Fillet e islamizimit të dhunshëm në Luginë (At Pjetër Bogdani) dhe Liria nga “ISIS-lamizmi”

0
259
Skënder Jashari

Gjithënjë e më shqetësuese është duke u bërë radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi islamik, i cili edhe në ditët e sotme është duke u përdorur si vegël e agjenturave armiqësore kundër Interesave Kombëtare Shqiptare si dhe njëkohësisht edhe kundër Aleatëve të vendit tonë.

Hapur dhe shpesh e deklarojnë hoxhallarët, që “islami është sistem jete,…” që “rregullon sesi të sjellen në çdo rast besimtarët e kësaj feje” etj. Gjithashtu edhe studiuesit e huaj e theksojnë që Kurani dhe Islami kanë bëjnë më shumë me rendin social dhe ligjin sesa me ritet fetare dhe mitet.[1] Historikisht, është faktuar, që e vetmja fe, që ka arritur të asimiloj, arabizoj në kohën e Perandorisë Arabe, e njejtë pastaj të asimiloj dhe turqizojë në kohën e Perandorisë Osmane ishte islamizmi.

Me imponimin e Islamit nga Perandoria Arabe, filloi edhe shpërndarja e fiseve arabe, të cilat migruan dhe u vendosën në regjione të ndryshme duke përfshirë edhe Levantin,[2] Mesopotaminë,[3] Egjiptin,[4] Sudanin,[5] Magrebin[6] dhe Khuzestanin,[7] e të cilat kanë ndikuar në ndryshimin e demografisë dhe kanë çuar në rritjen e numrit të popullatës arabe.[8] Madje duke luajtur rolë të rëndësishëm në asimilimin dhe arabizimin etnik, kulturor, gjuhësor dhe gjenetik të Levantit dhe Afrikës Veriore.[9] E njejta gjë ndodhi edhe në kohën e Perandorisë Osmane, fatkeqësisht edhe në Trojet tona.

Prandaj shohim që tentojnë që çdo gjë ta arabizojnë dhe turqizojnë përmes islamizimit. Duke filluar nga pamja( veshjet dhe dukja), sjelljet dhe fjalori( gjuha), bindjet politike-sociale-ekonomike etj, për të vazhduar pastaj me ndryshime të tjera shoqërore, juridike, politike, kulturore etj. Prandaj sa më ndikues të jenë islamizmi në Trojet tona, aq më pak Shqiptar do jenë Shqiptarët.

Pushtimi Osman në Luginë të Preshevës, kishte ardhur në fazat e para të pushtimit të Trojeve Shqipëtare. Madje dokumentarisht faktohet që Perandoria Osmane, kishte vendosur garnizonin Osman në Sopot, për të siguruar kanalin rrugor Morava-Vardar. Brenda garnizonit Osman në vitin 1410 ndërtohet xhamia e parë në Trojet Shqipëtare( disa shqipfolës dhe pseudohistorian, tentojnë të kopjojnë me porosi historiografinë ruso-serbe, që tentojnë këtë xhami ta bartin për vite para pushtimit Osman- për gjoja të argumentojnë ardhjen e islamit para pushtimit osman). Xhami tjera nuk kishte në Luginë të Preshevës deri në vitet 1735.

Por edhe fakti mbresëlënës, që nëpër Luginë të Preshevës, ishte Gjergj Kastrioti dhe 300 arbërorët, që u Rikthyen për të Ngritur Arbërinë. Edhe sot, Lugina e Preshevës do duhej të bëhej simboli i parë, që do kërkoj Liri nga Robëria Isislamike, pas të cilës do bashkohen gjitha Trojet tona në këtë iniciativë.

Shqipëtarët e Luginës së Preshevës nuk u konvertuan me dhunë në fillim të pushtimit Osman, konvertimi i dhunshëm filloi pas dështimit të Kryengritjes antiosmane të vitit 1689. Konvertimet e interesit ishin evidente edhe në Luginë të Preshevës para vitit 1689.

