Qëllimet Reale të Terrorit në Banjskë

0
Serbët në manastir - Banjskë

Për qëllimet e akcionit terrorist të qeverisë së Sërbisë në Banjskë, KS ka shumë analiza. Qëllimet i dijnë vetëm ata që e organizuan: një strukturë e ngushtë, gjithsesi ushtarake e Sërbisë.

Qëllimet i dijnë vetëm ata që e organizuan, ndërsa tjerët vetëm mund të hamendësojnë.

Një është e sigurtë se njëri ndër qellimet ishte që policia e Kosovës, të bjenë në kurthë, dhe të e sulmojë kishën ortodokse Sërbe në fshat, dhe të eksplodojë kisha së bashku me pelegrinët.

Dhe “natyrisht” e tërë bota bota demokrarike do të merrej me aktin e terrorit “Islamik” të policisë dhe shtetit të Kosovës, kundër Krishterimit.

Shumë simptomatike është edhe “informata” e një parlamentareje të vetme në parlamentin Britanik që e përsëriste, me muaj se në kishat e veriut të Kosovës ka armatim! Ndërsa vet KFOR-i Britanez i mohoi të ketë prova të armëve në Kisha.

A mundet të jetë kjo parlamentare e koruptuar nga Serbia-Rusia, që të japë këso deklarata, vetëm që policia e Kosovës tënjetë në lajthitje, dhe të futet në kisha, e të mos gjejë asnjë armë?

Pastaj të fajësohet shteti i Kosovës për terrorizim, në baza religjioze, dmth Islami kundër Krishterimit?

Policia e Kosoves nuk i besoi kësaj parlamentareje, por u bazua në informata prej SHBA-së, që poashtu konfirmonin se ska armatim në Kisha, që doli e sakte edhe në rastin e Banjskës.

Grupi terrorist deshti me i futë armët në kishë, ditën e diele, por nuk arriti, sepse ishin në ndjekje nga policia e Kosovës.

Prandaj policia e Kosovës veproi në mënyre super profesionale, duke i besuar vetëm informatave të SHBA, e jo të një individeje nga parlamenti Britanik, që citohej nga shumë media në Kosovë, që e gëlltitën gënjeshtrën e armëve në kisha.

Informatën e rrejshme sidomos e promovonin disa “analist” majtist, anti-Shqiptar të Kosovës të llojit Shkelzen Gashi.

Edhe secila kishë të ketë armatim, nuk mjafton në konstelacionin e tashëm të forcave, të ndahet veriu, por qëllimi u zbulua nga Amerikanët, të cilët e penguan kurthën Serbo-Ruse.

Gënjshtrat mbi religjionin përhapen edhe përmes qështjes së tokës së Manastirit te Deqanit, duke pohuar se janë okupuar 24 hektarë tokë.

Për këta 24 hektar janë duke protestuar shumë struktura, kryesisht të motivuara nga qarqet Islamike të Kosovës.

Edhe Serbia po vepronë që situata të jetë e pazgjidhur rrethë Manastirit, duke e kualifikuar si dhune Islamike.

Në Kosovë janë rreth 935 xhamija të cilat i kanë ndërtuar Muslimanët që nga koha e Otomanisë deri me sot.

Në qendër të Prishtinës është duke u ndërtuar pa leje ndërtimi në sipërfaqe 2.4 hektar xhamija qendrore e Turqisë në Prishtinës.

Këto xhamija kanë një sipërfaqe të tokës mbi 200 hektarë, dmth ma shume se të gjitha kishat Serbe.

Vlera financiare e 2.4 hektarëve në qendër të Prishtinës është shumëfish më madhe se 24 hektarët të Manastirit të Deqanit.

Mos të harrojmë se Manastiri i Deqanit edhe shumë kisha tjera të vjetra kanë qenë kisha të ndërtuara nga Shqiptarët, në kohën e Pernadorisë Lindore Romake(Bizanti).

Serbëve e vetmja armë kundër kombit Shqiptar në Kosovë ju ka mbetë religjioni Islam, në të cilin Serbia me Rusinë investojnë shuma marramendëse dhe trillojnë ngjarje Islamike për kombin Shqiptar.

Qarqet anti-Shqiptare e paguajtën nje farë Sërbi me emrin Radovan, që kinse u konvertua në Musliman, dhe e mori emrin ra Ridvan. (ka informata të sigurta se Radovani punon per ushtrinë e Sërbisë).

Ky konvertim i rrejshëm u bo, pasi që numri i atyre Muslimanëve me prejardhje Shqiptare, në katër vitet e fundit ka pësue rënje në xhamija.

Porosia e këtij “konvertimi” ishte : edhe Sërbi po bëhet Musliman, e ju Shqiptart jo!!! Edhe pse prej 2 milion Muslimaneve ne Bosnje 96% jane Serbo-Musliman.

Duke i falenderuar vigjilencës dhe inteligjencës Amerikane pjesa e planit, të “sulmit Islamik mbi Krishterë” dështoi plotësisht.

Burim Bytyqi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.