“Bota serbe” fiksion në kokat e mykura te diktaturës në pushtetin e Serbisë

0
120
Flamuri - harta e Serbisë së madhe

Skënder MULLIQI

Levizja për “botën serbe”, është bërë fiksion në kokat e mykura të diktaturës në pushtetin e Serbisë. Është kjo ide fantazmagorike, një komb, një udhëheqës, një vullnet. Vuçiqi është bërë bari i mirë i tufës. Ka ngjallur iluzionet për një shtet të madh, që këto iluzione mund të zgjasin edhe pak. Ky mision serbomadh e shkatërrues për popujtë jo sllavë, do të demaskohet dhe shkatërrohet publikisht. Presidenti i Serbisë në këtë relacion, si zotues i “botës serbe” po sillet në mënyrë kaotike, nga frika së një ditë BE-ja do tia hudhë të gjitha të palarat në fytyrë.

Struktura e BE-së po e mbron Vuqiqin nga kolapsi përfundimtar, ku ai do të bëhëj sërish ai që është në të vërtetë: askush dhe asgjë. Duket së bota përëndimore po e mban në iluzon “vlerën e dobishme” të tij, për të mbaruar ndonjë punë të mirë. Por, është gadi e pamundur që një ish kriminel lufte të bën një katarsisë të tillë. Pakti mes Vuqiqit dhe BE-së, të cilat ende po funksionojnë, si roje të fatit të tij në politikë,tani janë vetëm pjesë e një biografie të pistë dhe të errët. Nuk është sekrete që në pushtetin e Serbisë janë idiotet e ndyerë dhe gjakëpirësit.Vuçiq, Dodik, Vulin, Sheshel, Nikoliq, Daçiq etj, janë bërë tufë mizash të cilët po nuhasin në bythën e Putinit.

Këto miza gletuese serbe, Putin po i shfrytëzon, që ta studijojnë mirë ndjesinë e nuhatjës të anatominë të bythës së tij, e hiq më shumë. Vuçiq, ky alien mblodhi rreth tij një grup mjaftë të madh njerëzish më biografi kriminale e terroriste, të cilët ai po i udhëheq në një aventurë të rrezikshme politike. Ideja për “botën serbe” është racizëm që ka kaluar çdo përmasë. Janë këto logjika aventureske mendore në kosmosin e Vuqiqit dhe klikës së tij. Vulin ishte ai që ka nxjerrë në publik këtë ide të çmendur, dhe e cila nga kush vjen nuk është befasi. Kjo ide do të mbetet e pa realizuar si strukturë e destopisë për “Botën ruso-serbe”.

Kjo është ajo që po synon Rusia për të dëpërtuar në tërësi në jetën politike të Serbisë, që edhe ashtu po e dominon. Kjo është një lojë e budallënjeve në pushtetin e Serbisë, të cilët po dëshirojnë më gjithëqka të emitojnë Millosheviqin. Për Rusinë Ballkani është vetëm një hapësirë për zgjerim të ndikimit, pikë qëndrore e dëshiruar e një krize lufte. Kjo Rusi dhe diktatori Putin janë të dobët, dhe mund të mbijetojnë vetëm nese nuk ndalojnë së luftuari.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.