FAGU N’FESTE !

0
Fagu në festë

Me date 09.06.2024 u organizua ne Fshatin Fag te Malesise se Tiranes, Njesia Administrative Shengjergj, “FAGU N’FESTE’, nje aktivitet artistiko-kulturor, i kthyer ne tradite tashme, me moton“Kujtojme per te mos harruar”, i konceptuar si nje takim ndermjet brezave ne perkujtim te masakres serbe te kryer mbi popullsine civile me 15 qershor te vitit 1915 dhe ne nderim te te reneve. Ne ate ngjarje tragjike, te larget ne kohe, por te afert per kujtimin e familjareve, Serbet dogjen te gjitha shtepite e fshatit dhe masakruan popullsine civile duke vrare 10 persona, njeri nga te cilet femije vetem2 vjec si dhe duke burgosur dhe internuar nje numer te konsiderueshem prej burrave te fshatit.

Ky aktivitet u organizua nga bijte e Fagut, me ideator dhe drejtor artistic te ketij eventi Z. Adrian Filolli dhe me mbeshtetjen e Bajram Alldervishi, Arsim Rrahmani, Hekuran Alldervishi etj. Ne kete dite festive ishin te pranishem nje numer i madh pjesemarresish te cilet kishin ardhur nga Tirana, Durresi, Elbasani, Dibra, Erseka e me gjere, gjithashtu kishte edhe Faginj, emigrante, qe vinin nga Europa dhe deri nga Australia e larget te cilet kishin ardhur posacerisht ne kete aktivitet festiv per te vizituar vendlindjen, per t’u takuar me bashkefshataret, farefisin dhe te afermit, per kujtimet e femijerise dhe te tjere qe jane brez me i ri, per te vizituar vendlindjen e prinderve ose gjysherve.

Ketij eventi ju bashkuan edhe: Deputeti i zones Z. Xhemal Qefalija dhe Administratori i Njesise Administrative Shengjergj Z. Shpetim Sina. Gjithashtu moren pjese: Z. Ilir Selba-Drejtor i festivaleve qe po organizon Qarku i Tiranes ne kuader te projektit “Qarku i Tiranes, Qark i vlerave te medha folklorike”; Z.Ferit Hoxha- Kryetar i Shoqates Atdhetare Kulturore ‘BENDA”; Z. Baftjar Çera- Kryetari i “Ansamblit Artistik te Recit”, si dhe Grupi Artistik “Visaret e Krrabes”.

Jehona e “FAGU N’FESTE” arriti nga Dibra deri ne Erseke me larmishmerine e kostumeve popullore dhe ritmet e mahnitshme Shqipare, kulinarise tradicionale te zones se Shengjergjit, produkteve bio dhe bukurive natyrore te zones ne pergjithesi dhe te Fagut ne vecanti si dhe nxorri ne pah mikpritjen, unitetin dhe bujarine e Faginjeve te trasheguar nder breza.

Nga Bajram Alldervishi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.