Kohë më parë kryetari i ASHAK e botoi një punim akademik, dhe do të fokusohem vetëm në fillimin e punimit që po e citoj:
”Të paktë janë ata nga bashkësia ndërkombëtare që arrijnë të kuptojnë se rreth 98% e kosovarëve janë popullsi myslimane, jo pse ata e zgjodhën myslimanizmin si besimç dhe bindje fetare të kohëve moderne, por nga një trashëgimi e kohëve të errëta të historisë”.
Ky artikull vjen me informatë të paverifikuar respektivisht të hamendësuar duke pohuar se 98% të Kosovarëve janë religjiozë mbi baza të Islamit.
Në Kosovë një ndër problemet qe e ngarkojnë jetën politike është mungesa e statistikave të sakta lidhur me pothuajse gjithçka relevante. Nuk dihet numri i banorëve, banesave, shtëpive, kompanive të biznisit, punësuarve, të papunësuarve, banorëve sipas etnisë dhe shumë informata të tjera relevante statistikore.
Njësoj është edhe mungesa e informatës lidhur me praktikuesit e religjioneve. Ligji për funksionimin e organizatave religjioze nuk është aprovuar nga asnjë qeveri deri sot. Mungesa e ligjit e vështirëson informatën statistikore mbi numrin e praktikuesve religjiozë.
Secila informatë që qarkullon nga cilido individ apo institucion lidhur me praktikuesit religjiozë është hamendësim, dhe nuk bazohet në informata të verifikuara.
Meqenëse nuk ka ligj për organizatat religjioze, këto funksionojnë në mënyre jo-ligjore dhe si të tilla nuk kanë përgjegjësi ligjore për asnjë veprimtari dhe informatë statistikore.
Ndërsa ASHAK është organizatë ligjore e cila ka përgjegjësi për informata dhe nëse informata nuk është e saktë, ASHAK është përgjegjëse ligjore.
Lidhur me numrin e praktikuesve religjiozë ka kritere të ndryshme, se kush konsiderohet si praktikues religjioz. Nëse e marrim si kriter kryerjen e ritualeve religjioze në faltoret religjioze atëhere mund të kemi një numër të përafërt të personave religjiozë.
Pjesëtarët e etnisë Serbe në Kosove janë afërsisht 130 mijë që menjëhere e zvoglon pohimin prej 98% të Kosovarëve të jenë muslimanë. Në Kosovë realisht ka edhe një shumicë e madhe e popullatës që nuk praktikon asnjë religjion.
Nëse e marrim kriter të të qenit religjioz kur një person tërësisht e organizon jetën e tij në baza religjioze, atëhere mund të konkludojmë se numri i njerëzve religjiozë është shumë i vogël.
Bashkësitë religjioze nuk raportojnë sa persona frekuentojnë në objektet e tyre religjioze, as nuk raportojnë sa puntorë religjioz punojnë në këto organizata, sepse nuk kanë baza ligjore për raportime, ndaj organeve shtetrore duke përfshi edhe ato statistikore.
Artikulli i akademikut fillon me mendimin se bashkësia ndërkombëtare nuk e kupton se “na” jemi 98% pjesëtar të një religjioni! Akademiku e sheh si të rëndësishme faktin se qka mendon dikush tjetër për neve, e jo çka mendojmë ne për vehten tonë!
Bashkësia ndërkombëtare apo “njerëzia” do të mendojnë për neve, atë çka mendojmë ne për vetvehten. Por akademiku dezinformoi vehten dhe të tjerët me numrin që vetëm ai e din ku e ka gjetë që 98% janë religjioz në Kosovë.
Me asnjë kriterium të njohur, në Kosovë numri i personave që praktikojnë cilindo religjion nuk mund të shkojë në më shumë se 10% totalisht.
Po të ishte Kosova me 98% të popullatës religjioze sigurisht që nuk do të votonin njerëzit që të ketë shtet sekular, por shtet religjioz me qeverisje religjioze, në rastin konkret, sipas mendimit të akademikut Kosova do të aplikonte shtetin Islamik sepse 98% do të votonin për shtet Islamik.
Artikullin në fjalë nuk e lexova kur e vërejta se fillimi i tij ishte me trillime dhe nuk deshta të e humbi edhe një minute, të kohës me lexue diqka që fillon me dezinformatë.
Jam adhurues i mendimit të lirë, por jo edhe i pohimeve që japin numra inekzistent sikur ky i akademikut.
Aprovimi i ligjit për funksionimin e organizatave religjioze do të ishte një përparësi dhe përfitim i madh për të gjithë personat religjiozë, si dhe në përgjithësi për tërë Kosovën.
Me këtë ligj personat religjiozë të cilës do feje, do të mund të organizohen dhe praktikojnë religjionin në baza ligjore, dhe do të diheshin saktësisht nevojat e tyre për objekte religjioze, dhe numri I praktikuesve religjioz..
Akademiku ua mohoi një pjese të qytetarve të Kosovës të jenë të pa fe, apo pjesëtar të cilit do religjion. Akademiku në shifren “2%” të qytetarve i futi shumicën absolute në Kosovë, që jetojnë jetën e tyre, të organizuar pa u bazuar në asnjë religjion.
Akademiku përhapi informata të rrejshme apo siq preferohet në media, ai përhapi fake news.
Besim Prishtina