Ata që e kanë bâ pa fshi xhaminë, të japin para për me e pastrue

0
277
Sinan Kastrati - Enver Hysa dhe Bardhyl Demiraj

Me prof Enver Hysaj dhe prof Bardhyl Demiraj, djalin e profesorit të madh, prof Shaban Demiraj. Malmö, maj 2023

Anekdotë

Dje bisedova me një të njohur në Kosovë. Me mikur që fola, e njoha kur njëri nga ish shokët e studimeve punononte me te, Milaim Rashani, nga një katund me të njëjtin emër, Rashan i Shalës së Bajgorës. Milaimi pas studimeve diplomoi në afatin rekord në fakultetin teknik në Prishtinë, si inxhinier i makinerisë. Punoi deri sa u pensionua në Kosova B,në Obiliq, si nxhinier e drejor.

Këtij mikut, në bisedë e sipër i tregova se e kam gati librin me anekdota, që në Turjakë, iu thonë mesele. Por, para se të botohet ia dërgova një mikut tim që t`ja n`shoj një sy dhe nëse ai, pasi ta lexon, pajtohet me korrigjimet dhe plotësimet e nevojsme, unë do ta dërgoj në një shtypshkronjë në Prizren.

Prof. Enver Hysa, Miranda Spahiu, pedagoge (vajza e prof Hysaj) dhe Olimbi Velaj, pedagoge në Universitetin ”Aleksandër Moisiu” në Durrës. Malmö, 27 maj 2023

I thash që hyerjen me afro 20 faqe, nuk ka nevojë fare ta kontrolloj sepse 2 profesor të njohur nga Shqipëria, Emil Lafe, ish delegat e Kongresit të Drejtshkrimit (20-25 nëntor 1972, Tiranë) dhe prof Enver Hysa, ish ligjëruse i morfologjisë, pas prof Shaban Demirajt ma kanë dhënë dritën e gjelbërt (fig. ”pëlqim”, ”pajtim” se mundet me shkua, me ecur makina, Fjalë e fjalorit në komunikacon), për botim.

Pasi më dëgjoi me vemendje, miku im, më treogoi një anekdotë. Ai mu lut që mos ti shkruaj emrat sepse, siq më tha ai, nëse ai që i kishte treguar mesene, dëgjon se unë të kam tregua, i mbetet hatri.

Me prof Emil Lafe dhe zonjën Nina duke e përcjellur Konferencën me mësuesit shqiptarë të Mërgatës. Malmö, 28 maj 2022

Unë do ta mbaj fjalën dhe nuk do ta zbuloj emrin e ”autorit”, fshatin e as emrin e mikut, ama meselen do ta tregoj pa i hequr e shtuar asnjë fjalë.

Disa njerëz vullnetarë kishin dalur nëpër fshat me mbledhur para për me e fshi xhaminë. Kur shkojnë te B. B. P. me ia lypur edhe atij 5 ero, për me fshi xhaminë, ai iu thotë:

– Shkoni lypni te ata që janë kânë në xhami, se unë nuk jam kânë asnjëherë e nuk e kam bâ xhaminë pa fshi!

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 16 dhjetor 2023

sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.