“Kolaboracionistët” si Ramiz Hoxha ishin më atdhetarë se Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Fatmir Lima e Rexhep Selimi

0
17

Foto kryesore: Ahmet Rrahmani si dëshmitar

Sinan Kastrati
Sinan Kastrati

”I gjallë nëse jam, Shaban Polluzhën kam me e nxjerr më atdhetar e hero se Fadil Hoxhën” (Profesor Muhamet Pirraku (1944-2014), historian nga Drenica

Edhe dy, tri fjalë për dëshmitarin e rrejshëm Demush Lacin- Krasniqin nga Drenoci i Malishevës

Vazhdon nga numri i kaluar ”Demush Krasniqi, dëshmitar, bedel apo rrotel, po rren sa je i madh“, publikuar më 23 Shtator 2024

Për lexuesin e painformuar:

Në Drenoc (Vll. Drenofc) shumica e familjeve janë me fis Krasniq por ka edhe të fisit Morinë. Është fshati më i madh i komunës së Malishevës dhe ka disa mahallë.

Të fisit Krasniq janë këngëtarët e njohur për këngë të trimërisë, Salih, Feriz e Ali Krasniqi, Ali Paci, atdhetari Vesel Krasniqi (i mahallës së Kapllanëve), Mulla Osmani, Demushi, djali i mulla Osmanit, i Kapllanëve. I Drenocit është edhe Vesel Krasniqi, ish Sekretar i Sekratar. të Punëve të Brendshme në Prizren, njeriu zëmadh për të keq si dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci … Po edhe Demush Krasniqi, ish “polici ushtarak” e tash, dëshmitar i rrejshëm, kusheri I Veselit është nga Drenoci.

Një letër e shkruar me dorë në emër të UÇK-së, i ishte lënë Ramiz Hoxhës në trup apo xhep., 2 tetor 1998.

Demush, ti je si Vesel UDBASHI, burri i mësueses Zelihe dhe është mirë mos me e lënë Veselin vetëm se edhe ai mërzitet, është prej mishit e ashtit, sikurse ti që ke gjak, mish e asht po i del në krah Hashimit.

Qe pse Demushi është dëshmitar i rrejshëm.

Demushi tha si dëshmitar në Hagë:

“Fëmijëve që lindin ua vëmë emrin e Thaçit në Kosovë, jemi krenarë”.

Ndoshta Demushi ndonjë fëmiut të vetë ia ka lënë emrin “Hashim” por jam i sigurt se asnjë prind as familjarë të Demushit nuk do ta pagëzonin djalin me emrin “Hashim”, “Hajdar” etj.

Përveç presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan (february 1954), askush tjetër nuk e pëlqen emrin “Hashim”.

Demushi tha edhe këte: “Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Hashim Thaçin s’e kemi parë atë ditë”

Ramiz Hoxha

Demush, po ta përsëris:

Skender Hoti nga Carralluka, Demush Laci- Krasniqi nga (Drenoci) Vll. Drenofci, Fehmi Kryeziu nga katundi Bubavec dhe Shefqet Mazreku nga Malisheva e keni pritur deri sa ka dalur Jakupi e Ceni nga zyra amerikane ku bisedonin me z. Shaun Byrnes. Gjatë kohës sa ishin në bisedë, Jakupi e Ceni, Skënder Hoti (ndoshta edhe ti) keni hyrë në zyrë dhe i keni thënë Jakupit e Cenit, po ju pret një ushtarak i madh në kundërshti me çdo normë, sjellje e rregull njerëzore.

  1. Shaun Byrnes, iu ka lutur që të pritni jashtë, derisa ta keryejmë bisedën.

Zyra Amerikane ishte vendosur në shtëpinë e Isuf Paqarizit, nga Dragobili, djalit të Zekë Shaqës i cili punonte në Francë, tash i ndjerë, familje besnike, bujare e bukëdhënëse.

Pse Demush “nuk e paske parë ti Hashimin“?

Në njërën nga makinat i ka pritur ”Gjarpëri”, ”Sabit Geci”, Hashim Thaçi i cili pasi i ka “intervistua”, iu ka lidhur duart e në krye iu qit thas najlloni që të mos shohin.

Për fyerje – dy muaj burg, Rilindja, 1 nëntor (1986)

Demush, burrat flasin të vërtetën. Burrat e fortë falin edhe gjakun.
Ti Demush Laci je i ligë. Kjo është ndërgjegja jote.
Të jesh i sigurtë se ty Hashimi nuk të beson e aq më pak Haga të besua.

