Shkruan: Isak A H M E T I
I. Kohë më parë autori tashmë i njohur në letrat shqipe Tefik Ajvazi-Mjaku, ka publikuar veprën e tij më te re me titull: LIRIKA POPULLORE E TREVËS SË FERIZAJT, Prishtinë, 2022, fq. 257 (Kryeredaktor: Mr. Avdi Demiri, redaktor: Sabit Jaha, recensues: Hasan Vladi, prof. dhe Avdi Zenuni, prof, konsulente Gjyla Metushi Ajvazi dhe lektor: Mr. Xhevat Emërllahu.
II. PAK BIOGRAFI PËR AUTORIN
Tefik Fetah Ajvazi-Mjaku u lind me 1943, në Smirë të Vitisë. Shkollën fillore ai e ka mbaruar në vendlindje dhe në Goshicë, kurse Shkollën normale “Zef Lush Marku” në Shkup. Studimet në Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i ka kryer në Universitetin e Prishtinës. Pas studimeve ka punuar si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në gjimnazin e Ferizajt, ndërsa nga viti 1974 emërohet këshilltar pedagogjik në Entin Rajonal për Përparimin e Arsimit e të Edukimit në Ferizaj për 26 vite, deri në vitin 2000.
Nga tetori i vitit 2002, ka punuar si profesor në gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ku ka punuar deri në pension, me 1.06.2008.
Vlen të theksohet se ky autor deti më tash ka botuar katër monografi që janë:
1. VATRAT E SHUARA ARBËRORE, 2014 (monografi për fshatin Mjak),
2. MBARËSITË E ZHVILLIMIT TË ARSIMIT NË TREVËN E FERIZAJT (1941-1999, 2017),
3. MUHARREM METUSHI-BALA MISIONAR SHEMBULLOR I ARSIMIT KOSOVAR, 2019, dhe
4. LIRIKA POPULLORE E TREVËS SË FERIZAJT, 2022.
III. LIRIKA POPULLORE
e trevës së Ferjzajt
(2022)
Edhe kjo monografi, si tri të parat, për të cilat kam shkruar edhe unë, dëshmon për një autor që ka kulturë të mirëfilltë shkrimi, seriozitet dhe përkushim në shkrime. Shquhet për akribi shkencore dhe publicistike në letrat shqipe.
Ky libër, të cilin po ia paraqesim lexuesve, studiuesve dhe opinionit, është ndarë në tri pjesë:
PJESA E PARË
Këngë të motmotit,
Shahë Imeri Islami, këngëtare
Kaptina I
Këngë kushtuar punës
Këngë për bletën
Kaptina II
Këngë të fëmijëve
1. Këngë kushtuar fenomeneve të natyrës
2. Shpendët dhe shtazët objekt i këngëve të fëmijëve
3. Këngë kushtuar shtazëve shtëpiake
4. Këngë të vajzave të Anës së Bjeshkës
5. Fëmijët iu këndojnë njerëzve dhe rrethit të tyre
6. Fëmijët kundër martesave me interes
7. Këngë për LNÇ-në
8. Këngë të numërimit ndër fëmijë
PJESA E DYTË
Këngë të lindjes
Ninulla
Kaptina III
Këngë të martesës
Këngë të parafejesës
Këngë të fejesës kushtuar mësitit
Këngë në shtëpinë e vajzës
Këngë para dasmës
Këngë dhe rite të kulaçit
Këngë në ceremonualin e dasmës
PJESA E TRETË
Këngë për dashurinë
Musli T. Bega, këngëtar
Moj e mira nër hije t’bagremit
Nazmi Xh. Hajdari, këngëtar
Dy të mirat ku po rrinë
Çika e nusja po shkojnë në krue
Kaptina IV
Këngë humoristike dhe satirike, Qahil Rexhepi
Këngë kapuçash
SHTOJCË
Këngë të ndryshme
Burime dhe literatura.
Në filim të librit e kemi shkrimin përmbajtësor të autorit me titull:
DISA FJALË PËR LEXUESIN E NDERUAR
si dhe shkrimin :
NJË GUR NË THEMELET E STUDIMEVE PËR GJENERATAT E ARDHSHME të Avdi Zenunit.
Ky libër na sjell një mori lrikash popullore, me shumë vlera, nga treva e Ferjzajt, ato shquhen “me gjerësinë e motiveve, elasticitetin e gjuhës dhe stilin e dendur me trope e figura stilistike…” (fq. 14).
Vlen të teksohet në mënyrë të veçantë se autori i kësaj monografie me shumë dashuri e përkushtim i ka mbledhë këtë lirikë popullore nga këngëtarët më të njohur siç janë: Shaha Islami, Musli Bega, Nazmi Hajdari, Qahil Rexhepi etj., të cilët edhe i ka portretizuar me mjaft mjeshtëri përmes jetëshkrimit të tyre, duke na njohur me meritat dhe kontributin për ruajtjen dhe kultivimin e folklorit popullor të trevës së Ferizajt.
Kjo vepër është jo vetëm gur themeltar por edhe një kontribut i çmueshëm në fushën e studimeve të krijimtarisë lirike-lopullore nga treva e Ferjzajt. Prandaj shi për këtë sutorit i urojmë shëndet dhe suksese të reja!