DITA E EMRIT TËND
Çamëri, të dielen e Zeusit je lindur
nga fara e shenjtë e shqipeve antike
asgjë nga ajo kohë nuk kam harresë
je harta, je koha, pika e gjakut tonë.
Pyes, në cilën kohë don të betohesh,
në atë të pellazgëve, ilirve, epirotëve
apo në thesaret e Zeusit dhe të Pirros.
Çamëri, mjaft ke heshtur si patate,
një shekull nën pranga e shtetrrethim
një shekull dhimbjesh të pashkruara,
një shekull pa adresë të paartikuluar.
Çamëri, Atdheu nuk harron të ta jep
dorën, ti s´je e vonuar për të bërë atë
që duhet bërë, nuk je e zënë në trafik,
merre kët zjarr çamërie e shpërndaje,
është shpirti ynë, më e kulluara pikë
e gjakut tonë, më e kulluara dashuri.
Në peshore zjarri, masim vetëveten
në peshore zjarri e masim dhe udhën
Çamëri, lavdi e kohërave të hershme
dil nga heshtja ku ke rënë, ipe ngritu
Atdheu nuk harron udhën për tek ti!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2022