REFLEKSIONE DHE PËRJETIME
Në vend të parathënies – bashkëbisedim me lexuesin,
ata që kanë dhënë vlerësime e opinione dhe me vëllain tim

Fran Zef Cara
Si vëlla i Ndue Carës, e ndjej si një detyrim të pashmangshëm moral, personal, familjar, farefisnor, miqësor, shokësh dhe kolegësh, me të cilët na ka lidhur jeta dhe puna, që të paraqes inodestisht, realisht dhe pa zmadhime e zbukurime jetëshkrimin e Tij.
Ky jetëshkrim është motivuar dhe bazuar në vlerësimet dhe konsideratat e lëna me shkrim në librin e homazheve, shkrimet në rrjetet sociale dhe mediat e shkruara, mesazhet ngushëlluese në ditën e përcjelljes për në jetën e amëshuar dhe opinionet e shumta nga kolegë, shokë e miq që kanë shprehur dëshirën t’i përcjellin përmes këtij libri.
Pa dyshim këtu do të përfshihen edhe të dhëna për origjinën e familjes, jetën, shkollimin, punët dhe detyrat që ka kryer e shumëçka që lidhet me jetën e Ndue Carës.
Të shqetësohesh për shëndetin dhe jetën e popullit, është një nga punët e vyera sa humane dhe atdhetarie me shumë vlerë që përcaktojnë karakterin dhe personalitetin e një mjeku.
Koha në të cilën jetoi, punoi dhe drejtoi Ndue Cara e thirri në skenën e madhe të jetës dhe shëndetit të popullit, gjithmonë si aktor kryesor, si mjek, drejtues i shëndetësisë dhe i pushtetit vendor. Dhe gjithmonë e në çdo detyrë që iu ngarkua, është shquar për vullnet e përgjegjshmëri të lartë duke i rritur dita-ditës vlerat e personalitetit të tij e duke merituar mirënjohjen e popullit, me të cilin ishte i lidhur pazgjidhshmërisht.
Shkollën e lartë për mjekësi e mbarojnë shumë vetë por në punën e tyre sa humane dhe hyjnore disa prej tyre nuk udhëhiqen nga betimi i Hipokratit. Ndue Cara ishte nga ata mjekë që në çdo hap të udhëtimit të Tij profesional udhëhiqej nga ky betim dhe nga personalitetet më të spikatura të mjekësisë shqiptare.
Të gjitha cilësitë dhe virtytet e përmendura nga opinionet, kujtimet, artikujt, shkrimet dhe mesazhet ngushëlluese për Ndue Carën, nëse duam t’i shohim të bashkuara e të shprehura në mënyrë sa më të përmbledhur, me bindje të plotë e them: “Ndue Cara gjithë jetën e Tij ia kushtoi shëndetit dhe jetës së popullit, pa ditur të ndalojë e të pushojë asnjëherë, deri atë ditën që kaloi në jetën e amëshuar“.
Ndue Cara në punë
Unë që po rravgoj në hullinë shkrimore për jetën dhe veprimtarinë e vëllait tim të shtrenjtë, kam jetuar më shumë se gjithë të tjerët me të, plot 74 vjet, dhe kam kujtuar se e njoh shumë mirë. Por, JO! Ishte ndarja e Tij nga jeta dhe respekti i paparashikueshëm, që iu bë nga populli i mrekullueshëm i Pukës dhe i Mirditës, shokët, miqtë e kolegët gjatë homazheve përcjellëse për në banesën e fundit edhe në ditët e muajt në vijim.
Ishte pikërisht kjo ngjarje mjaft pikëlluese për mua, familjen dhe farefisin tonë, që na u gjetën pranë duke na dhënë kurajo. Ata shpalosën vlerat, cilësitë dhe virtytet e rralla të Ndue Carës si mjek, si drejtues e, mbi të gjitha, si njeri.
Sa herë ju rikthehem vlerësitneve të të gjithë atyre njerëzve, para syve të shpirtit më shfaqet Ndue Cara si i gjallë mes nesh; ashtu: i shtruar dhe i matur, i qetë dhe bindës, por gjithmonë komunikues e mbresëlënës. Janë pikërisht këto homazhe dhe opinionet, që s’kanë të mbaruar, sa herë flitet për Ndue Carën, që e lartësojnë figurën e Tij, duke i përmendur kontributet e pafundme kudo që ke punuar.

