Komunisti pro-Jugosllav, anti-Shqiptar

0
Serbët në Kosovë

Një person analist politik të cilit nuk do t’ia përmendi emrin, sepse nuk dua të e fëlliqi këtë artikull, vazhdon me shprehë opinione perfide anti-Shqiptare.

Artikulli trajton dukurinë, dhe sjelljet e tija anti-Shqiptare. Ky person ka mbi një decenie që lufton kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në një debat politik në TV media, ky anti-Shqiptar sadist deklaroi se Dr. Isa Mustafa ishte kryetari më i mirë i Prishtinës, sepse ishte “shkolla e Beogradit”!

Ndërsa Shpend Ahmeti dhe Përparim Rama janë të dobët sepse janë “shkolla e Harvardit dhe Llondonit”!

Dr. Isa Mustafa:, shkollën fillore, të mesme, fakultetin dhe doktoraturen i ka përfunduar në Prishtinë, dhe nuk është shkolla e Beogradit siç e cilësoi opinionisti anti-Shqiptar.

Shpend Ahmeti : shkollën fillore, dhe të mesmen e ka përfunduar në Prishtinë, ndërsa fakultetin Amerikan në Bullgari, magjistraturen në Harvard, por nuk mund të konsiderohet si shkolla e Harvardit.

Përparim Rama, kreu filloren dhe të mesmen në Kosovë, si dhe një pjesë të shkollës së mesme në Britani, studimet universitare në Llondon, dhe mund të konsiderohet si i shkolluar në Llondon.

Të tre kryetarët para se të gjithave janë individë, të cilët nuk i përfaqësojnë shkollat e kryera, por vetvehten si individë, të cilët njohurinë dhe përvojën e fitojnë në shkolla, por edhe në jetë dhe në edukim personal, apo vetë-edukim.

Kur opinionisti primitiv anti-Shqiptar, e lavdoi Dr. Isa Mustafën nuk e lavdoi si individ, por si “shkolla e Beogradit”, dhe kur i kritikoi Shpend Ahmetin dhe Perparim Ramën, i kritikoi jo si individ, por si shkollat e Harvardit(USA) dhe Llondonit(UK), dhe pohoi se Beogradi është më i mirë se Harvardi dhe Llondoni.

Me fjalë tjera opinionisti anti-Shqiptar, përpiqet të vërtetojë se Sërbia ishte më e mirë se Amerika dhe Britania, ndërsa tre individët (I.M., SH. A. & P.R,)vetëm i shfrytëzoi për të kritikuar Amerikën me Britaninë, dhe për të lavduar Beogradin respektivisht Serbinë.

Ose konkretisht : Sërbia është më e mirë si okupuese, se Amerika me Britaninë, si çliruese të Kosovës.

Opinionisti anti-Shqiptar poashtu pohoi se të gjitha qeveritë e KS(1999-2024) janë servile ndaj Amerikës dhe Britanisë, njësoj sikur Enver Hoxha ndaj Jugoslllavisë dhe Rusisë në vitet 1945-1955.

Ky krahasim nuk qëndron sepse Rusia apo Jugosllavia nuk e kanë qliruar Shqipërinë, por e kanë okupuar ideologjikisht duke e instaluar në Shqipëri terrorin komunist. Ndërsa Jugosllavia e okupoi Kosovën më 1945.

Meqenëse SHBA dhe Britania e qliruan Kosovën, krahasimi me Jugosllavinë, bëhet që Amerika të paraqitet si okupatore e Kosovës.

Poashtu asnjë qeveri e Kosovës deri sot nuk ka qenë vasale apo servile, por vetëm kanë qenë qeveri bashkpunuese ose jo-bashkpunuese.

Ky opinionist është njëri ndër anti-Shqiptart perfid dhe primitiv të mëdhej, në periudhën 2008-2024, me veprime anti-Shqiptare në baza ditore.

Besim Prishtina

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.