“S’ka qytet e qytezë në Zvicër pa xhami për shqiptarët”: Robelli kundër xhamisë në St. Gallen

1
251
Enver Robelli

nga NACIONALE

Enver Robelli, gazetar nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër, ka komentuar një ngjarje që lidhet me diasporën shqiptare në konfederatën helvetike. Z. Robelli ka shkruar rreth projektit të xhamisë shqiptare në St. Gallen.

Në fakt, ai ka dalë kundër ndërtimit të saj, duke treguar edhe arsyen.

Nuk ka qytet dhe qytezë në Zvicër, ku nuk ka xhami për besimtarët shqiptarë. Pra, nuk ka mungesë të hapësirave për lutje. Megjithatë, në qytetin e St. Gallenit në Zvicrën Lindore, siç njofton platforma Albinfo.ch, komuniteti i atjeshëm paska prezantuar një projekt për ndërtimin edhe të një xhamie që, sipas nismëtarëve, pritet të kushtojë – 15 milionë franga.” – shkroi z. Robelli.

Tutje, z. Robelli është lëshuar edhe në matematikë, duke treguar se sa studentë do të mund të studionin me 15 milionë franga. Madje ai ka treguar edhe në cilën degë do të mund të studionin.

Me këto para do të mund të ndaheshin 1000 bursa nga 15 mijë frangë për student. Vetëm një shembull se si 15 milionë do të mund të investoheshin në përparimin arsimor dhe iluminimin e të rinjve të komunitetit shqiptar, jo pak prej të cilëve vazhdojnë të vegjetojnë në margjina të shoqërisë zvicerane, shpesh pa perspektivë dhe duke kryer punë të rënda e të paguara keq. Zoti do të ndihej më i adhuruar nëse me 15 milionë franga do të përkraheshin për t’u përgatitur si ekonomistë nja 150 të rinj shqiptarë apo më shumë. Afër vendit ku parashihet të ndërtohet xhamia është Universiteti i St. Gallenit (HSG), njëra prej shkollave më të mira të ekonomisë në botë, sipas gazetës së famshme britanike Financial Times.” – shkroi Robelli, postimi i të cilit është pëlqyer saktësisht nga 2 mijë e 600 persona.

1 KOMENT

  1. Si të komentohet kjo e zeze që po sillet verdallë mergatës tonë. Më kënd po bejnë gara kjo kastë antikombetare për të keqën që po i sjallin popullit tonë në Kosovë e mergatë. Grupet e tilla të manipuluara më qëllim antikombtare të lidhura më nenëtokën e errt sslavo-arabe për degradim të popullit shqiptar në Kosovë dhe mërgatë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.