34 C
Tirana
E premte, 17 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Nënshkruhet marrëveshja strategjike për projektin “Diamond Tower” me vlerë 1.5 miliardë euro

Nënshkruhet marrëveshja strategjike për projektin “Diamond Tower” me vlerë 1.5 miliardë euro

0
Diamond Tower

Pas realizimit me sukses të një sërë projektesh prestigjioze në Zvicër, Grupi Planète Constructions, i udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv z. Avni (Avnija) Nasufoski, shënon një tjetër arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare me nënshkrimin e marrëveshjes strategjike për zhvillimin e projektit “Diamond Tower” në Arabinë Saudite.

Nënshkruhet marrëveshja strategjike për zhvillimin e Kullës “Diamond” në Arabinë Saudite, një projekt madhor me vlerë 1.5 miliardë euro, që synon të shndërrohet në një nga simbolet më të rëndësishme arkitekturore dhe ekonomike të Mbretërisë. Marrëveshja bashkon partnerë ndërkombëtarë me ekspertizë të lartë në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit, duke hedhur themelet për realizimin e një investimi strategjik në përputhje me objektivat e Saudi Vision 2030 dhe me synimin për të nxitur inovacionin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Një hap i rëndësishëm drejt realizimit të një prej projekteve më ambicioze të zhvillimit urban në Mbretërinë e Arabisë Saudite është shënuar me nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi Strategjik ndërmjet tre partnerëve ndërkombëtarë. Grupi Planète Constructions, i përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z. Avnija (Avni) Nasufoski, organizata APEX, e përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive Dr. Nahla Dhib, si dhe M.C.C. (Masarat Construction Company), e përfaqësuar nga Sheikh Adnan Ibrahim Mohammed Abdul Jabbar, kanë formalizuar partneritetin e tyre për zhvillimin e projektit prestigjioz Diamond Tower në qytetin e Xhedës. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon fillimin e një aleance strategjike që bashkon përvojën ndërkombëtare, ekspertizën teknike dhe vizionin e përbashkët për realizimin e një objekti modern, i cili pritet të bëhet një nga simbolet më të rëndësishme arkitekturore, ekonomike dhe teknologjike të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Drejtori Ekzekutiv i Planète Constructions, z. Avni Nasufoski, vlerësoi se ky partneritet përfaqëson një etapë të re në bashkëpunimin ndërkombëtar, duke krijuar mundësi të reja për investime, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e ndërtimit. Projekti Diamond Tower është në përputhje me objektivat strategjike të programit „Saudi Vision 2030“, i cili synon transformimin ekonomik dhe urban të Mbretërisë përmes investimeve në infrastrukturë moderne, teknologji dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ky bashkëpunim ndërkombëtar pritet të kontribuojë jo vetëm në zhvillimin e një projekti ikonik për qytetin e Xhedës, por edhe në forcimin e marrëdhënieve mes partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar një model të ri bashkëpunimi në fushën e ndërtimit dhe investimeve. Për më shumë informacion mbi aktivitetin e kompanisë, vizitoni faqen zyrtare të Planète Constructions: www.planeteconstructions.com.

Kush është Avni Nasufoski?

A) Avni Nasufoski është diplomat pranë OKB-së në Gjenevë dhe sipërmarrës zviceran me një përvojë shumëvjeçare në fushën e zhvillimit ndërkombëtar, infrastrukturës, energjisë, teknologjisë dhe menaxhimit të burimeve ujore. Rrugëtimi i tij profesional ka nisur në Zvicër, ku ndërtoi aktivitetet e para sipërmarrëse, për t’u shtrirë më pas në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe kontinente të tjera. Gjatë karrierës së tij ka zhvilluar partneritete me institucione ndërkombëtare, qeveri, fonde investimi, kompani të specializuara dhe organizata shumëpalëshe, duke promovuar projekte strategjike në fushën e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Aktiviteti i tij diplomatik pranë OKB-së në Gjenevë, si dhe angazhimi në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, e kanë bërë një nga figurat e njohura në fushën e diplomacisë ekonomike dhe të investimeve ndërkombëtare. Veprimtarinë e tij afariste e nisi në linjën Zvicër–Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa më pas e zgjeroi aktivitetin biznesor edhe në rajone të tjera të botës.

