NGUSHËLLIME

1
173
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Pas dy – tri gotave me raki rrushi, vendosa t’i pi edhe Dy shtama birrë gjermane. Rrugës, për në pazarin e “Ҫairit” më takon një kalimtar i njohur, dhe pasi përshëndetemi, më thotë: ngushëllime!

  • Për cilin, i përgjigjem?
  • Për Nehas Sopajn.
  • Jo, sot u dëgjova me të përmes telefonit. Është miku, dhe “armiku” im më i madh në jetë. Ende, është gjallë… Aty, për aty e kuptova: mesiguri e ka përzierë si personalitet vendas me “Marothomakun…” e Kumanovës. Shkrimin publicistik të kordinatorit liberator nr. 2 të “Kalit Trojës” nëpër “Bit-Pazar”. Shkaku, se: që të dyve emrat u fillojnë me shkronjën e parë N.

Dhe, pasi e bleva birrën gjermne “Edelmeister”, me foton e plakut gjerman me krigëllën plotë me grykë në dorë dolli, këthehem rrugës me më shumë makina, sesa njerzë, në shtëpi. Edhe, atë: më të shumtat si shofere gra me shami e ferexhe të zeza.

Patjetër, të vëretohem me ngushëllimin. E marr në telefon:

-Heeej, i them: a, nuk ke vdekur?!

-Jo, më përgjigjet. Momentalisht, jam në kishën “Shën Ana”, matanë kufirit me Kosovën në Dunavi. Pse, kush të tha se, kam vdekur?

– Një kalimtarë  i njohur rasti më shprehu ngushëllime në rrugë.

– Jo, ende jam gjallë.

– E, Unë u tremba. Thashë, me vete: mos ke shkuar në Kishën e Branjskës (Kosovë), krah për krahu të luftojsh me terroristët serb t’i lutesh Zotit për Serbinë e Madhe. Siç duket, ty, të paska shpëtuar “Shën Ana”, në Dunavi Kosovë?!

– Qeshi. Me siguri. Ndoshta.

I them: Ti, edhe pse me plotë probleme shëndetsore në jetë, do të jetosh shumë gjatë. Jeta, është luftë. E do Kryengritësin. Edhe, mua para dyzetë viteve më shpallën të vdekur në Ulqin (1981), se jam mbytur me gjithë gruan e dytë dhe djalin e madh. Pasataj, në Voskopojë (2000), pas një vdekje klinike. Dhe, ringjalljen po atë ditë në Korçë. Vite më vonë, edhe në “Qafë – Thanë”, pas një fatkeqësie komunikacioni (2007).

Zonja Vdekje është Grua kurtizane. Dhe, nuk i do burrat besnik të grave…

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.