NE FOKUS: DEPUTETET MJERANË, RRUGAÇA, GRINDAVECë TË PADINJITETSHËM

0
148
Kuvendi i Kosovës

Nga: Binak MAXHARRAJ

/Për shkak te sjelljeve te pahijshme te deputetëve të Parlamentit të Kosovës nuk po mund e kryejnë funksionin e vet/

I Madhit At Gjergj Fishta i cili në Parlamentin e Shqiperisë ne vitin 1923 pat deklaruar se: ”deputetët duhet të jnë burra e gra të ndershëm njerëz më virtyte të larta njerëzore, njerëz te beses e te fjalës. Për deputet duhet zgjedhur me të diturit, më te shkolluarit, të menqurit, më të kulturuarit dhe më te edukuarit. Në Parlament nuk zenë vend njërezit e pamoralshëm, njerëzit pisa, rrugaçë, sallahana, intrigash, spiuj, njerëz të sigurimeve të mshefta, pra, nuk duhet të zënë vrnd njerëz antikombëtar, etj”. Këshu pat thënë i Madhe Fishta rrafsh pra 100 vjetesh.

Pra, populli, votuesi për deputet duhet zgjedhë më te mirët, me te diturit, me te shkolluarit me te edukuarit.

Deputeti duhet të çojë në vend vërdiktin e popullit e jo të parrtive politike.

Kjo është bukuria e se mires më qenë deputet, me qenë i besës, i respektueshëm i cili e qon amanetin e popullit në vend.

Por si, cili është deputeti i Kosovë sot. Katastrofë, mjerim, skandaloz?!

Në Parlamentin e Kosovës në të gjitha ligjeslaturat ka pas dhe ka njerëz te ditur, të urtë por një pjesë e madhe janë militant të partive qe as emrin e tyre s’din mire me e shkru janë njerezë te pashkolluar dhe shumë te paedukuar, grindaveca, hajna rrugaça ku më shumë ndegjohën sharje, fyertje të njeri tjetrit, sespe secili mundohet me qenë më azgan, me bajraktar se sa tjetri qe ne të vërtëtë nuk janë askushi, ata me shumë piskasin se sa flasin.janë rebelues te vertet nuk njohin as rregullore, hyjnë dhe dalin ne salle kur të ju don qejfi, i zbatojnë vetem urdhërat e liderve te tyre partiak.

Në Parlamentin e Kosovës ka shumë inate dhe aspak mirësi, shtyrje brylash për interesa partiak e më pak asosh për interesa të qytetarve, kombetare etj. Deputetët e Kosovës mer shumë punojnë e veprojnë për interesa partiake, nuk i votojnë ligjet me interest e vendit e as ato nderkombetare çfarë e vejnë ne pytrej edh egzistencen e parlamentit.

Në Paralementin e Kosovës nuk janë raste te rralla kur deputeti edhe kontrabandohet, bëhet mall i cili shitet dhe plehet në tregun e partive politike e jo pse ky ose ai deputet paska cilesi me te mira, por thjeshtë e konsiderojn deputetin si një numër.

Deputetet e Parlamentit të Kosovës shumë here nuk janë ne funksion te mbrojtjës së kombit, nuk janë në mbrojtje të kufijve, te sovranitetit dhe integritetit te vendit por shkojnë kolektivisht në tradheti kombëtare. Këtë me se miri e tregon kur ata e votuan humbjen e Çakorit të cilët e bën tradhetin më te turpshëm në historin parlamentare të Kosovës,

Për shkak te sjelljeve te këtilla tde deputetev te papërgjgjeshëm, është ne pyetje edhe ekzistenca e vetë Parlamentit për shkak te këtyre kabadahive deputet qe i thonë vehtes dikush e nuk janë askushi, janë hiqa

Ky është deputeti i jonë më shumë mjeranë, rrugaçë, grindavecë, te pa dinjitetshëm, njerez qe se respektojnë asnje inmstitucionin e Parlamentit, as te qeveris e as te presidences por as se respektojn voten e popullit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.