Bashkohuni shqiptar kudo për atdheun
sot e kemi një çështje ende të pakryer
në Çamëri çamit po i kërcënohet qenia
Çamëria shqiptare s´rron më nën Greqi.
Ara, kjo poezi do vijë e lavdishme tek
ti, do vijë e ngarkuar me gjitha epokat
pyes, ai i duhet sot kjo poezi atdheut,
kryetrimit të luftërave dhe të paqes!
Çamët e dinë si zgjidhet çështja çame
dhe e dinë si lulëzon sot qenia kombit
liria bekimin e ka nga rilindësit tanë
nga dora atdheut dhe vigania e gjuhës.
Ky libër me Iliri dhe, pellazgë-iliri
ka fuqi të madhe të dijes e të guximit
fuqi të madhe të lëvizjes për bashkim
Ky libër është vëlla me librat e tjerë.
Trimi që do ti prij procesit kombëtar
vjen nga populli dhe Ekuacioni, Iliri
Atdheu ynë e di kë e ka Nënë dhe At,
kë e ka tokë, det, dhe prijës të kombit.
Atdhe Geci – Onhezmë, Dortmund, 2025