?

0
Albin Kurti - Ibrahim Rugova

Arben Çokaj

Nuk e njeh realitetin në Kosovë, thotë ky në një koment ku Alma Lama e krahason Albin Kurtin me Stalinin. Pyes këtë e ju, a mund të na tregoni ndonjë gjë për realitetin në Kosovë, apo këta që shajnë Albinin po ia fusin kot?! Se ajo që vë re unë, shumica e atyre që shajnë Albinin u janë prekur interesat ose janë bërë milionera nga pushteti më herët, e tani Albini ua ka ndalë aktivitetin ekonomik në dëm të shtetit të Kosovës

Driton Tahiri, a i vjedhë e blen votat Albin Kurti si vidhen votat nga Rama në Shqipëri? A i vjedhë Albini pasuritë publike dhe i shet pasuritë e interesat kombëtare si Rama? Na trego ti me Almën se e njihni realitetin atje?

Se Stalini, për ju që nuk e dini, ka qenë lider komunist i BRSS-së dhe ka vrarë e burgosur shunë njerëz… Sa njerëz ka vrarë e burgosur Albini deri sot? Alma e krahason edhe me Hitlerin, që ishte gati duke pushtuar gjithë Evropën dhe vrau miliona hebrej… Sa njerëz ka vrarë Albini në dhomat e gazit e sa shtete ka pushtuar Kosova deri tani? A mund të na tregoni ju që e njihni realitetin atje? E po i përdorni parabolat in extremis?! Lidhje me realitetin nuk kanë!

Se edhe Baton Haxhiu thoshte se Albini po i bën dëm Kosovës, më keq se pushtuesit. Turku e dimë çfarë bëri, na la pa brekë n’bythë… Serbin e keni të dashur shumë, ende shikon me ju pushtua dhe ju ka lënë krahinën më të prapambetur në ish-Jugosllavi, tani çfarë po bën Albini, që ne nuk e dimë dhe është më keq se turku e serbi? Po u bën shtet më të rregullt se Serbia e Shqipëria, e kjo po i shqetëson jugo-nostalgjikët…

Ne na duket se Kosova qeveriset më mirë se Serbia e Shqipëria, prandaj këto të dyja hedhin para për ta destabilizuar Kosovën si Malin e Zi! Dhe dikush han edhe m. në këtë tendencë për ta demonizuar Kosovën e Albin Kurtin! Se ka një axhendë për të mos e lënë Kosovën të ecë përpara, këtë e tha edhe Robertson! E dikush, me ose pa dashje, po i shërben kësaj axhende.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.