POPULLI “ANALIST” POLITIK

0
283
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Populli, që deri Dje gjatë “ndryshimeve” demokratike me shumicë ishte popull shkrimtarë, “intelektualë”, profesorë universitar… E, me pak barinj të deleve, bujqër e zejtarë. Që, në sistemin komunist e pushtoi Jugosllavinë me furra buke dhe pastiçeri (ëmbëlsira). Sot, është Popull “analist” politik. Nuk është si dikur, popull shqiptar?! Kujtiteket, merr guximin dhe shetë mend në politikë.

Përmëkeq, gati të gjithë partizanët e partive politike u bënë “analistë” politik, profesorë universitar me tituj shkencor të blerë në “Qafë – Thanë” (Shqipëri), Jazhincë (Kosovë) dhe Bullgari. E, harrojnë, se: Politika është akull. Politikanëve të shumtë ua ka hëngër edhe kokën. Plotë shembuj i ka historia botërore, po edhe ajo shqiptare. Nëse, nuk di të rrëshqasësh me sajë, ose ski tatëpjetë kodrës me dëllinja, mund të thyesh kokën, dhe përfundosh bythekrye në përrua.

Në politikë, nuk ka sinqeritet, as Besë. Punë tjetër është ajo se, shumica e politikanëve shqiptar hiqen se janë të sinqertë dhe me Besë. Aqsa, edhe partitë politike i pagzojnë dhe stolisin me simbole kombëtare. Gabim historik. Pavetëdije, nëpërkëmbin dhe përdhosin flamurin kombëtar, Besën dhe Kësulën e bardhë të Bajram Currit. Politikë, është ajo: kur tjetër thua, tjetër premton, tjetër vepron, e tjetër parashikon për të arritur te qëllimi kombëtar brez pas brezi dhe Fitorja Madhore.

Armiku Historik, dhe kundërshtari politik me shekuj, nuk duhet t’i di dhiaret e tua malore, as armët e luftës në fushëbetejat politike. Dëshmi tjetër është ajo, se: shumica e “analistëve” të sotshëm politik, nuk kanë “haber” nga politika. Partizanë partiak me këmbët dhe trutë në legen e koka të huaja në qafë. Ose, nën sjetulla. Nuk shohin më Larg se në Lëmë. Aqmëpak, matanë majave të maleve me borë. Kopeisht, turren me të katra këmbadoras me marrëzira: gazetave, debateve para kamerave televizive, portaleve elektronike, Facebook, YouTube dhe Instagram, merren dhe flasin jerm për të Djeshmen. E, shumë pak ballafaqohen me të Sotshmen. Ditën e Nesërme. Largpamësinë.

Herë pas here, shpesh dalin edhe dalldisen Livadheve. Hamllave, përpiqen të luajnë role duke imituar liderët e partive politike. I bombardojnë në mjetet e informacionit me “këshilla” politike. “Analistë” politik, që nuk janë në gjendje të kullosin as një kope me dhenë, e ku më t’i prinë një Populli për në Liri. Ujkun delengrënës na e shtinë në vathë. Lëmsh e bëjnë politikën.

Partitë Politike Shqiptare, që ashtu dhe ashtu moti e kanë humbur rrugën mesdite në Oborr. Herdheve të Dashit, si Dhelpëra dinake u turren përmbrapa, mos ndoshta pas kërcimit të gardhit do t’i bien udhës. Popull me më shumë parti politike, sesa liderë politikan. Padashtas, ma kujtojnë atë thënjen italjane: “Tutti albanesi, tutto comandante”. Thënje, të cilën unë Sot në këtë shkrim publicistik do ta thoja pak më ndryshe: Gjithë shqiptarët janë “analistë” politik.

“Analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.