Letër e hapur zonjës Alda Bardhyli
(Drejtoreshë e Qendrtes Kombëtare të Librit dhe Leximit QKLL)
Nga Sulejman Mato
Të degjova me kujdes, këto ditë në një intervistë televizive, te News 24, duke folur me pasion dhe pa marrë frymë për sukseset e një farë shtepie libri ku ju, çuditerisht, keni marrë për sipër të shpallni Poetin Laurat shqiptar, të klanit të përhershëm, pa pyetur askënd, pa konsultuar askënd nga shtypi letrar tashmë i konsoliduar, pa pyetur asnjë kritikë letrar me emër, asnjë akademik, asnjë poetë të shquar që për fat Shqipëria i ka të shumtë në numër.
Ju degjova duke dhene lajmin e bujshem, dhe u pataksa, kur mora vesh se ju se shpejti do beni nje shou, do percaktoni lauratin e poezise bashkekohore te Shqiperise dhe, me demek kete detyre te veshtire do t’ia besoni nje komisioni inkonjito…
Çfarë mjerimi, çfarë fyerje kolektive ndaj poetëve shqiptarë që një zonjë dhe disa mjeranë të përhershëm për rreth saj tua caktojnë shqiptarëve poetin numër një të tyre, të marrin fonde, të japin çmime shoqëruar edhe me shuma fianciare, të bëjnë edhe antologjie fyese për poezinë shqiptare dhe të abuzojnë tek e fundit edhe me taksat tona, pasi QKLL nuk është zyrë private e Aldës, por një institucion publik që duhet të ketë transparencë dhe të japë llogari së pari para shkrimtarëve dhe poetëve!
Ku kemi perfunduar…Te nje shtepi libri e drejtuar nga nje zonje qe me sa di une, nuk eshte as shkrimtare, as artiste, as studiuese, as kritike arti, por një zonje e emruar nga dikush e qe jo vetem drejton nje Qender libri por, afron rreth vetes dhe afrimon dhe shpërblen vetëm nje klan krijuesish me interesa meskine dhe merr kopetencat e perfaqesimit te te gjithe poeteve dhe kritikeve te poezise shqipe, kendej dhe matane kufirit, per te na reklamuar ne ditet e para te tetorit lauratin e poezise bashkekohore.
Çfarë mjerimi!
Po çfarë mendojne sot qindra poetë të Shqiperise, brenda dhe jashte vendit?
Ju drejtohem ju, sinqerisht, miq te mi, anetare te Lidhjes se dikurshme.
Ju drejtohem poeteve te njohur me botime te shumta poetike: Musa Vyshka, Xhevahir Spahiu, Hiqmet Mecaj, Sadik Bejko, Anton Papleka, Natasha Lako, Skender Buçpapaj, Mujo Buçpapaj, Petraq Risto, Roland Gjoza, Niko Kacalidha, Visar Zhiti, Rudolf Marku, Vllasova Musta, Vaid Hyzoti, Skender Rusi, Beatrice Ballici, Irma Kurti, Gezim Hajdari etj., poeteve te para nentedhjetes.
U drejtohem poeteve te Kosoves, Agim Gjakoves, Agim Vincës, Milazim Krasniqit, Sejdi Berishës, Genta Muhaxhirit, Sabit Rrustemit, Naim Kelmendit, Muharrem Kurtit me shokë, që përjashtohen rregullisht nga Alda Bardhyli, u drejtohem poetëve shqiptarë në Maqedoni Shaip Emërllahu, Ahmet Selmani, Burhandedin Xhemaili, Kalosh Çeliku, Fatos Rushiti, etj.
U drejtohem poeteve shqiptarë në Mal të Zi.
I drejtohem brezit me te ri te poeteve qe une i kam njohur, kam bere recensa dhe parathenie per poezite e tyre, ju drejtohem, poeteve Agim Bajrami, Andi Mecaj, Ismail Xhaferit, Mirela Papuçiut, Rita Petros etj, etj., qe per çastin s’po me bien ndermend, u drejtohem dhjetra poeteve te gjalle dhe te vdekur, te perzgjedhur dhe te botuar ne kolanen e poezise Shqipe botuar nen kujdesin e sh.b. “Toena”, ju drejtohem poeteve te rinj dhe te vjeter, poeteve te shumte te Kosoves, te Shqiperise, në Maqedoni, në mal të Zi, dhe te diaspores… A jeni ju dakort qe kjo zonje e librit, te mbledhe nje komision (siç lajmeroi sot ne mengjes) dhe te beje nje shou te tille duke na dhene lauratin tone poetik?
Po te me pyesni mua kete detyre mund t’ia besoja vetem nje shkrimtari te madh, sic e kemi sot midis nesh fatmiresisht, Ismail Kadarene, ose ky vleresim t’ i besohet nje jurie poetesh te afirmuar me jo me pak se 12 personalitete poetike.
Ose ky gjykim t’i nenshtrohej nje opinion me te gjere poetesh, kritikesh dhe studiuesish te letersise te cilet i kemi me shumice.
Perndryshe, zonja Bardhyli, ndalojeni kete aventure, se nuk jeni ju dhe juria juaj qe do te mund te gjykoje per kete proces kaq delikat.
Poezia shqipe dihet kush eshte dhe poetet e mire dihet kush jane dhe nuk kane nevoje per ate laureatin qe kerkoni ta perzgjidhni ju, jashte cdo kriteri te gjykimit te vlerave letrare te poezise bashkekohore..
Perfundimisht, kur institucioni i përzgjedhjes serioze dhe meritokracia zevendesohet me nje kasolle, sigurisht, keto gjera mund te ndodhin.
Dhe per kete gje, le të mos akuzojmë askend se fajin e kemi vete ne, poetët, shkrimtaret dhe artistet shqiptarë që pranojmë që më taksat tona dhe të taksapaguesve të tjerë shqiptarë të të fyhemi nga njerëz si Alda Bardhyli dhe të tjerë rreth saj dhe nuk shkojmë t’i kërkojmë llogari asaj dhe ministers së Kulturës.
I nderuari Sulejman Mato ju falenderoj, thjesht si nje autodidakt botues sa lexues i thjeshte, sa dhe si korespodent vulnetar shtypi, ani se mosha e per meteper- Emigracini, me kufizon diapazonin, per sa trajtoni me siper, qe vertet- eshte per te ndaluar; nga se pari si beni Ju me siper. Per kete problem diapazoni i kopetencave per te bere nje gje te tille, duhet pare sa te meret dhe mendimi i organeve perkatese qw ju takon ky vleresim, si rasti i zgjedhies se *Poetit Laurant* ne shkalle vendi. Sygjero; per kete duhet te meret sa mendimi dhe opinione e te shumteve Shkrimtare dhe artste ne mbare emigracionin qe jane jo te pakte. Me konsidrate dhe personale per Juve i nderuar Sulejman Mato, po ju dretohem. Ju prifte e mira. 87 vjeçari- nje jete mesues-amator botues sa; *Pasardhes Veteran* aktualisht ne emigracion. Toronto Kanada, me ne krah krijues te nderuar.