Ndryshe nga dëshmitari Demush Laci- Krasniqi i Drenocit, i cili nuk e tregoi të vërtetën, dëshmitari tjetër, Ahmet Rrahmani nga katundi Bubël tha shumë të vërteta në Hagë.

Katundi Bubël e Drenoc, nuk janë larg katundit Turjakë. Me Bublin na ndajnë Livadhet e Poshtme dhe dushkajat ”Llazet e Bublit” e na lidh, lumi Mirusha. Një vrap kali larg Turjakës është Bubli ndërsa Drenoci, diçka më larg, ndoshta 35-40 min. këmbë deri në mahallën e Lacajve, në Drenoc.

Isni Kilaj, Ahmet Rrahmani, Hashim Thaçi dhe një tjetër, nuk e njoh në odën e Ahmet Rrahmanit në Bubël (2017?)

Ahmet Rrahmani

Ahmeti foli si burrat. Tha se e njeh Fetahin (Fetah Ruadajn nga Rudi) dhe ka dëgjua edhe për Ramiz Hoxhën e Bellanicës (e Selman Binishin nga Baja).

Por ajo që deri tash nuk e kisha dëgjua, ata që u burgosën e …u vranë nuk ishin koloboracionistë”, tha Ahmet Rrahmani.

Dëshmitari flet për persona të ndaluar nga UÇK-ja disa prej të cilëve ishin gjetur të vdekur, e që janë quajtur kolaboracionistë

”Në një deklaratë të mëhershme për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), dëshmitari kishte folur për një roje pylli në Komunën e Klinës, që ishte vrarë me pretekstin se ishte kolaboracionist. Rrahmanaj tha se ky person e kishte emrin Avdyl Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fadil e Enver Hoxha, djemtë e Ramiz Hoxhës dhe Sinan Kastrati (në mes) në Restaranin ”Mani” në Malishevë (2016)

Për mua nuk ka qenë kolaboracionist, për arsye se e kam njoftë personalisht, por ndoshta për arsye që ushtronte funksionin e rojtarit të malit në atë kohë, ku ishte i vetmi dhe nga të rrallët i punësuar pranë autoriteteve të dhunshme të asaj kohe të Serbisë”, tha dëshmitari.

Rrahmanaj po ashtu tha se nuk e di kohën se kur është vrarë ky person, por mendohet nga fundi i ‘98-ës ose fillimi i ‘99-ës. Ndërsa se kush e ka vrarë Gashin, dëshmitari tha se nuk ka njohuri.

Ai deklaroi se një person me emrin Fetah Rudi e njihte dhe se ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), aktivitet të cilin e ka ushtruar para, gjatë dhe pas luftës.

Ai shtoi se 90 % të ushtarëve të UÇK-së, kanë qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Dëshmitari tha se ka dijeni se Rudi ishte ndaluar nga UÇK-ja.

“Është periudha kur unë nuk kam qenë polic ushtarak, por me rrëfimin e Fetahut si mik, po. E kam ditur”, tha Rrahmanaj, duke shtuar se një gjë të tillë ai ia kishte thënë në korrik të 1999-ës kur dëshmitari kishte ardhur në Kosovë.

“Fetah Rudi më ka treguar se pas një problemi që ka ndodhur në mes disa ushtarëve të UÇK-së, Fetahun e kanë shoqëruar dhe arrestuar. Dyshimet e tij janë që për shkak të aktivitetit të tij politik për arsye se ai bënte lëvizje në atë kohë edhe pse ishte ushtar i UÇK-së, ai udhëtonte drejt Prishtinës për të qenë pjesë e mbledhjeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha dëshmitari.

Pas arrestimit, Rrahmanaj tha se Rudin e kanë dërguar në fshatin Bubël.

“Një shtëpi aty ku kanë qenë si Shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është mbajtë në njërën nga banjat aty të shtëpisë”, tha dëshmitari.

Rrahmanaj theksoi se Rudi ishte arrestuar së bashku me një kushëri të dëshmitarit, i cili ishte akuzuar për vjedhje. Sipas tij, Fetah Rudi i ka thënë atij që e kanë dërguar në një gjyq ushtarak, e pastaj e kanë lënë të lirë.

Katundi Turjakë, Panorc, Rud dhe Bubli arat, fushat, livadhet dhe malet i kanë të përbashkëta.

Ndërsa për një person të quajtur Ramiz Hoxha, dëshmitari kishte thënë për ZPS-në që është quajtur si kolaboracionist serb, i cili është vrarë edhe pse nuk ka qenë kolaboracionist.

