PARTITOKRACIA – VIRUS I SHOQËRISË PLURALISTE

0
Nail Draga

Tema e dilema

Ndonëse është pritur se do të kemi ndryshime cilësore në pluralizëm qytetarët janë të zhgënjyer sepse koncepti i depolitizimit të pushtetit edhe  në pluralizëm  mbetët mision i dëshiruar me pengesa nga partitë politike të cilat janë në qeverisjet lokale apo ate shtetërore, nga del se kemi të bëjmë me partitokracinë që  është në kundërshtim me vlerat e demokracisë pluraliste, duke  dëshmuar  se kemi të bëjmë me shoqëri të pakonsoliduar dhe kundër parimeve demokratike.

Dr. Nail Draga

Nëse në monizëm për kuadrat udhëheqëse vendoste partia ku si kriter bazë ishte përshtatshmëria politike e pastaj ajo profesionale, në pluralizëm me të drejtë është pritur që në këtë aspekt të bëhën ndryshime pozitive. Por, ndodhi e kundërta sepse edhe në pluralizëm fusha e punësimit mbeti iluzion, sepse infektimi i monizmit  është bartur me besnikëri  edhe në pluralizëm.

Në vend që të respektohet sistemi i vlerave , ka ndodhur e kundërta ku parësore është përkatësia partiake, duke vendosur aty kuadra partiakë pa marrë parasysh përgatitjen  etyre partiake, meritokarcinë apo autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës. Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as subjektët politike të shqiptarëve në Mal të Zi, çështje e cila nuk është në favor të vlerave shoqërore dhe demokracisë pluraliste.

Depolitizimi mision i parealizuar

Kemi të bëjmë me ambiciet e partive politike për të vendosur në struktura të qeverisjës lokale apo shtetërore individët partiak të cilët kanë qenë të angazhuar në fushatën zgjedhore apo i kanë mbeshtetur në forma të ndryshme. Një veprim i tillë ka marrë përmasa shqetësuese sepse në këtë drejtim janë angazhuar të gjitha partitë politike të cilat janë pjesë e koalicionëve qeverisëse.

Ndonëse në Mal të Zi, në sajë të rotacionit të pushtetit  në sajë të zgjedhjeve parlamentare të mbajtuara me 30 gusht 2020, është pritur qe qeverisja e re te dallohej  nga ajo e shkuara, ndodhi pikërisht e kundërta, sepse partitë politike fituese të zgjedhjeve në strukturat  e pushtetit vendosën kuadrat partiake. I njëjti veprim është duke ndodhur  edhe pas dekompozimit të shumicës parlamentare dhe formimit të qeverisë së pakicës(28 prill 2022). Sepse, tradita e trashëguar në këtë aspekt  është vështirë të ndryshojë, pavarësisht deklaratave politike, nga del  se depolitizimi i sistemit mbetën mision i parealizuar, që nuk është në favor të parimeve demokratike.

Përkatësia partiake e jo ajo shkollore

Nuk është çështje e panjohur se përkatësia partiake është parësore në fushën e punësimit e jo të përgatitjes shkollore. Madje resor të ndryshëm qeveritar si arsimi, shëndetësia e administrata publike janë bërë veprimtaritë kryesore duke qenë bazat e elektortatit votues të partive politike. Kemi të bëjmë me dukurinë e politizimit  ku në veçanti dallohet fusha e arsimit. Madje disa shkolla partitë politike i trajtojnë si bastione të tyre, që dëshmohet përmes emërimit të drejtorëve sipas marrëveshjeve të pjesëtarëve të koalicionit  në nivel qeveritar.

Duket paradoksale, por as në vendin e punëtorit sanitar nuk mund të punësohej nëse nuk i përket partisë politike, nga del se është politizuar çdo veprimtari publike shoqërore. Një veprim i tillë dëshmon se nuk vlerësohen vlerat profesionale apo shoqërore por përkatësia partiake,  dukuri  me pasoja shoqërore tash dhe në të ardhmën.

Përfaqësimi dhe prezantimi

Në vendet e ish kampit socialist ku ekzistonte kulti i individit pa kufizime të mandatit, në pluralizëm në sajë të zgjedhjeve  mandati  i pushtetit është i kufizuar  duke respektuar vullnetin e qytetarëve  që paraqet vlerë të demokracisë pluraliste. Në rrethana të reja kemi të bëjmë me mundësi që qytetarët përmes procesit të zgjedhjeve duke mbeshtetur subjektet politike sipas preferencës së tyre të ofrojnë ndryshime shoqërore.

Nëse e trajtojmë në këtë aspekt Ulqinin, përkatësisht qeverisjën lokale me keqardhje themi ndonëse janë mbajtur zgjedhjet lokale me pjesëmarrje me parti të ndryshme është përshtypje e përgjithshme se qeverisja lokale ka pasur pengesa subjektive si nga kuadrat përgjegjëse, korrupsioni,, nepotizmi, shpërdorimi i pozitës zyrtare si dhe nga mos funksionimi i pushtetit ligjor. Dhe një situatë e tillë është mbeshtur nga pushteti qendror të cilët këtu kanë realizuar objektivat e tyre që dëshmohet me dështimin e privatizimit, papunësinë dhe emigrimin e popullsisë në botën e jashtme.Kemi të bëjmë me dështimin e përgjithshëm për tre dekada, që dëshmon dështimin e individëve në përfaqësim dhe prezantim në strukturat të qeverisjës lokale e asaj qendrore.

Qytetarët e Ulqinit presin ndryshime

Ulqini ka nevojë për ndryshime  me një pushtet lokal të përgjegjshëm e profesional që punon në favor të qytetarëve e jo të idividëve apo klanëve të ndryshme. Pas zgjedhjeve lokale të mbajtura me 28 mars 2022 dhe formimit të shumicës parlamentare(Koalicioni “Fillimi i ri” dhe Forca) me 19 këshilltarë qytetarët presin  ndryshime në nivelin lokal sidomos kur nga Ulqini është edhe kryeministri i Qeverisë  së Malit të Zi(D.Abazoviqi). Është ky një moment që duhet të shfrytëzohet, sidomos në investimet e munguara vite me radhë në Ulqin nga pushteti qendror. Andaj, të gjithë qytetarët me kureshtje presin të fillojnë të realizohen në praktikë premtimet pazgjedhore. që do të jetë në favor të qytetarëve të këtij mjedisi.

Duhen profesionist  të guximshëm

Nuk ka dilemë se për ndryshime pozitive duhet angazhim konkret me individë të përgatitur dhe të guximshëm pa hipoteka për tu ballafaquar me realitetin i cili për tre dekada ka qenë degradues për Ulqinin. Por, duhet të jemi realistë se Ulqini vite me radhë ka pasur pushtet të pakonsoliduar  në sajë të raportëve jo parimore  me pushtetin qendror. Ndërsa tash egzitojnë gjasat të eliminohen këto divergjenca duke u konsoliduar jo vetëm  në aspektin financiar, sepse nuk mund të arsyetohet e dhëna se qyteti i Ulqinit është me i varfëri në regjionin bregdetar, kur dihet se këtu janë resurse të mëdha për zhvillim ekonomik.

Andaj, ka ardhur koha për  një qasje tjetër me strategji zhvillimore dhe përgjegjësi personale e institucionale e kuadrave udhëheqëse, e jo si deri më tash që pushteti lokal është trajtuar sipas interesit të individëve lokal dhe oligarkëve  në nivel shtetëror.

(Korrik 2022)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.