Lidhja e Shenjtë u formu më 1684, mes Austrisë, Polonisë, Venedikut, Maltës e pas dy vitesh hyri edhe Rusia. Aleanca e Shenjtë, filloi veprimet ushtarake anti-osmane më 1686, ku ushtritë austirake zgjeruan territorin kundër Osmanëve, në Bosnje, Bullgari, njejtë bënë edhe Venecianët si në Dalmaci ashtu edhe në More. Derisa popujt e Gadishullit Ilirik( kryesuar nga Shqipëtarët, pastaj bullgarët, serbët, grekët etj), nxiteshin nga Perandori Austriak, për kryengritje antiosmane, e komanduar nga At Pjetër Bogdani.

Kalvari i parë i Luginës së Preshevës (Karadakut), ishte Kryengritja anti-osmane e vitit 1689. Ushtritë Austriake depërtuan deri në Shkup, pra përmes Luginës së Preshevës, ku Shqipëtarët i bashkoheshin masivisht kryengritjes anti-osmane( sa që deri më sot, janë përcjellur gojdhana e deri këngë lufte për luftën e tillë). Njejtë edhe Shqipëtarët e Kosovës, iu bashkuan ushtrive austriake. Fatkeqësia ndodhi në Grykën e Kaçanikut, përmes së cilës pritej bashkimi i Ushtrive Austriake, të asaj që çliroi Kosovën, me atë që kishte çliruar përmes Luginës së Preshevës për në Shkup, prej nga do vazhdonin çlirimin e Selanikut e tutje. Dështimi i Betejës për marrjen e Grykës së Kaçanikut, bëri që të dështonte e gjithë Kryengritja anti-osmane dhe Lufta anti-osmane e udhëhequr nga Austria.

Me janar 1690, pra me dështimin e Luftës Austriake kundër Osmanëve dhe në të njejtën kohë dështimin e kryengritjes sidomos Shqipëtare kundër osmanëve, filloi kalvari i tmerrshëm për Kombin Shqipëtar. Prej qershor 1453, kur Perandoria Osmane kishte lidhur aleancë me Patrikanën e Stambollit (Kishën Ortodokse greko-sllave), vetëm Shqipëtarët u akuzuan për Kryengritjen anti-osmane të 1689. Represioni brutal i pushtuesit osmane në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit, u vu në veprim. Shqipëtarët e Luginës së Preshevës që deri në këtë periudhë ishin pothuajsë % për % katolik, u detyruan të iknin: ose maleve të Karadakut, ose për në drejtim të Vojvodinës (tokës së Austrisë).

Pushteti Osman në hakmarrje spastroi etnikisht dhe kreu xhihad mbi Shqipëtarët edhe të kësaj treve, e në vend të tyre vendosën sllav apo edhe më pas ( pas viteve 1705) edhe shqipëtar të muslimanizuar-këto ende tregohen me frikë nga gojdhanat e popullit të kësaj ane. Në vitet 1690-1735, në Luginë të Preshevës, hapësira e ultësirës kishte pësu ndryshim të tmerrshëm etno-teologjik, më nuk kishte katolik. U zhdukën fshatra të shumta Shqipëtare të rrafshit të Luginës së Preshevës, duke përfshirë edhe Rahovicën, e kryesisht fshatrat që ndodheshin në fusha. Madje gojtaria e popullit ka përcjellur edhe:” sollën Shqipëtarët musliman nga ana e Shkodrës derisa atje bëhej kryengritje anti-osmane, pushtuesit Osman i ofronin faljen e jetës së familjeve të kryengritsëve dhe vendosjen edhe në Luginë të Preshevës, si familje muslimane”.

Në shumicën e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, mund të thonë që origjina e tyre është nga Malësia e mbi Shkodrës, e që lidhet me shpërnguljen e viteve 1690-1735, mirëpo nëse rrëmon më thellë do shohësh që një pjesë e tyre realisht janë vendas, por që pushteti serb i pas viteve 1912 dhe hoxhallarët e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene ia imponuan një vetëquajtje të tillë për nga origjina. Zhvendosja e dhunshme nga një vendbanim Shqipëtar, në vendbanimin tjetër Shqipëtar, ishte taktikë ushtarake me të cilën pushtuesit Osman arrinin t’i tjetërsonin fetarisht Shqipëtarët, sa që psikologjikisht edhe sot e vërejmë që :”Shqipëtarët turpërohen për një të keqe vetëm para atyre që njihen e jo edhe para atyre që nuk i njohin.”.