“Pas një kërkesë të fshatarëve të fshatit Bellanicë që të dalin t’i mbledhin të korrat e vjeshtës, në atë kohë misrin dhe pasulin, po nuk ishin të lirë që të kryenin këtë aktivitet për arsye se policia serbe ishin shumë afër fshatit ku ishin arat me të mbjella. Ata morën vendim që të shkojnë të bisedojnë dhe t’i njoftojnë ushtrinë Serbe që do t’i kryejnë këto punë në arat e tyre. Pasi kanë ngjarë këto bisedime dhe kanë fillu t’i mbjellin të korrat e vjeshtës, është marrë Ramiz Hoxha”, tha dëshmitari.

Sipas Rrahmanajt, Hoxha e ka luajtur rolin e përkthyesit të banorëve të fshatit pasi që kishte jetuar në Slloveni dhe kishte njohuri të gjuhës serbe.

Sipas tij, këtë gjë ia kishin konfirmuar dëshmitarët, banorët e fshatit, vëllai i Hoxhës dhe djali i tij. Tha se Ramiz Hoxhën e kanë marrë nga xhamia.

“Thuhet se ata kanë shkuar në xhaminë e fshatit ku ai ka qenë duke kryer ritualin ditor dhe kanë kërkuar hoxhën e fshatit dhe Ramizi del aty dhe thotë që unë kam qenë përkthyesi në atë takim dhe mundem t’ua shpjegojë. Ramiz Hoxhës i kanë thënë që duhet të vish me ne. Flitet që ka kërku edhe vëllai i tij që të shkojë me atë, pro ata i kanë thënë që ti nuk mundesh”, tha dëshmitari, duke shtuar se kjo xhami gjendet në fshatin e Ramiz Hoxhës.

Ai tutje shtoi se thuhet që Ramiz Hoxhën e kanë futur në bagazhin e makinës dhe kur ka kërkuar vëllai i tij që të shkojë më atë, anëtarët e UÇK-së i kanë thënë që nuk ka vend për atë.

Dëshmitari tha se për makinën flitet që ka qenë e UÇK-së, por që nuk dihet me saktësi për shkak se sipas tij njerëzit kanë qenë të maskuar.

Po ashtu, Rrahmanaj tha se në bagazh të makinës ka qenë edhe një person tjetër, i cili është gjetur i vdekur bashkë me Ramiz Hoxhën.

“Ishte edhe një tjetër njeri në të dhe ai është gjetur i vdekur bashkë me Ramizin”, tha dëshmitari, duke shtuar se ky person ishte Selman Binishi.

Dëshmitari deklaroi se pas 10 minutave këta persona janë gjetur të vdekur një apo dy kilometra larg xhamisë. Ai thotë se trupat i gjeti djali i Ramizit dhe një bashkëfshatar i tij.

“Thuhet se i kanë gjetur në çastet e fundit”, tha dëshmitari, duke shtuar se Ramiz Hoxha nuk ishte kolaboracionist.

(Pjesë nga dëshmia e A. Rr. Marrë nga disa portale).

Një letër e shkruar me dorë në emër të UÇK-së i ishte lënë Ramiz Hoxhës në trup apo xhep?

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletëekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’a pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në fletëekzekutimin që i ishte lënë në trup Ramiz Hoxhës, më 2 tetor 1998.

Ahmti, nuk e di a e ka dhënë dëshminë e plotë a jo por Ahmeti mirë e din edhe për arrestimin e burgosjen e Jakup Kastratit e Cen Deskut, po nga Hashim Thaci.

Te Ahmet Rrahmani, ishte Hashim Thaci e Isni Kilaj, ish kryetar I PDK-së e Kryetar i Kuvendit të Komunës së Malishevës, disa vite para se Hashimi të arrestohej.

Ahmeti në darkën kreshmore i ka thirrur edhe Jakup Kastratin e Cen Deskun.

Cen Desku ka shkua me makinë të vetën nga Malisheva në Turjakë e ka marrë Jakup Kastratin dhe bashkë, sikurse kur janë burgosur bashkë, kanë shkua te Hashimi, në shtëpinë e Ahmet Rrahmanit në Bubël.

Ahmeti i din edhe disa vrasje të tjera që kanë ndodhur jo larg katundit Bubël (Ajet Gashi e Nazif Bashota), në Bubavec dhe në Malin e Madh (Isa Kastrati, ish sekretar i Sekretar. për Punë të Brendshme në Prizren, pas Vesel Krasniqit)

Këto duhët ti din dhe është dahur ti thotë Ahmet Rahmani.

