RUGOVA: NUK FALIM TOKË KOSOVE

0
323
Presidenti Ibrahim Rugova

Nga: Binak MAXHARRAJ

Nga qeveria e Jugosllavisë më 1946, malazezi Millovan Gjillas një udheheqës i lartë jugosllav, së bashku me bashkëpuntorët ishte ngarkuar që të bëjë demilitimin e kufirit midis Malit të Zi dhe Kosovës. Shkuan në bjeshket e Çakorrit, ishte ditë vere vapë e madhe u ulën te pushojnë. Milovan Gjilasi ishte ulur mbi një gurë dhe po e sodiste bjeshkën se kah mund te vihej vija kufitare. Atje lartë në shkrepat e Çakorrit vrejti shumë shqiponja qe flutronin me shpejtësi te madhe për rreth e rrotull Çakorrit.

I thirri bashkëpunëtoret e vetë dhe ju tha: “shikone atje lartë ne maje te Çakorrit sa shumë shqiponja janë, ato nuk janë aty me dekada e shekuj. Shqiponjat janë simbole të shqiptarëve. Prandaj, vija kufitare duhet te jetë bash ne majat e Çakorrit“. Dhe ashtu u bë. Eksperetet qe ishin me te u ngjitën lartë dhe e demilituan vijën kufitare. Kjo vijë kufitare u shenua ne te gjitha hartat, edhe ne ato ushtarake,ne te gjitha librat shkollore, ishte vija e pranuar edhe ndërkombëtarisht.

Këtë vijë kufitare në Çakorr nuk e preku askush për gadi një shekull, anipse ne te kaluarën ishin bërë luftra nga kral Nikolla dhe Mark Milani për ta marrë Çakorrin, por kot kreshnikët e rugoves e mbronin më fanatizëm me gjakun e tyre.

Por tashti pas çlirimit të Kosovës nga vetë shqiptaret i futën hilet për Çakorrin. Filloi te flitej për një vijë te re të kufirit. Rugovasit ishin te deshpruar. Ata i vizitoi edhe Presidenti Ibrahim Rugova. Rugova ne bisedën me rugovasit ishte i prerë:

Sa të jam gjallë jam shumë i vendosin se Çakorrin nuk e japim. Nuk falim tokë Kosove“.

Por Presidenti Ibrahim Rugova vdiq. Situat ndrysho për të keq,ne damë te Kosovës. U luajtën lojra te flliqeta nga lideret e Kosovës, bën çfarë bënë,e ndetyruan edhe Parlamentin e Kosoves qe te votoi vijën e re te demarkacionit ky kufiri me Malin e Zi zbritet për shtatë kilometra ne mbendësi te Kosovës deri ne Haxhaj. Kështu Malit te Zi iu fal, iu dha si ne tepsi Çakorri me vijën kufitare ku humbën 8200 hektar tokë.

Pra, ate se çfarë nuk mund e bënë as kralat e Malit të Zi e as Mark Milani me te bijet sespe qendresa e rugovasve ishte e fotë në mbrojtjën e Çakorroit te tyre nuk e jepnin më asnjë çmim, e bën vetë shqiptaret ia falen Malit te Zi Çakorrin.

Shkoi Çakorri se bashku me simbolet e shqiptarve Shqipanjat te cilat valeviteshin me shekuj rreth e përrrth Çakorrit. Mbetën andej andrrat dhe kujtimet e rugovasve, mbetën andej edhe varret e te parve rugovas, mbeten andej edhe krojet, sukat, livadhet dhe liqenet me ujë akull, etj.

Ja kështu është kjo histori makabre për humbjen e Çakorrit. Ky është marifeti i liderve shqiptar te cilet pa kurrfar zori ia falën Çakorrin Malit te Zi. Mbas historia një dita do ta tregoi te vertëtën.

Por kjo i shkon përshati asaj thënjës se popullit se”çka ta bënë i yti nuk ta benë askush tjetër.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.