Nga: Isak A H M E T I
I. Në vend të hyrjes
Kohë më parë, në përvjetorin e kalimit në amshim, në organizimin e SHSH “RAMADAN MUSLIU” – Viti, u mbajt një Akadami përkujtimore kushtuar Prof Jakup Jahirit, me ç’rast u bë edhe promovimi i monografisë: JAKUP JAHIRI NJË JETË KUSHTUAR SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVËS, të autorëve Zymrije Salihu & Samet Dalipi. Ky libër monografik, i shkruar me mjaft përkushtim dhe elegancë nga autorët në fjalë, është një kontribut me vlerë dhe mjaft i çmueshëm në ndriçimin e figurës së një njeriu dhe personsliteti 8 të rrallë, siç ishte Prof. Jakup Jahiri, që, pavarësisht vuajtjeve, sfidave dhe sakrificave, tërë jetën ia kushtoi shtetëndërtimit të Kosovës.
II. NJË JETË KUSHTUAR SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVËS
(Autorë: Zymrije Salihu & Samet Dalipi: JAKUP JAHIRI: NJË JETË KUSHTUAR SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVES, Redaktor: Muzafer Ramiqi, Lektore: Dije Lohaj, profesoreshë dhe poete), SHB “Lena Graphic” Prishtinë, 2023)
Kështu është titulluar, jo rastësisht, libri monografik i autorëve, Zymrije Salihu &Samet Dalipi, që mjaft bukur paraqet figurën e një njeriu, një intelektuali, një veprimtari të dëvotshëm dhe të palodhur të kauzës shqiptare nominuar me të drejtë si iluminist i kohës(Samet Dalipi).
Lbrit në fjalë i paraprin fjala e redaktorit pastaj vjen pjesa I-JETËSHKRIMI, ku janë dhënë shënimet biografike të kryeheroit. Aty spikasin, te pjesa e parë, njësitë shkrimore mjaft interesante siç janë:
– Rrënjët e Jakup Jahirit,
– Biografia e Jakup Jahirit-ndër prijësit e gjeneratës,
– Familja e ngushtë e Jakup Jahirit,
– Jakupi si krijues i ri,
– Izolimi i Jakup Jahirit dhe i 253 intelektualëve,
– Suspendimi arbitrar nga puna,
– Angazhimet politike,
– Shkuarja e parakohshme në pension,
– Nxitja për shkrimin e librit monumental: Dromca jete, etj.
Ndërsa te pjesa e II-të e monografisë janë përfshirë shkrime – homazhe, kujtime, rrëfime, mbresa, etj.mjaft interesante të personaliteve dhe njerëzve me të cilët Profi Jakup ka pasur kontakte, komunikime, bashkëveprime, bashkëpunime në një formë ose tjetër që reflektojnë shumë për personalitetin dhe figurën e tij.
Aty hasim copëza të bukura për Profin Jakup Jahiri, që një jetë ia ka kushtuar shtetndërtimit të Kosovës. Te njësia shkrimore: I DALLUAR PËR NGA MIRËSJELLJA DHE ZGJUARËSIA, janë shprehur shumë figura publike dhe autorë që kanë emër si: Murtez I. Neziri, Musa Misini, Dom Ndue Gjergji, Nijazi Halili, Perparim Azemi, Prof. dr. Sadik Haxhiu, Samet Dalipi, Sami Arifi, Zeqir I. Hyseni, Zymrije Salihu, etj.
Te ky libër monografik, kemi poashtu, rrëfime dhe shkrime me vlerë për figurën e Prof. J. Jahirit e ata janë autorët: Agim Drenica, Agim Sylejmani, Ejup Ajvazi, Fehmi Alidema, Hafir Haxhiu, Isak Ahmeti, Jakup Berisha, Dom Lush Gjergji, Mahije Halili, etj.
III. DROMCA JETE DHE MONOGRAFIA-KËNDVËSHTRIME REALISTE PËR ILUMINISTIN E KOHËS SONË
Te monografia: NJË JETË KUSHTUAR SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVËS, jo rastësisht është përmendur edhe libri :
DROMCA JETE, si libër monumental i autorit Jakup Jahiri. që është cilësuar, nga Samet Dalipi, si iluminist i kohës.
Unë si recenzent i dsh DROMCA JETE, i përzgjedhur jo rastësisht nga Prof. Jakup Jahiri, e shoh të arsyeshme të ritheksoj se jam njëri nga nxitësit dhe inkurajuesit kryesorë që atë ta botonte sa më parë dhe e përfilli këshillën dhe rekomandimin tim, ndonëse gjatë komunikimit më të, ai hezitonte !…
Libri: DROMCA JETE, e kam thënë edhe te shkrimi im: SHKRIM-HOMAZH PËR PROF. JAKUP JAHIRIN, botuar në shumë media të shkruara dhe elektronike, është dëshmi e një KOHE TË PAKOHË. Aty është paraqitur realisht figura e njeriut, intelektualit dhe veprimtarit të dëvotshëm, Jakup Jahirit, që tërë jetën ia ka kushtuar shtetndërtimit të Kosovës tamam ashtu siç është thënë dhe argumentuar mjaft bukur edhe të libri; NJË JETË E KUSHTUAR SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVËS të koautorëve: Zymrije Salihu & Samet Dalipi, të cilët meritojnë një flm publik, të veçantë!