Jakupi e Ceni janë takua me Hashimin dhe me siguri janë pajtua. ”Plak” ka qenë Isni Kilaj.

Ceni, nuk po e flet të vërtetën. Edhe në një emision televiziv, kur u pyet a je takua me Hashimin, i bishtënoi përgjigjes se është takua dhe ka hëngër darë si në të ”Shtatat e Dovletit” ndërsa Jakupi po hesht.

Gjykata Komunale për Kundërvajtje e Malishevës, 10 nëntor (1986?)

Ramiz Hoxha (1935) punëtor nga fshati Bellanicë, këto ditë për fyerje u dënua me dy muaj burg.

Siq u informuam në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje të Malishevës, ky person para ca ditësh në fshtain e tij (Bellanicë) në praninë e shumë qytetarëve ka fyen rëndë organet udhëhqëse të shtetit, ato komunale si dhe LKJ-në, duke u shprehur në mënyrë të vrazhdët e banale.

Për veprën e bërë i njëjti u dërgua menjëherë për të vuajtur dënimin ”

  1. B. (Veli Byqtyqi)

Isni Kilaj, Ahmet Rrahmani, Hashim Thaçi dhe një tjetër, nuk e njoh në odën e Ahmet Rrahmanit në Bubël (2017?)

Jakupi e Ceni nuk kanë dashur të zbulohen.

Gjykata Komunale për Kundërvajtje e Malishevës, 10 nëntor 1986

Ramiz Hoxha (1935) punëtor nga fshati Bellanicë, këto ditë për fyerje u dënua me dy muaj burg.

Siq u informuam në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje të Malishevës, ky person para ca ditësh në fshtain e tij (Bellanicë) në praninë e shumë qytetarëve ka fyen rëndë organet udhëhqëse të shtetit, ato komunale si dhe LKJ-në, duke u shprehur në mënyrë të vrazhdët e banale.

Për veprën e bërë i njëjti u dërgua menjëherë për të vuajtur dënimin ”

  1. B. (Veli Byqtyqi)

Burimet

Dëshmitari: S’i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Thaçin s’e kemi parë atë ditë“, Reporteri, 23 Shtator 2024
https://reporteri.net/lajme/deshmitari-si-kemi-arrestuar-cen-deskun-dhe-jakup-kastratin-as-thacin-se-kemi-pare-ate-dite/#:~:text=Gjat%C3%AB%20d%C3%ABshmis%C3%AB%20s%C3%AB%20tij%20n%C3%AB%20Hag%C3%AB,%20d%C3%ABshmitari%20Demush%20Krasniqi%20se

Demush Krasniqi i përshëndeti krerët e UÇK-së në seancë, prokuroria e kundërshton: Kush ta kërkoi?“, 23 shtator 2024
https://www.epokaere.com/demush-krasniqi-i-pershendeti-kreret-e-uck-se-ne-seance-prokuroria-e-kundershton-kush-ta-kerkoi/#:~:text=D%C3%ABshmitari%20Demush%20Krasniqi%20me%20t%C3%AB%20hyr%C3%AB%20n%C3%AB%20seanc%C3%ABn%20e%20Speciales,

Erdhën dy vetura”: Demush Krasniqi tregon si ushtarët e UÇK-së e ndaluan Cen Deskun”
https://nacionale.com/drejtesi/ishte-atyre-kur-vetura-e-mori-cen-deskun-demush-krasniqi-ishte-pjese-e-policise-ushtarake-ne-uck#:~:text=D%C3%ABshmitari%20i%20radh%C3%ABs%20n%C3%AB%20rastin%20e%20krer%C3%ABve%20t%C3%AB%20U%C3%87K-s%C3%AB%20n%C3%AB

Përfundon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët për sot“, 23 Shtator, 2024 Përditesimi i fundit: 23 Shtator, 2024
https://rtv21.tv/krasniqi-femijeve-qe-lindin-ua-veme-emrin-e-thacit-ne-kosove-jemi-krenare/

Nga arrestimi i Fetah Rudit tek vrasja e Ramiz Hoxhës e Selman Binishit, Rrahmanaj jep dëshminë e tij në Hagë“, 30 shtator 2024
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/2237805/ahmet-rrahmanaj-deshmitari-i-93-te-i-speciales-zps-do-te-flas-per-persona-te-ndaluar-ne-malisheve/

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 1 tetor 2024
sinankastrati09@hotmail.com

 

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.