B) Gjatë karrierës së tij ka zhvilluar projekte dhe partneritete në shumë qendra të rëndësishme ndërkombëtare, duke filluar nga Gjeneva, Los Anxhelos, Paris, Mynih, Dubai, Abu Dhabi, si dhe në disa kryeqytete të vendeve afrikane dhe qendra të tjera ndërkombëtare.

C) Së fundmi, ai ka konfirmuar edhe mbi shtatë miliardë dollarë shtesë si potencial investues nga dy fonde të Lindjes së Mesme. Gjithashtu, ka ndërtuar partneritete me disa nga fondet më prestigjioze ndërkombëtare, për realizimin e projekteve strategjike në vende të ndryshme dhe në disa kontinente. Pikërisht ky angazhim ndërkombëtar është edhe arsyeja e kësaj interviste ekskluzive me Avni Nasufoskin, i cili është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Përvoja me qeveritë e rajonit tonë!

Që nga viti 2017, z. Avni Nasufoski ka prezantuar disa projekte konkrete me synimin për të sjellë investime të huaja në rajonin tonë. Megjithatë, deri më sot, këto përpjekje nuk kanë gjetur mbështetjen e nevojshme, as në Maqedoninë e Veriut, (vendin e origjinës), as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

1) Projekti për menaxhimin e mbeturinave

Në vitin 2017/18 u prezantua projekti i parë për zgjidhjen e problemit të mbeturinave, i bazuar në teknologjinë Orbis të kompanisë gjermane RPP Germany, i shoqëruar me mundësi financimi nga investitori. Megjithatë, projekti nuk u mbështet nga asnjë qeveri e rajonit. Ndërkohë, kjo teknologji është zbatuar me sukses në disa shtete të Afrikës dhe në vende të tjera të botës. Ajo konsiderohet ndër teknologjitë më të avancuara gjermane në këtë fushë, ndërsa kompania operon në disa kontinente dhe është e pranishme në mbi 70 vende.

2) Investimi për fabrikë të ushqimeve bio

Një tjetër iniciativë ishte gatishmëria e një investitori gjerman për të financuar ndërtimin e një fabrike të ushqimeve bio në Shqipëri dhe Kosovë, me një potencial investimi deri në 1 miliard euro. Sipas autorit, pavarësisht interesimit të shprehur, asnjë prej qeverive nuk iu përgjigj zyrtarisht kësaj oferte. Kjo nismë është provuar edhe në vitin 2023 dhe 2024,në Kosovë, por pa sukses.

3) Teknologjia për trajtimin e ujërave

Një rast tjetër lidhet me prezantimin e teknologjisë amerikane për trajtimin e ujërave të zeza dhe transformimin e tyre në ujë të pijshëm. Edhe pse rajoni ka nevojë të madhe për investime dhe zgjidhje të tilla, kjo iniciativë nuk u pranua. Nga ana tjetër, kjo teknologji ka gjetur zbatim në vende të Afrikës dhe në kontinente të tjera, duke dëshmuar vlerën dhe potencialin e saj. Edhe këtë kompani e drejton z. Avni Nasufoski.

4) Mundësi për investime të reja

Një tjetër vlerë e rëndësishme e veprimtarisë së z. Avni Nasufoski është komunikimi i drejtpërdrejtë me disa fonde prestigjioze ndërkombëtare, me synimin për të tërhequr investime në projekte të sektorit privat në vendet e rajonit tonë. Shpresojmë që këto përpjekje të gjejnë mbështetjen e merituar dhe të shndërrohen në projekte konkrete që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit. Në të gjitha prezantimet e projekteve të përmendura më lart dhe ofertat drejtuar qeverive të rajonit tonë, dëshmitar ka qenë edhe autori i këtij shkrimi. Shpresojmë që një ditë ekspertiza, përvoja dhe sukseset ndërkombëtare të z. Avni Nasufoski dhe të ekipit të tij të gjejnë mbështetje dhe besim edhe në vendet tona, duke u shndërruar në projekte konkrete në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve.

Me këtë rast z. Avni Nasufoski i uroj shumë fat dhe suksese në veprimtarinë e tij ndërkombëtare dhe në përpjekjet për të sjellë investime e teknologji moderne në shërbim të zhvillimit edhe të vendeve tona, ashtu si në disa kontinete të tjera.

​​​​​​​Safet Sadiku

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.