Agresioni i ushtrisë serbe në BH të mos heshtet nga Perëndimi

0
58
Srebrenica genocide memoria

Skënder MULLIQI

E gjithë tabloja e jetës politike dhe jetës në përgjithësi në Serbi, është e zymtë, me urrejtje të pa bazë e të madhe të kombeve dhe feve të tjera, sepse sipas tyre të gjitha territorët ku jeton një serb, duhet të jetë në kthetrat e” botës serbe”. Këtë shtet megalloman e mbyti mitomania. Për serbet faktet historike nuk vlejnë, por vlejnë preferencat e ulëta ultranacionaliste dhe kleri i Kishës Serbe. Këta janë bërë ndjekësit e dehur të ideologjisë për Serbi të Madhe. Si pjesë e mitomanisë së Serbisë së Madhe glorifikohen kriminelët e luftës, mohohen kombet tjera, mohohet gjenocidi në Srebrenicë, e gjetiu në BH dhe mohohen vrasjës masive të shqiptarëve në Kosovë.Ideologjia Svetisava e shekullit të 19-të bazohet në mitin mesjetar, më qëllim të zgjerimit të identitetit kombëtar serb dhe krijimin e një shteti homogjen si project fashist “bota serbe”.

Feja është e ndarë nga politika, por kjo për serbet sikur nuk vlenë.Kisha Ortodokse Serbe është duke i shërbyër pushtetit, apo është e ngritur edhe mbi te, duke diktuar gjithqka sot në Serbi.Kisha Serbe ishte dhe ka mbetur nxitësja e luftërave në Ballkan. Ideologjia e shenjtërimit bazohet në shprehjën –një komb, një fe, një shtet. Me ideologjinë e saj që është shqetësuese dhe e tmerrshme ajo është përgjegjëse për krime gjenocidiale në të kaluarën dhe sot si nxitës për krime të reja ndaj shqiptarëve. Mekanizmi kishtarë serbomadh, bazohet në projekte famëkqija nga e kaluara dhe nga e tashmja. Qëllimet shtetërore serbe i zbulojmë përmes përmbajtjes intriguese të planit të fshehtë politik për politikën e jashtme dhe kombëtare të Serbisë, i njohur si “Naçertanije”, e Garshaninit të vitit 1844.Këtu edhe fillojë ndërtmi I strategjisë për krijimin e Serbisë të Madhe.

Përfaqësuesit e kishës gjithë ditën lavderojnë kriminelet e luftës, i lartësojnë ata, e në anën tjetër mohojnë gjenocidin në BH dhe në Kosovë.Projekti famoz i Naqertania dhe projektet e më vonshme propagandojnë një shtet serb etnikishtë të pastër, ku do të përfshiheshin territorët e Malit të Zi, Maqedonisë veriore, Kosovës, pjesë të BH dhe të Kroacisë. Kleri është ai sikur pamë dhe ndëgjuam nga tubimi i mbajtur Gjithëserb në Beograd, që kryejnë aktivitetet e bekimit para qdo veprimi të politikës apo të ushtrisë serbe, siq ndodhi edhe në kohën e Millosheviqit.

Aktiviteti i tyre criminal dhe nxitjës luftarake e kan vënë atë si vetmja organizatë kishtare në Evropë, e cila ka ndëhyrë thellë në vendimet e pushteteve në Serbi, si përgjegjëse për mbështetjën e gjenocidit dhe të spastrimit etnik në BH dhe në Kosovë. Ne vazhdën e realizimit të projekteve për Serbi të Madhe,apo për Mini Jugosallavi, këtyre ditëve një grup pjestarësh të ushtrisë serbe u shfaqën para disa ditësh në Bosnje dhe Hercegovinë më uniforma më te cilat parakaluan rreth Prijedorit dhe Kozarës. Ky veprim pa dijën e organeve të BH shkaktoj reagime të forta dhe një seri ofendimesh dhe akuzash meritore të zyrtarëvëe të BH-së, të cilët dëklaruan së kjo ishte bërë pa dijenin e tyre dhe duke e cilësuar ate si akt agresioni në BH.

Kadetët dhe oficerët të ushtrisë serbe me uniforma kishin shkuar atje për të përkujtuar ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore me autoritetet e Republika Serpska. Natyrisht se ky parakalim i një shteti tjetër ka për qëllim hapin e parë të realizimit që doli nga dokumenti i tubimit serb në Beograd. Një tjetër synim është që të mbjellët urrejte dhe përqarje midis popujve në BH, duke prishë kështu Marrveshjën e Dejtonit për paqe, duke pavarësuar Republika Serpska, të cilën po e kërkon Millorad Dodik. Kjo ngjarje dhe veprimet e deritashme të Vuqiqit dhe Dodikut nuk ndalën më fjalë.Ushtria serbe po marshon nëpër Bosnje.

Përëndimi po bëhët sikur nuk po e shikon, kjo natyrisht së nuk do ta këtë përfundimin e mirë! Serbia nuk është e përkushtuar për paqë dhe bashkëpunimit në rajon, duke mos respektuar integritetin territorial, të shteve fqinje. Serbia po shkakton destabilitet në rajon, në Mal të Zi, BH dhe në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të kuptojë seriozisht dhe me kohë përmbajtjen e rrezikshme të deklaratës së miratuar të të ashtuquajturit Parlamenti Gjithëserb, i cili paraqet shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit të shteteve fqinje.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.