Pas gjithë këtyre vlerësimeve nga ata njerëz të mirë, në këto momente, nga thellësitë e shpirtit e me lot në sy, po i gdhend në letër çfarë Ti ishe për ne e gjithë ata që të rrethuan: “Vëllai im i shtrenjtë! Ti ishe mbretëria e maturisë dhe e heshtjes me thellësi mendimi e butësi ndjenjash, me dhembshuri të madhe për shëndetin dhe jetën e njerëzve. Jeta jote iu kushtua të mirës dhe mirësisë, paqes dhe harmonisë, zvogëlimit të dhimbjeve e halleve, përmirësimit të ekonomisë dhe mënyrës së jetesës së njerëzve në nevojë, paqtimit dhe sheshimit të konflikteve. Jeta jote ishte një luftë pa kompromis për drejtësinë dhe të vërtetën, i thjeshtë dhe rnodest deri në madhështi, bamirës dhe sakrifikues për të tjerët, duke rrezikuar disa herë jetën, deri atë ditë që dhe frymën e fundit. Ti edhe në kohën kur menduam se u lodhe e duhej t’i kaloje vitet e moshës së tretë në qetësi, nuk u pajtove me rehatinë tënde, por e dorëzove pensionin dhe iu riktheve profesionit tënd sa fisnik e human të mjekut, për 8 vjet e 4 muaj në zonat më të thella të Pukës, rreth 80 km larg shtëpisë dhe familjes, duke jetuar gjatë gjithë këtyre viteve në banesën – konteiner për të qenë sa më pranë, në shërbirn të jetës së njerëzve plot probleme e halle ekonomike”. 
Dokumente të Ndue Carës
Po ndjek në ekranin e kujtimeve tona të përbashkëta jetën tonë dhe, veçanërisht, tënden, që në fëmijëri. Jemi rritur dhe miredukuar me vështirësi nga prindërit tanë fisnikë e të mirë, në fukarallëk, si i gjithë brezi ynë, në vendlindjen tonë, Domin dhe zonën e Gjegjanit.
Ti i doje dhe i nderoje aq shumë prindërit dhe ne vëllezërve e motrave dhe na shërbeve një jetë të tërë.
Nuk mund të anashkalojmë përpjekjet e prindërve tanë si njerëz të etur për dije e shkollim, duke mbajtur mbi supe shumë sakrifica, në atë kohë hallemadhe për të shkolluar, së pari, Ty, i shtrenjti vëlla! E më pas këmbëngulja Jote dhe kontributi për të më shkolluar mua dhe pas meje një armatë të tërë të familjes sonë, që nuk mbeti askush pa shkollë të mesme e shumica jonë me shkollë të lartë dhe specializime pasuniversitare.
Ishte ky vizion dhe mision, vetëm i Yti, që, përveç brezit tonë, pasardhësit dhe nipat e mbesat na e kanë mbushur SHTËPINË me të shkolluar universitarë. E këta, kryesisht, në profesionin tënd të mjekësisë.
Ti sakrifikove ekonominë tënde familjare dhe hapësirat e banesës tepër të ngushtë për të mbajtur në shtëpi nipa dhe mbesa, që të shkolloheshin në Pukë, sepse nuk kishin mundësi të përballonin tarifat për t’u trajtuar në konvikt.
Ti bëre po kaq sakrifica për të strehuar në këtë shtëpi edhe mjekë që emëroheshin në Pukë si aksionistë, që akoma nuk u ishte siguruar vendbanimi individual apo fainiljar. Dhe kurrë nuk u ankove për sakrificat që ke bërë, të cilat ishin detyra të pushtetit të kohës, por asnjëherë nuk ua përmende mirësinë dhe bujarinë tënde, sepse shpirtinadhësia dhe humanizmi Jot ishin në përmasat e hyjnores.