Historiografia serbe e quajti këtë gjoja ikja e serbëve, por në fakt nga Lugina e Preshevës vetëm Shqipëtarë kishte dhe vetëm të tillët u detyruan të iknin. Emrat edhe të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës ishin të shumtë të tipit bizantin, të cilët më pas u përvetësuan si emra gjoja sllav e bullgar.

Kisha katolike përpjekej në forma të ndryshme për mbrojtjen e besimtarëve të saj, por asnjëra nuk dha rezultat. Madje disa raste Kisha katolike i vuri në mes dy zjarresh Shqipëtarët, duke kërkuar që të bëjnë ç’të jenë e mundur, që të ruajnë identitetin fetar katolik, ose në të kundërtën shkishërohen. Shumë Shqipëtar në këtë periudhë u bënë “shkije” u shkishëruan edhe në Luginë të Preshevës.

Tjetërsimi fetar i ngjarë sidomos në vitet 1690-1735) i parapriu tjetërsimit kombëtar të Shqipëtarëve. Në këtë periudhë mund të flasim për islamizimin e rrafshit të Luginës së Preshevës dhe mbetjen tërësisht të krishter katolik të malësisë së Karadakut të Luginës së Preshevës. Në vitet 1836-1908, në mënyrë të vazhdueshme ndodhi gjenocidi Osman kundër Shqipëtarëve në Karadak dhe në rrafshin e Luginës. Për fat sot, kujton Kombi yn, vetëm rastin e Martirëve të Karadakut( Stubllës), por Shqipëtarët katolik të Karadakut të Luginës së Preshevës, nuk e patën fatin të kishin prijësin fetar pas vitit 1705( Kuvendit të Arbërit), gjë që askush nuk ishte zë i tyre. Kjo periudhë njihej si periudhë e “trashjes së zullumit osman”, gjegjësisht në ndërdije të parëve tonë, identifikohet si Kalvari i dytë i Luginës së Preshevës( Karadakut).

Si përfundim, Lugina e Preshevës edhe pse kishte një rrol vendimtar në Kryengritjen anti-osmane të vitit 1690, ky vit njihet si viti i shkëputjes së të kaluarës tonë mijëravjeçare nga Europa dhe lidhja me islamin, të keqën që do e bartim në supe vazhdimisht deri më sot. Natyrisht sot jemi para një udhëkryqi, të Rilindjes dhe Shpëtimit të Kombit tonë, apo të pranimit të islamizmit si fe, kulturë, traditë, identitet dhe rend-sistem, e që në atë rast do zhduket qenia jonë Kombëtare, Kulturore, Gjuhësore, Etnike, Politike etj, siç janë zhdukur qindër etni, kombe, kultura, tradita jo arabe në territoret e “arabëve.”

Më: 06.12.2023

Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] “Islamic Mythology”. The Oxford Companion to World Mythology. David Leeming, Oxford University Press, 2005, faqe 207–211.

[2]Like Fish in the Sea: The Lebanese Diaspora in Côte D’Ivoire, Ca. 1925-1990, Henry Christian Bierwirth, University of Wisconsin—Madison, 1994, faqe 42.

[3] Mohammadan Dyn:Orientalism V 2, Stanley Lane-Pool, Routledge, 2014, faqe 109.

[4] History and Development of the Arabic Language, Muhammad al-Sharkawi, Taylor & Francis, 2016, faqe 180.

[5] Sudan (Republic of Sudan) Country Study Guide Volume 1, Strategic Information and Developments, IBP Inc, Lulu.com, 2017, faqe 33.

[6] The Mediterranean World: From the Fall of Rome to the Rise of Napoleon, Monique O’Connell, Eric R. Dursteler, JHU Press, 2016, faqe 52.

[7] Social Theory and Regional Studies in the Global Age, Saïd Amir Arjomand, SUNY Press, 2014, faqe 411.

[8] The Muslim Diaspora (Volume 1, 570-1500): A Comprehensive Chronology of the Spread of Islam in Asia, Africa, Europe and the Americas, Everett Jr. Jenkins, McFarland, 2015, faqe 205.

[9] “Genetic Evidence for the Expansion of Arabian Tribes into the Southern Levant and North Africa, Almut Nebel, American Journal of Human Genetics, 2002, 70 (6): 1594–1596.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.