Ndue Cara – Lajmi i mortiit
Në këto momente që unë po hedh në letër, jo thjesht ndjenjat e mia për Ty, por vetëm thelbin e atyre që kanë folur e shkruar të gjithë miqtë, kolegët, shokët, dashamirësit e panumërueshëm, më pushtoi një ndjenjë dashurie, respekti dhe krenarie për Ty, i shtrenjti vëlla. E pa dystfim, si vlera më e madhe dhe e pakundërshtueshme, janë këto vlerësime. Për të gjithë këta njerëz të mrekullueshëm, në emrin tim dhe të gjithë familjes sonë të madhe, u shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë të përjetshme.
Jeta jote më kalon nga magnetotruri im si një dokumentar, që përmbledh gjithë jetën dhe karrierën tënde. Ti ishe njeriu i mirë për të gjithë ata që të kanë njohur si nxënës e student, për kolegët si mjek, për kontributin si drejtues i shëndetësisë dhe i pushtetit vendor kudo që ke punuar.
Ndue Cara nuk bënte thjesht punën e një mjeku apo të një drejtuesi. Ai shkonte përtej punës së zakonshme dhe rutinës së përditshme, sepse ai ishte me vizion dhe si misionar ia kushtoi gjithë jetën shëndetit dhe përmirësimit të jetës së popullit në rrethin e Pukës.
Sa herë takohem me shokë dhe miqtë tanë të përbashkët më mbushin me kujtime dhe vlerësime të pafundme e mbresëlënëse. Ata nuk të harrojnë dhe të kujtojnë me mall e dhimbje të pashuar, ashtu siç ishe mes tyre dhe nesh: “Njeriu i mirë e me zemër të madhe, i dashur e fialëpaktë, i thjeshtë dhe sakrifikues pa asnjë interes, gjithmonë përbashkues dhe asnjëherë ndarës“.
Do të na mungosh shumë, vëllai im i dashur, të gjithë familjes sonë, shokëve, miqve, kolegëve e, padyshim, pacientëve që u shërbeve deri në frymën e fundit. Lamtumirë, vëllai im i shtrenjtë dhe Zoti, që e besoje dhe e respektoje, qoftë ine ty!
FRAN ZEF CARA (05.06.1951-)
Mësues, drejtues në arsim, studiues. Lindi në Dom të ish-lokalitetit Gjegjan. Arsimin e mesëm të përgjithshëm e kreu në shkollën e mesme “Migjeni”, Pukë (1971) dhe studimet e larta në Fakultetin e Histori-Filologjisë pranë UT (1976). Po këtu kryen specializimin pasuniversitar me shkëputje nga puna, për psikologji dhe pedagogji (1984-85).
Ka punuar mësues në shkollën 8-vjeçare dhe të mesme bujqësore “Bardhok Jaku”, Gjegjan (1975-78), përgjegjës i shtëpisë së kulturës Gjegjan dhe njëherazi mësues i jashtëm në shkollën e mesme bujqësore (1978-81), drejtor i shkollës 8-vjeçare Qafë-Mali (1981- 84), mësues në shkollën e mesme Fushë-Arrëz (1985-88), inspektor arsimi në rrethin e Pukës (1988-91), mësues në shkollën e mesme të përgjithshme Pukë (1991-98), mësues në shkollat e mesme të bashkuara Zall-Bastar e Shëngjergj, Tiranë (2015-2016), mësues në shkollën e mesme jopublike “Flabina-Skënderbej”, Tiranë (2018- 2020).
Ka botuar një sërë artikujsh publicistikë në gazeta lokale e qëndrore, si: “Mësuesi”, “Gazeta Shqiptare”, “Zëri i popullit”, “Koha jonë”, “Puka” etj. Është redaktor, korrektor dhe recensent i disa librave artistikë dhe monografikë. Ka qenë bashkëpunëtor nga rrethet për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985), është në grupin e redaktorëve dhe ka hartuar mbi 100 zëra në “Fjalorin Enciklopedik të Mirditës” FEM.
Është vlerësuar me medaljen e Punës në ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë-Fier (1968), me urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit të Tretë (1988), gnimin “Ndrec Ndue Gjoka” nga Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” (2023) dhe “Mirënjohje” nga Shoqata Kulturore e Mësuesve të Pukës në Tiranë (SHKMPT) (2026).











